Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e dëmshme që të bëhet tatuazh gjatë shtatëzanisë?

Rreziku nga tatuzhet gjatë shtatëzanisë

Ka disa rreziqe sa i përket tatuazheve, prandaj është më së miri të pritet deri pas lindjes që ta bëni një tatuazh.

Këtu janë disa nga rreziqet të cilat duhet marrë parasysh:

- Hepatitis B, është infektim i rrezikshëm i mëlçisë, dhe virusi AIDS-it janë dy nga shumë sëmundje të cilat mund të barten nëpërmjet lëngjeve të trupit. Kjo do të thotë se mund ti merrni këto dy sëmundje në rast se përdorni gjilpërën e ndyer të cilën e përdor dikush tjetër. Dhe ka mundësi që ju ti bartni këto sëmundje tek foshnja juaj gjersa jeni shtatëzënë.

- Nuk e dimë se si bojërat dhe ngjyrat e tatuimit ndikojnë në foshnjën tuaj. Sasia e vogël e kimikateve e cila mund të jetë e padëmshme për të rriturit, mund të ketë ndikim shumë më të madh dhe të dëmshëm në fetusin në stomak.

- Shumica e mjekëve do të ju përshkruajnë epidural një inxheksion anestetik i cili jipet në hapsirën rreth boshtit kurrizor femrave të cilat kanë tatuazh në pjesën e poshtme të shpinës, por mund të vendosin që mos ta bëjnë këtë në rast se tatuazhi është i ri dhe ende i freskët. Nuk ka fakte të qarta se a duhet dhënë apo jo epidural afër tatuazheve. Në rast se keni tatuazh në shpinën tuaj dhe jeni duke menduar që të merrni epidural kundër dhembjeve gjatë lindjes, interesohuni që të dini se çfarë thotë rregullorja spitalit rreth kësaj çështje para se të pranoheni.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tatuazhet nuk rekomandohen gjatë shtatëzanisë. Para se gjithash në rast se pajisjet nuk janë mirë të sterilizuara, ka rrezik të transmetimit të infeksioneve të gjakut, siç janë Hepatitis B, dhe Hepatitis C, dhe HIV. Si shtesë, lëkura juaj ndryshon gjatë shtatëzanisë, dhe kjo mund të ndryshojë se si duket tatuazhi juaj pasi që të keni lindur foshnjën tuaj.