Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lindja normale, pa dhimbje, me kateter epidural

Dr.Trina N.-Jahjaga Gyn/Obs

Dr. Trina N.-Jahjaga Gyn/Obs

 

Lindja me rrugë natyrale gjithmonë duhet të jetë dëshira e cdo nëne. Por, para së gjithash lindja e një fëmiu të shëndoshë është brenga të cilin e përcjell cdo nënë gjatë periudhës së shtatzënisë e deri te akti i lindjes.

Duhet të mos i harrojmë asnjëherë përparsit e lindjes normale:

-Fëmijët që lindin me rrugë natyrale janë fëmijë më të shendoshë pasiqë ata e perfundojnë moshën gestative.

-Fëmijët që lindin me rrugë natyrale kanë mushkëri më të zhvilluar,të cilët ambientohen më shpejt dhe bartin sasinë e nevojshme të oksigjenit që u nevojitet trupit te tyre

-Përparësia tjetër është koha e shkurtë e qëndrimit në spital si për nënën, ashtu edhe për femiun.

Gjatë periudhës së shtatzënise shumica e grave (nënave të ardhme), pyesin veten se a do të jenë në gjendje te ballafaqohen me dhimbjen që i percjell gjatë aktit te lindjes.

Disa prej tyre me dëshirë iu shmangen medikamenteve. Ndërsa,të tjerat sigurohen se si në mënyrë sa më efektive të lirohen nga dhimbja. Prandaj, edhe në botën e civilizuar shumica e grave shtatzëna përzgjedhin lindjen normale, lindje pa dhimbje, lindje me epidural.

 

Trina Nushi

 

Cka nënkuptojmë me “Lindje me Epidurale”?

Vendosja e kateterit epidural në boshtin kurrizor dhe dhënien e dozave të caktuara të anestetikut lokal.

Vendosja e kateterit zakonisht nuk shoqërohet me dhimbje dhe as me pasoja për lehonën.

Gjatë aktit të lindjes gruaja do të ketë forcën e shtytjes dhe shterëzimet që e perjellin lindjen,por, nuk do të ketë dhimbje.

 

Ku qëndron përparësia e “lindjes me epidurale” gjatë aktit të lindjes ?

-Mungesa e dhimbjes, e ndihmon nënën të ketë frymemarje më të rregullt

-Gjatë frymëmarjes më të rregullt,mitra do te marrë sasinë e mjaftueshme të oksigjenit përmes qarkullimit të gjakut.

-Kur mitra furnizohet mirë me gjak, kontraksionet(shterëzimet) do të jenë më të rregullta dhe placenta do të furnizohet më mirë me oksigjen.

-Furnizimi i mirë i placentës me oksigjen ndikon që bebi të mos vuaj gjatë aktit të lindjes dhë të ambientohet më lehtë menjeherë pas lindjes

 

Lindja normale është kuptimi i vërtetë i të qënit simbol i lëvizjeve feministe te të gjitha femrat.Kjo është ndjenjë e përmbushjes dhe shprehjes së seksualitetit dhe fertilitetit të femrës.Është një mundësi për të gjitha femrat të kenë kontrollë të plotë ndaj procesit riprodhues.

 

Spitali Bahceci

* Artikull i sponzoruar nga Spitali Bahceci

Ajshe (1 vite më parë)
Nuk eshte e preferuar lindja epidurale , un punoj ne spital gjinekologjik dhe te gjith thon se nuk eshte mire te behet lindja me epidural keshtu qe mos u mashtroni ne kete gje , sepse me te vertet jan dhimbje te padurushme ne ato seconda te lindjes mirepo jan dhimbje qe me pas te kenaq shpirtin ???? ju flm
(1 vite më parë)
Sa eshte qmimi i nje lindje natyrale me epidural,lindje pa dhimbje. A mundeni te me tregoni qmimin ju lutem,jam e interesuar...
Sadete Hasanaj (1 vite më parë)
Sa kushton ky proces?