Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shenjat e një kujdestareje të mirë

Kujdestaret dhe fëmijët

Keni kërkuar rekomandime nga prindër të tjerë, keni telefonuar për referenca dhe në më fund keni punësuar një kujdestare.

Por nga e dini që ajo do ta bëjë punën mirë kur ju të mos jeni aty?

Ja disa shenja për të patur parasysh:

• Fëmija gëzohet kur e sheh. Fëmijët mezi presin ta kalojnë kohën me kujdestaren e tyre nëse është ajo e ngrohtë, e kujdesshme dhe e durueshme. Keni dy herë fat nëse dhe juve ju pëlqen ta keni rrotull.

• Fëmia juaj nuk pushon së foluri për gjërat e mrekullueshme që ajo thotë ose bën. Mund të gjeni një kujdestare që i kryen detyrat mirë, mirëpo nëse ajo vërtet kënaqet me fëmijët tuaj, këtë vetëm ata e dinë saktë. Dashuria e saj shkëlqen çdo ditë që është me fëmijët tuaj.

• Ajo gjen zgjidhje creative për problemet dhe punon me ju për të siguruar kujdesin më të mirë për fëmijën tuaj. Nëse fëmijës i janë mbaruar ngjyrat, për shembull, ajo gjen ndonjë objekt nëpër shtëpi që fëmija juaj mund ta përdorë për të sajuar ndonjë copëz artistike. Nëse fëmija juaj nuk fle, ajo kërkon këshillën tuaj. Kjo tregon se e ka marrë punën seriozisht kur edhe ka iniciativë, edhe bashkëpunon me ju.

• Vjen me kohë. Një tjetër shenjë që është e besueshme: ajo ju jep paralajmërim me kohë kur nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijën tuaj për shkak të ndonjë urgjence, madje ju ndihmon të gjeni një kujdestare zëvendësuese.

• Përpiqet të jetë e lidhur. Kujdestarja që e merr punën seriozisht ju informon për aktivitetet ditore duke ju lënë shënime ose duke plotësuar një raport ditor. Nëse gjeni pak kohë që ju të dyja të bisedoni, ajo do ta kuptojë se ju doni të dini sip o ecën fëmija dhe do t’ju mbajë në dijeni të çfarëdo problemi, të madh apo të vogël.

• Fëmija juaj ju tregon këngë dhe fjalë të reja dhe mburret me shumë projekte. Kujdestaret më të mira janë ato që kanë parasysh dhe ushqejnë kureshtjen e fëmijëve. Ato përpiqen t’ju përgjigjen pyetjeve, japin përgjigje me fantazi dhe shpikin mënyra kreative për t’ju mësuar aftësi të reja. Për shkak se aktivitetet tani janë më shumë të këndëshme, fëmija do të dojë të shpalosë shkathtësitë e tij.

• Fëmija është i pastër dhe rrëmuja nuk të mbetet ty. Pastërtia është shenjë ndërgjegjshmërie. Ju doni që kujdestarja të përqendrohet tek fëmija dhe jot ë jetë e zënë duke pastruar shtëpinë, mirëpo ajo duhet të pastrojë rrëmujat që bën. Ajo duhet të pasttrojë fytyrën dhe duart e fëmijës kur i bëhen pis.

• Aksidentet janë të rralla. Sigurisht që fëmijët vriten, mirëpo një kujdestare e mirë e bën sigurinë përparësi si në shtëpi edhe kur janë jashtë me fëmijën. Ajo ia mban dorën fëmijës kur kalojnë rrugën për në park, i mban sytë hapur në oborr dhe e mban gjithnjë të mbyllur derën e sigurisë së kuzhinë. Nëse ajo del me makinë me fëmijën, ju mund të shkoni një ose dy herë me të për të parë se si sillet në rrugë. Ndoshta mund të doni të siguroheni që makinën e ka në gjendje të mirë dhe që gjithnjë e lidh fëmijën me rrip në karrigen e makinës.

 

/komuniteti