Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Errësimi i lëkurës gjatë shtatzënisë

A është lëkura juaj më e errët në disa vende?! Kjo është vetëm edhe një shenjë e shtatzënisë. Kloazma apo melazma, si dhe emrat tjerë, janë ndryshime fizike në lëkurë gjatë shtatzënisë. Lëkurës tuaj mund ti lajmërohen njolla ngjyrë kafe. Është vlerësuar që rreth 70 % të grave kanë kloazmë! Gratë me ten të errët janë më të ekspozuara ndaj kloazmës.

Si lajmërohet kloazma?

E ashtuquajtura “maskë gjatë shtatzënisë” lajmërohet si shkak i prodhimit të shtuar të melaninës në organizëm. Melanina është substancë e parrezikshme, përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe irisit të syrit. Melazmën nuk do ta vëreni vetëm në fytyrë, por në të tërë trupin.

Edhe pse kjo nuk paraqet ndonjë “siklet” gjatë shtatzënisë, shumë gra janë të shqetësuara për këtë.

Çfarë mund të bëj në lidhje me këtë?

Mos u brengosni, ky nuk është pigmentim i lëkurës kohëgjatë. Kur qetësohen hormonet pas lindjes, të cilat sekretohen gjatë shtatzënisë, lëkurës përsëri do ti kthehet normaliteti. Mund ti bëni disa gjëra në mënyrë që të mos e përkeqsoni gjendjen e melazmës: mos dilni në diell! Rrezet e diellit bëjnë prodhimin e melaninës.

Nëse ju duhet, bleni ndonjë grim të përshtatshëm në mënyrë që ti mbuloni njollat e errëta. Përdorni krema me acide alfa-hidrokfile të cilat largojnë qelizat e vdekura nga lëkura. Nëse ndryshimi i ngjyrës së lëkurës mbet edhe për disa muaj pas lindjes, vizitoni dermatologun apo kirurgun kozmetik.

Çfarë ndodh me vijën e cila gjendet në bark nën kërthizë?

Shumë interesante: a e keni ditur që e keni patur një vijë të padukshme nga kërthiza deri te kocka pubike para shtatzënisë? Kjo vijë quhet linea alba. Gjatë shtatzënisë, meqë rritet prodhimi i melaninës, kjo vijë do të errësohet dhe quhet linea nigra. Kjo vijë, si dhe pegmentimi i lëkurës kthehet në ngjyrën natyrale disa javë pas lindjes së foshnjes.

Ariana Ejupi (12 vite më parë)
Une kam linde qe 8 muaj e gjysme dhe ende e kam kete vije, nuk eshte hjekur fare vetem qe ngjyren e ka me te qelur se ne periudhen e shtatzenise!!

/komuniteti