Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vizitat e zakonshme

Tre vizita ekografike janë të domosdoshme dhe të mjaftueshme për nëntë muaj

Kontrollet e zakonshme gjatë shtatzanisë janë:

1. Përcaktimi i nivelit të hemoglobinës

2. Testet urinare për albuminë, glukozë dhe infeksion (mundësisht mbjellje e urinës)

3. Vlerësimi i shkallës së pastërtisë vaginale

4. Grupi i gjakut dhe faktori Rh

5. Testet serologjike për sifiliz

6. Pap-testi, edhe kur qafa e mitrës duket normale me sy të lirë

7. Një vizitë ekografike, nëse ekziston mundësia

Në këtë pikë është me interes të sqarojmë që vizita ekografi ke është me rëndësi gjatë shtatzanisë, por nuk duhet tepruar. Tre vizita ekografike janë të domosdoshme dhe të mjaftueshme për nëntë muaj.

 

Vizita e parë duhet të bëhet gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë për të:

• përcaktuar moshën e shtatzanisë

• vërtetuar që shtatzania është brenda në mitër

• vërtetuar praninë e një fëmije, apo më shumë

• vërtetuar zhvillimin normal të shtatzanisë

 

Vizita e dytë duhet bërë gjatë tremujorit të dytë dhe sidomos në javën e 23-24-t të shtatzanisë për të:

• vërtetuar ecjen normale të shtatzanisë

• përjashtuar keqformimet e mundshme të fëmijës, sepse në këtë moshë janë formuar krejtësisht organet e tij.

• përcaktuar vendosjen e placentës

 

Vizita e tretë duhet bërë gjatë tremujorit të tretë për të:

• përcaktuar mënyrën e vendosjes së bebit (me kokë ose jo)

• përcaktuar një peshë të përafërt të bebit

• përcaktuar me saktësi vendosjen e placentës

Kur një shtatzani zhvillohet normalisht, këto tre vizita janë të mjaftueshme. Vizita të tjera ekografike janë të nevojshme vetëm nëse mjeku specialist i sheh të domosdoshme, në varësi të situatave të cilat mund të krijohen, dhe në varësi të gjendjes tuaj dhe të bebit.

 

© Unicef dhe Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë