Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Këshilla për qarkullim më të mirë të gjakut gjatë periudhës së dimrit

Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut

Qarkullimi i keq i gjakut është veçanërisht i pakëndshëm kur fillojnë ditët e ftohta. Në mënyrë që të mos ju ngrijnë duart dhe këmbët, ne ju rekomandojmë disa këshilla që të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

Qarkullimi i keq i gjakut në kokë dhe qafë shkakton kokëdhembje, harresë, përgjumësi, dobësi, shushuritje në veshë, koncentrim të dobët, ngadalëson aktivitetin mental, por edhe mund të ndikojë në dobësimin e disa shqisave të të dëgjuarit.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut. Kështu përmirësohet qarkullimi i gjakut në venat e këmbëve përmes kontraktimit të muskujve. Për këtë mjafton shëtitja apo ushtrimet e aerobikut.

Pesha normale

Trupi i shëndetshëm ekspozohet ndaj qarkullimit normal të gjakut, se sa trupi që është mbipeshë apo i stërushqyer.

Mos qëndroni në këmbë shumë kohë

Shmangni shqetësimet kohëgjata statike siç është qëndrimi në këmbë.

Frymëmarrja e thellë

Me frymëmarrje të thellë ju rrisni kapacitetin e mushkërive dhe thithni më shumë oksigjen të nevojshëm për metabolizmin tuaj dhe qelizat e organizmit.

Ndërpreni konsumimin e duhanit

Konsumimi i duhanit dëmton arterien endotel dhe shkakton krijimin e kolesterolit.

Relaksohuni

Relaksohuni përmes frymëmarrjes së tejzgjatur, treningut autogjen apo masazhimit.

Çorapet e trasha dhe shallërat

Çorapet e trasha, rrobet e trasha, kapelat dhe shallërat do të ju ndihmojnë ta mirëmbani temperaturën trupore.

Tretmanet ngrohtë - ftohtë

Futni këmbët në ujë të ngrohtë dhe më pastaj futni në ujë të ftohtë, në mënyrë që të arrini qarkullim të mirë të gjakut.