Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Arushi pelush – kjo lodër e mrekullueshme

Subjekti kalimtar nuk është i domosdoshëm por shpesh fëmijët e zgjedhin si një lloj zëvendësimi të nënës

Ai është lodra e preferuar për shumë gjenerata fëmijësh, nga të cilët asnjëherë nuk ndahen, sinonim për siguri dhe stabilitet. A ju duket se sa më i ndotur dhe i shprishur që është, fëmija juaj e do më shumë?

Ja përse është kjo normale…

Çfarë paraqet arushi?

Në vitet e para të jetës, foshnja beson që është e vetme me nënën e saj. Rreth muajit të tetë, fillon të kuptojë që ju dhe ajo jeni dy persona të ndryshëm dhe në mes jush egziston distanca – atëherë arushi pelush bëhet “subjekt kalimtar” në konstruktimin e personalitetit të foshnjes. Këtë koncept e zhvilloi pediatri dhe psiko-analizuesi Donald Vinikot. Sipas mendimit të tij, subjekti kalimtar nuk është i domosdoshëm por shpesh fëmijët e zgjedhin si një lloj zëvendësimi të nënës. Madje edhe nëse arushi i fëmijës tuaj është i shëmtuar dhe pa formë, ai për të paraqet një subjekt besimi i cili krijon lidhjen në mes të vendeve (shtëpia, kopështi, shkolla…) dhe personave (prindërit, vëllezërit, motrat, kujdestarja…) të cilët e rrethojnë.

Si e zgjedh fëmija arushin?

A është krevati i fëmijës tuaj, i stërmbushur me dhjetëra lodra pelushi të reja ndërsa fëmija juaj e mban me vete vetëm atë leckamanin? Mos u çuditni! Fëmija juaj nuk i kushton vëmendje pamjes së arushit, por asaj që është e rëndësishme për emocionet e tij: përmes këtij subjekti fëmija gjen përsëri aromën apo thjeshtë qëndrueshmërinë e cila i përkujton aromën apo lëkurën tuaj.

Subjekti kalimtar nuk duhet të jetë arushë, mund të bëhet fjalë për ndonjë batanije apo ndonjë lodër tjetër. Mos u mundoni të ndikoni në zgjedhjen e tij, fëmija juaj do të zgjedh vet subjektin e preferuar i cili do ti dhurojë atij ndjenjën e sigurisë.

Arushi i humbur apo i harruar? Si ta shmangni dramën?

A ju ka ndodhur që kur e keni vënë fëmijën në krevat për të fjetur, arushi pelush i preferuar është zhdukur apo edhe më keq, e keni harruar diku? Këtu fillon drama!

Çfarë të bëni?

Mvarësisht prej moshës së fëmijës, mundohuni që ta qetësoni dhe ti shpjegoni se çfarë po ndodh. Nëse ai ka 5-6 vjet, preferojini që të mundohet të flejë pa arushin, vetëm për një natë? Flisni me të si me një person të rritur dhe qëndroni të qetësuara: fëmija duhet të ndjejë që ju e kuptoni atë dhe që e përkrahni. Nëse ndarja nga arushi është aq e dhembshme, ofrojini ndonjë gjë tjetër si zëvendësim (madje edhe ndonjë bluzë tuajën që mban aromën tuaj të parfumit).

Në cilën moshë duhet ndarë fëmijën nga arushi?

Përderisa disa mendojnë që fëmijëve duhet hequr arushi pas moshës 2 vjeç, praktikisht arushi pelush mbetet i domosdoshëm gjer në moshën 6 vjeçare. Pas kësaj moshe, fëmija vet fillon të ndahet nga subjekti i preferuar, i cili i shërben gjithmonë për ta ngushëlluar kur është kjo e nevojshme por ai më nuk e ka funksionin themelorë të cilin e kishte në fëmijëri. Në këtë periudhë, arushi zakonisht mbetet në dhomën e gjumit dhe fëmija nuk e bartë më me vete. Pra, fëmija ende është i lidhur me të, por ia del mbanë të ndahet nga ai.

Ajo për të cilën duhet patur kujdes është që, fëmija vetëm duhet të vendosë se kur do të ndahet nga arushi. Natyrisht, mund ta përkrahni që ta ndërmarë atë hap por mos e merrni iniciativën për ta hedhur.

Krahas asaj që është pjesë e pashmangshme e fëmijërisë së fëmijës tuaj, këto krijesa pelushi të dashura janë inspirimi i filmave vizatimor, emisioneve të TV-së, librave etj.

Ju përkujtojmë disa nga arushët më të njohur:

Yogi bear: Traileri i filmit të ri të Yogi Bear (premiera botërore u dha në Dhjetor 2010)

Winnie the Pooh: Webfaqja e Diznit rreth Winnie The Pooh (lajmëruan filmin e ri vizatimor në verën e vitit 2011)

Fozzie bear: (You Tube)

Paddington bear: Të gjitha rreth arushit Paddington (ang)

Ndërsa, nëse ndonjëherë dëshironi të shihni njërën nga koleksionet më të mëdha të arushëve pelush në një vend dhe të dini gjithçka për ta, mund të vizitoni Muzeun Jeju-do të arushëve pelush, në Korenë Jugore.

Linku: Fotot e arushëve pelush në muzeun Jeju-do.

MichaelMoft (10 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes jo adekuate]

/komuniteti