Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Këshilla në lidhje me masazhimin gjatë shtatzënisë

Edhe pse shtatzënia është një periudhë e mahnitshme në jetën e një nëne, ajo mund të jetë poashtu periudha në të cilën ndjejnë shumë dhembje. Gjatë shtatzënisë, masazhimi mund të jetë një ndihmesë e madhe në mënyrë që, shtatzëna të lirohet nga dhembja e shpinës, pagjumësia, mbajtja e ujit në organizëm, kokëdhembja si dhe pengesat tjera të cilat lajmërohen gjatë shtatzënisë.

Masazha gjatë shtatzënisë, para lindjes së foshnjes, mund të jetë e dobishme në shumë mënyra. Dhembjet e shpinës shpesh lajmërohen gjatë shtatzënisë, si dhe në periudhën e gjidhënjes apo në rastet kur duhet ta mbani foshnjen në krahë, vëllaun/motrën e foshnjes.

Mund të liroheni nga këto dhembje, me anë të masazhimit të sipërfaqes së tërë shpinës, qafës dhe këmbëve, si dhe masazhimi i lehtë i barkut.

Problemi i dytë i cili zakonisht lajmërohet gjatë shtatzënisë është qarkullimi i dobët i cili mund të parandalohet me anë të masazhimit të tërë trupit, i cili stimulon organizmin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Masazhimi i këmbëve, duke përfshirë masazhimin e lehtë të këmbëve nga thembra gjer në kofshë, mund të jetë shumë relaksues, do të ju lirojë nga dhembjet dhe ndikon në mënyrë preventive në zgjerimin e venave .

Disa studime kanë treguar që masazhimi i lehtë i barkut të shtatzënes në të vërtetë i ndihmon frytit të flejë me ndërprerje. Megjithatë, para se të çliroheni për masazhë, është e nevojshme që të konsultoheni me mjekun tuaj. Ndonjëherë mjekët nuk preferojnë masazhimin e pjesës së poshtme të shpinës dhe barkut, ashtu që ju mbetet vetëm fytyra, duart dhe këmbët për tu masazhuar.

Disa masazherë, nuk dëshirojnë të masazhojnë gjatë tremujorit të parë. Disa të tjerë besojnë që masazha në cilindo muaj të shtatzënisë është e përshtatshme. Kërkoni që të ju masazhojnë me lëvizje të buta, sidomos kur ju masazhohet barku. Mos lejoni tju masazhojnë me lëvizje të ashpra.

Masazha krijon relaksim për tërë organizmin. Ju liron nga ngërçet dhe spazmat, si dhe dhembjet e pjesës së poshtme të shpinës, qafës, këmbëve dhe hipeve. Qarkullimi i përmirësuar i gjakut parandalon lajmërimin e edemave dhe zgjerimin e venave. Një masazhë e mirë ju liron poashtu nga dhembjet të cilat lajmërohen pas shtypjes së madhe në nyje. Lëkura juaj bëhet elastike pas masazhës, dhe poashtu organizmi pregatitet për lindje dhe për të gjitha të tjerat që vijnë pas lindjes. Masazha është qëllimi përfundimtar në terapinë me prekje dhe ndikon në qetësimin e shtatzënes e cila pret foshnjen dhe përmirëson gjumin e saj. Nëse masazhimin e bën babai i foshnjes, besohet që afrimiteti në mes të prindërve dhe foshnjes rritet. Masazha poashtu ndikon në përmirësimin e disponimit të shtatzënes.

Duhet të keni parasysh ca gjëra gjatë masazhimit. Asnjëherë mos masazhoni ndonjë plagë të hapur siç janë venat e zgjeruara apo infeksionet e hapura. Nëse e keni kaluar javën e 20 të shtatzënisë, në asnjë mënyrë mos u shtrini në shpinë për masazhim sepse kjo ndikon në qarkullim të foshnjes tuaj.

Poashtu, shmangni masazhimin e barkut në këtë periudhë të shtatzënisë. Shumë masazherë nuk preferojnë masazhimin sepse mund të ndikojë direkt në mitër dhe vaginë dhe mund të shkaktojë lindjen e parakohëshme.