Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

7 arsye përse lodrat me muzikë janë të mira për fëmijë

1. Muzika ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit

Muzika në periudhën e hershme mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit

Truri i të posalindurit nuk është i zhvilluar plotësisht dhe neuronet në tru vazhdojnë të zhvillohen gjer në muajin e 6-të.

Me faktin që zhvillimi neuroneve ndihmohet nga stimulimet që e rrethojnë, si dhe nga interaktiviteti me prindërit, muzika në periudhën e hershme gjithashtu mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit.

2. Muzika ndikon në inteligjencë

Hulumtimet kanë treguar që vogëlushët parashkollorë, të cilët kanë pasur vazhdimisht orë muzike për disa muaj me rradhë, kanë patur një përparim në raport me vogëlushët tjerë.

Hulumtimi ka kontrolluar aftësitë e fëmijëve në punën me labirinte, me imitime të mostrave të figurave gjeometrike në ngjyrosje dhe vizatim, dhe rezultati ishte pozitiv. U dallua përparimi tek fëmijët që kishin mbajtur orë muzike. Aftësitë të cilat ishin cak i studimit zënë hapsirën e inteligjencës, që është baza e mënyrës së të menduarit (krahas atyre që përdoren në matematikë, art dhe shkencë).

3. Muzika ndihmon zhvillimin emotive

Muzika ofron mundësinë e natyrshme dhe të shëndetshme për shprehje individuale, rrit zhvillimin e fëmiut dhe rrit aftësitë sociale, fizike, emotive dhe njohëse.

Muzika në përgjithësi ofron ndjenjë qetësuese dhe kënaqësi, këtë ndikim pozitiv e ka poashtu edhe në emocionet e fëmijëve. Përveç kësaj u zbulua që fëmijët që i bien ndonjë instrumenti kanë vetbesim më të madh.

4. Lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psiqik

Shumica e lodrave muzikore janë interaktive dhe kërkojnë koordinim të lëvizjeve të vogëlushëve. Për këtë arsye këto lodra ndikojnë pozitivisht në zhvillimin motorik, si dhe përmirësojnë koordinimin e syve dhe duarve.

Përveç kësaj, loja me lodra muzikore dhe përdorimi i ndonjë instrumenti i mëson fëmijët që të jenë më të kujdesshëm, të fokusohen në ndëgjim të muzikës dhe në koncentrim.

5. Muzika ndihmon zhvillimin social tek vogëlushët

Loja me lodra muzikore apo përdorimi i ndonjë instrumenti inspiron fëmijët të bëhen më të pavarur por edhe të cilësojnë punën ekipore.

Loja me këto lodra në grup rrit zhvillimin e aftësive sociale. Gjithashtu, është vërtetuar që fëmijët të cilët luajnë me lodra muzikore më lehtë formojnë shoqëri sesa moshatarët të cilët nuk luajnë.

6. Lodrat me muzikë i argëtojnë fëmijët

Lodrat muzikore janë veçanërisht interesante dhe fëmijët i adhurojnë sepse ju dhurojnë argëtim. Nëse fëmiu është i rrethuar nga muzika në fëmijëri, kjo i ndihmon që të krijojë dhe të ndërtojë interes për muzikë dhe për zhanre të ndryshme.

7. Lodrat me muzikë e forcojnë lidhjen në mes të prindërve dhe fëmijëve

Tre muajt e parë janë kyç për forcimin e lidhjes në mes të prindërve dhe të fëmiut. Në këtë periudhë fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm prandaj përveç se ti kënaqni nevojat themelore të foshnjes, është me rëndësi që prindërit ti kushtojnë vëmendje dhe dashuri vogëlushëve të tyre.

Për të posalindurin, fytyra juaj dhe reagimet emocionale janë fokusimi primar. Me përdorimin e lodrave muzikore për fëmijë, ju mund të tërheqni vëmendjen e vogëlushit, ndërsa kur foshnja të rritet pak, lodrat muzikore bëhen interaktive për të dy.

Aktivitetet argëtuese siç janë instrumentet dhe lodrat muzikore mbajnë vëmendjen e fëmijëve tuaj për një kohë, dhe përveç argëtimit të përbashkët, fëmiut kjo do ti shërbejë për shumë arsye.