Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kujdestaritë e hoteleve

Sa duhet të jem e kujdesshme kur e le fëmijën në hotel?

Nuk jam shumë e sigurtë kur e lë fëmijën tim në kujdestarinë e hotelit.

A duhet të brengosem?

Kjo pyetje i mundon shumë prindër, ndërsa përgjegjja zakonisht mvaret prej jush se sa jeni ju të sigurta. Shumica e prindërve nuk dëshirojnë ti lënë fëmijët kujdestareve të hotelit, pa marrë parasysh se sa janë ato të kualifikuara, sidomos nëse fëmijët janë të vegjël që të mund të lajmërojnë problemet.

Nëse ndodheni në ndonjë hotel, i cili është mjaft i madh, dhe ofron kujdestari për grupe fëmijësh gjatë natës, do të ishte gjithsesi një opcion më i mirë, sidomos për shkak të asaj që fëmijën tuaj do ta ruajnë më shumë persona.

Në anën tjetër, në shumë hotele, kujdestarja është staf i hotelit, ndërsa hoteli e rekomandon në mënyrë të veçantë. Nëse mendoni për ndonjë kujdestare e cila dëshironi t`ju vijë në dhomë, atëherë kërkoni personelin me më shumë përvojë, dhe hulumtoni nëse kanë patur ankesa të mëparshme rreth saj.

Në fund, luteni kujdestaren që të vijë pak më herët, në mënyrë që të keni mundësi të bisedoni rreth ushqimit, fjetjes, rregullave të shikimit të TV-së dhe disiplinës. Nëse gjatë kontaktit të parë me kujdestaren nuk mendoni që ajo është e duhura që mund ta leni vetëm me fëmijën tuaj, atëherë kujtoni rregullën themelore – bazohuni në instiktet tuaja.

/komuniteti