Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lëkura dhe flokët gjatë shtatzanisë

Gjatë shtatzanisë, organizmi i gruas, për shkak të ndikimit të hormoneve, duron ndryshimet e caktuara të cilat më së shpeshti mund të vërehen në flokë dhe në lëkurë.

Melazma

Melazma paraqet ndryshimin e pigmentimit e cila është e lidhur me shtatzaninë. Karakteristike për melazmën është që në fytyrën e shtatzënes mund të lajmërohen disa njolla të errëta me formë të rrumbullakët apo me formë ovale. Këto ndryshime në lëkurë lajmërohen tek një numër i madh i shtatzënave, që janë plotësisht normale dhe në shumicën e rasteve zhduken spontanisht pas shtatzanisë.

Linea Nigra

Linea Nigra është vija e errët e cila lajmërohet në mes të barkut të shtatzënes e cila poashtu zhduket pas lindjes.

Striat

Striat paraqesin ndryshimet lidhur me indet, të cilat mund të paraqiten në gjoks, stomak, dhe në kofshë. Striat zakonisht janë rrudha të bardha apo roze, të cilat më së shpeshti lajmërohen në tremujorin e dytë të shtatzanisë, për shkak se lëkura e femrës shumë shpejtë zgjerohet. Kompanitë për prodhime të preparateve kozmetike mund të ju sugjerojnë se çfarë preparatesh mund të përdorni por në realitet pak nga ato krema mund të ju ndihmojnë që të luftoni me to. Megjithatë, masazha e rregullt me vaj ulliri mund të lehtësojë efektin e striave në lëkurë të shtatzënave.

Flokët

Në shtatzani shpesh mund të ndodh që gruaja të mos ketë probleme me rrënjen e flokëve. Kjo ndodh për shkak të ndikimit të shtuar të hormonit i cili paraprin me forcimin e rrënjes së flokut. Pas shtatzanisë, ky nivel i hormonit bie, dhe mund të ndodh që të ju bien flokët më shumë se zakonisht, dhe kjo paraqitje ka karakter kalimtar. Gjatë shtatzanisë flokët mund ti keni më të thatë se zakonisht, prandaj preferohet përdorimi i balsamëve më të fortë për flokë.