Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pastrimi i veshëve

Pastrimi i veshëve tek fëmijët

A mund të përdor shkopthin me pambuk për të pastruar veshët e vogëlushit tim?

Nëse jo, si t’ia nxjerr dyllin?

Kurrë mos fusni një shkopth me pambuk apo diçka tjetër në kanalet e veshit të vogëlushit tuaj; fare lehtë mund të shponi daullen e veshit. Dylli i veshëve (cerumem) është mbrojtje natyrale për kanalin e veshit dhe zakonisht nuk ka arsye që të përpiqeni për ta nxjerrë nga veshi i fëmijës. Nëse shqetësoheni se mos dylli i veshit i grumbullohet, pyeteni mjekun e vogëlushit. Nëse ka aq dyllë veshësh sa mjeku nuk e sheh dot daullen (gjë që i duhet ta bëjë kur kontrollon për ndonjë infeksion të veshit), duhet ta largojë. Përndryshe, del vetë pas pak kohe dhe nëse fusni një shkopth pambuku brenda keni gjasa ta shtyni dyllin më thellë. Më mirë pastroni vetëm pjesën e jashtme të veshit të vogëlushit tuaj me një shkopth pambuku të njomur me vaj ose peroksid, ose me ndonjë copë për larje të njomur me ujë të ngrohtë.