Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shenjat që lindja po afron

A ka ndonjë mënyrë parashikimi që unë jam afër lindjes?

Jo me të vërtetë. Ekspertët nuk e kuptojnë plotësisht atë që e shkakton fillimin e lindjes, dhe nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar saktësisht se kur do të fillojë.

Trupi juaj në fakt fillon për t`u përgatitur për lindje deri në një muaj para se të lindë. Ju mund të mos jeni në dijeni se çfarë po ndodh – apo ju mund të vëreni disa simptoma siç është data e juaj e lindjes.

Këtu janë disa gjëra që mund të ndodhin gjatë javëve apo ditëve para se të fillon lindja:

Shkëputja e tapës mukoide

Si shenjë e parë e fillimit të aktivitetit të lindjes, është shkëputja e “tapës mukoide”. Kjo është një përzjerje e trashë viskoze, ndonjëherë e shoqëruar me rrema gjaku e cila del nga vagina pa u sforcuar. Mirë është, që mjeku të lajmërohet për këtë ndodhi.

Vëni re më shumë kontraktime

Do t’i quajmë kontraksione dhe jo dhimbje, për t`ju dhënë idenë e mirë që këto nuk përjetohen vetëm me dhimbje. Kontraksionet mund të fillojnë si një forcim i barkut, i shoqëruar me ndjenjë rëndimi në fund të tij, apo edhe me shtrëngime të mesit. Ato perceptohen mjaft të durueshme nga gruaja dhe kanë karakteristikë që mbarojnë për disa sekonda dhe ripërsëriten çdo 20 apo 30 minuta. Ju mund ta matni vetë kohëzgjatjen e tyre dhe sa është intervali ndërmjet tyre. Në këto momente partneri apo një njeri i afërt i familjes mund t‘ju japë një ndihmë të mrekullueshme duke ju fërkuar mesin, nëse kjo gjë ju lehtëson.

Mënyra e frymëmarrjes gjithashtu mund t‘ju ndihmojë mjaft. Në fillim të kontraksionit filloni të merrni frymë thellë, rrallë, duke marrë frymë me gojë dhe duke e nxjerrë po me gojë, ose të njëjtën gjë mund ta bëni me hundë, ka të njëjtin efekt. Kjo lloj frymëmarrjeje ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit, sepse e kalon dominancën e trurit në tjetër qendër, dhe në të njëjtën kohë i jep më shumë oksigjen bebit, i cili në momentin e kontraksionit ka më shumë nevojë për të se në çdo moment tjeter.

Me kalimin e kohës kontraksionet afrohen me njëra tjetrën, zgjasin më shumë deri në 60 sekonda (maksimumi), muskujt e barkut forcohen më shumë, dhe perceptohen më të dhimbshme nga gruaja. Këto kontraksione bëjnë të mundur hapjen e qafës së mitrës, gjë që ndodh shumë gradualisht (norma është 1cm hapje në orë) dhe janë të pavullnetshme.

Sado mirë të jeni përgatitur për lindjen, ndjenja se trupi juaj është përfshirë në një proces që ju nuk e kontrolloni dot vetë, mund t`ju bëjë të ndjeni frikë dhe pasiguri. Ky është moment kur prania e partnerit ju ndihmon mjaft dhe ju bën të ndiheni më mirë. Edhe frymëmarrja e bërë në mënyrën si u përshkrua me sipër, ju ndihmon në kalimin më lehtë të kontraksionit dhe sidomos nëse edhe partneri bën të njëjtën frymëmarrje me ju.

Qafa e mitrës tuaj fillon të ndryshojë

Dilatacioni/hapja e qafës së mitrës ndodh gradualisht, afërsisht 1cm në orë. Lindja ndodh kur qafa e mitrës është hapur 10 cm.

Plasja e ujërave

Fëmija juaj rrethohet nga një cipë brenda mitrës, e cila përmban ujë, i domosdoshëm për rritjen normale të bebit. Në momentin që afrohet aktiviteti i lindjes, ky xhep ujrash çahet dhe gruaja ka rrjedhje uji nga organet seksuale, pa ndjerë kurrfarë dhimbje, madje mund të jetë në gjumë. Ky nuk është moment për t’u alarmuar, por sidoqoftë duhet të vihet në dijeni mjeku (kjo shprehje ka vend kur bëhet fjalë për fundin e shtatzanisë).

Një grua mund të qëndrojë edhe 24 orë, me ujra të plasura, pa pasur kontraksione, dhe pa ndonjë rrezik, nëse përdor peceta sterile. I vetmi rrezik është mundësia e infeksionit nga poshtë-lart, gjë që mund të ndodhë në rastet kur mungon higjena vetjake.

Pra mund të pritet deri në 24 orë, pa pasur nevojë të shtroheni ne spital, por gjithmonë kur ka mundësi të kontaktoni me një personel shendetësor. Nëse kalojnë këto 24 orë dhe nuk fi llojne kontraksionet, duhet të drejtoheni menjëherë në spital dhe të kërkoni ndihmë të kualifikuar.

Kur duhet ta kontaktoj mjekun?

E rëndësishme për çdo grua shtatzënë është, që në momentin që vëren edhe vetëm një nga shenjat e mësipërme duhet t’i drejtohet mjekut që ndjek shtatzëninë ose shtëpisë së lindjes./bebaime.com/

/komuniteti