Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ta bëj vogëlushin tim të lajë duart pasi ka përdorur tualetin?

Mësoni fëmiun tuaj ti lajë duart

Si ta bëj vogëlushin tim të lajë duart pasi ka përdorur tualetin?

Kur fëmija juaj është mjaft i rritur për të përdorur oturakun, ai është mjaft i rritur për të imituar atë që ju bëni më pas. Lejojeni të shohë rutinën tuaj të zakonshme kur shkoni në tualet, që përfshin edhe se si i lani duart. Nëse ju sheh duke e bërë, me siguri që do të fillojë të lidhë larjen e duarve me shkuarjen në tualet. Lëreni të hipë mbi ndonjë stol për të arritur lavamanin dhe ndihmojeni me ujin dhe sapunin.

Për t’ia ngulitur këtë sjellje, mund t’i jepni ndonjë shpërblim, si ndonjë etiketë, yll mbi ndonjë tabelë me yje ose përqafim. Unë do të bëja dallim mes shpërblimit për larjen e duarve nga ato për përdorimin e oturakut kështu që nëse ai ia del mbanë me oturakun, por nuk kujtohet të lajë duart, ka ende dhe një detyrë për të përmbushur.

Për ta bërë më zbavitëse, mund të caktoni letra apo peshqirë të veçantë për t’u përdorur vetëm pas larjes së duarve pas përdorimit të oturakut. Pas pak kohe, larja e duarve pas përdorimit të oturakut bëhet automatike. Gjithashtu mësojini të lajë duart para se të hajë. Dhe sigurohuni që edhe ju jeni një model i mirë për fëmijën tuaj duke u larë dhe vetë!

/komuniteti