Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është i dëmshëm rregullimi i thonjëve gjatë shtatëzanisë?

Rregullimi i thonjëve në shtatëzani

Përderisa ekspozimi kronik ndaj shpërbërësve të përdorur në salonet e manikyrit (si acetoni në shlyesin e llakut dhe tolueni në llakun e thonjëve) nuk është mirë për ju, manikyri i thonjëve një herë, në disa javë nuk është rrezik i madh, posaçërisht në rast se përkujdeseni që saloni të ketë ventilim të mirë.

Ka tejet pak apo dhe aspak fare evidencë se ekspozimi i grave shtatëzëna manikyrit apo pedikyrit është i dëmshëm për fetusin. Pedikyri mund të jetë tejet i mrekullueshëm në veçanti gjatë shtatëzanisë së vonë kur keni problem që ti arrini majat gishtave të këmbës për ti prerë thonjët.

Pasi që ndjeshmëria ndaj erërave është e rritur gjatë shtatëzanisë, tymi dhe erërat mund të shkaktojnë vjellje tek disa femra, prandaj lokali i ventiluar mirë është më së i domosdoshëm.