Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Aktivitete të lira për fëmijët: Mënyra të thjeshta për ti kënaqur fëmijët

Aktivitete të lira dhe argëtuese për foshnjen tuaj

5 aktivitete të lira dhe argëtuese për foshnjen tuaj

Grisni

Ndoshta është nga tingulli i këndshëm i grisjes apo kënaqësia për të ndryshuar diçka, por foshnjet i duan grisjet e letrave. Pra, kërkoni kutinë tuaj të letrave të hudhura, gazeta apo letra të vjetra – ju do të shihni fytyrën e gëzuar të foshnjes suaj dhe do të shihni që i është përvishur punës për të grisur, ju as që do ta vëreni tollovinë.

Ditët e qenushëve

Mund ta dërgoni foshnjen tuaj në kopësht zologjik, por mos u habitni nëse ai flen shumë shpejt – apo hutohet nga fontana e ujit më shumë se sa nga majmunët. Në vend të kësaj, provoni shëtitjet në park ku foshnja mund të sheh qentë duke lozur. Dhe gjithsesi kjo nuk do tju kushtojë fare. Vetëm sigurohuni që të praktikoni shprehitë e sigurisë për foshnjen dhe ndaj qenve. Ju do të duhej ta mbani foshnjen në krahë apo në mbajtës foshnjash në mënyrë që të siguroheni gjatë kohës që ai shikon dhe përkëdhel qentë.

Lojërat me drita

Fikni dritat, mbyllni sytë, merrni një bateri dhe shtrihuni në shpinë në dysheme që të lozni me dritën e baterisë për të argëtuar foshnjen tuaj. Vallëzoni me dritën mbi mure përderisa foshnja ju shikon. Foshnjet më të mëdha do të duan që të marrin baterinë në duart e tyre. Vetëm mos lejoni që ta drejtojnë në sytë e tyre apo në të juajat.

Darkoni jashtë

Për ndryshim të rritmit, merrni karrigën e fëmiut tuaj jashtë në kopësht dhe ushqeni fëmiun, dhe lejoni atë që të hudh ushqimin kudo që të dëshirojë. Ai do të ndihet sikur ka fituar në llotari! Nuk keni kopësht në apartman, atëherë merrni karrigën dhe vendoseni në park në mes të barit. Kjo do të ishte një recetë e mrekullueshme për ndonjë mëngjes aktraktiv.

Bëni ‘clubbing’

Natyrisht, në dhomën tuaj të ndejës. Ndizni muzikën tuaj të preferuar dhe kërceni me foshnjen tuaj në krahë. Ajo do të ndihet si në parajsën e shtatë – pas se gjithash, ajo do të kënaqet me tre gjërat më favorite në botë: muzikën, kërcimin dhe me afërsine tuaj.

/komuniteti