Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Blerja e biçikletës për fëmijë

Kur është koha e duhur, që ti blej fëmijës biçikletë?

Madhësia e biçikletës për fëmijë përcaktohet sipas diametrit të rrotës!

Nga mosha 2 – 4 vjeç, fëmija mund të vozisë tricikël apo biçikletë me rrota ndihmëse, kështu që kjo është koha e duhur për blerjen e biçikletës së parë. Në tricikël, fëmija mund të mësojë ti lëvizë pedalet, të ndalojë, të drejtojë, të ulet në ulëse, por nuk mund të zhvillojë ndjenjën e balansit, gjë që është edhe e meta më e madhe e biçikletave në tre rrota.

Shumica e fëmijëve, për herë të parë vozisin biçikletë në dy rrota, në mes të vitit të 3 dhe 4 të jetës. Në moshën 4 gjer në 8 vjeç, shumica e fëmijëve e kanë kordinimin fizik të zhvilluar si dhe shkathtësinë, baraspeshimin e mirë dhe tanimë kanë mësuar ti lëvizin pedalet si duhet dhe të ndalojnë, kështu që këto të gjitha përbëjnë kushte të mira për një vozitje të suksesshme.

Poashtu, në këtë moshë, fëmijët janë të gatshëm edhe mentalisht, janë të vetëdijshëm dhe të motivuar për të vozitur biçikletë. Megjithatë, ndodh që disa fëmijë nuk janë të gatshëm as në moshën 10 vjeçare, kështu që nuk duhet të brengoseni nëse vëreni që fëmija juaj ende nuk është i gatshëm dhe refuzon të ulet në biçikletë.

Në çfarë duhet të kemi kujdes gjatë blerjes së biçikletës?

Biçikletën për fëmijën, mund ta bleni në dyçanet e specializuara apo në dyçanet për pajisje fëmijësh. Më së miri është që të konsultoheni me shitësin se cila biçikletë është më e mirë dhe më kualitative përderisa dizajni ka pak rëndësi. Fëmijëve zakonisht u pëlqejnë ato shumë ngjyrëshe prandaj nëse nuk i pëlqen idea që ta blejë ndonjë më pak atraktive, mund të bëni marrëveshje si psh. të zgjedh cilëndo ngjyrë që dëshiron për helmetën.

Si ta përcaktoni madhësinë e duhur të biçikletës?

Biçikleta e madhe paraqet rrezik për fëmijën dhe mund të çojë tek lëndimet. Poashtu, nëse fëmija është i rritur për biçikletën, ai nuk mund ti lëvizë pedalet mirë, do godas me gjunjë biçikletën, dhe nuk mund të vendos baraspeshën, prandaj kështu nuk është e sigurtë vozitja.

Madhësia e biçikletës përcaktohet sipas diametrit të rrotëve, dhe jo sipas lartësisë së ulëses dhe madhësisë së kornizës siç është rasti me biçikletat për të moshuarit.

Ja se si mund të përcaktohet biçikleta e madhësisë së përshtatshme në bazë të moshës dhe lartësisë së fëmijës:

 

Nga 2 gjer në 4 vjeç

Nëse gjatësia e këmbëve të fëmijës në brendësi është në mes 35 dhe 42 cm, diametri i një rrote duhet të jetë 30 cm. Kjo kategori biçikletësh zakonisht kanë rrota ndihmëse.

 

Nga 4 gjer në 6 vjeç

Nëse gjatësia e këmbëve të fëmijës në brendësi është në mes 40 dhe 50 cm, diametri i një rrote duhet të jetë 35 cm. Për fat të keq, biçikleta me rrota të këtij diametri shpesh nuk janë në dispozicion ose janë shumë të vështira për tu gjetur në treg.

 

Nga 5 gjer në 8 vjeç

Një fëmijë i kësaj moshe, korrespondon me një biçikletë me rrotë me diametër prej 40 cm, nëse gjatësia e këmbëve të fëmijës në brendësi është në mes 45 dhe 55 cm. Shumica i kanë frenat e pasme, dhe disa kanë edhe frenat e përparme.

 

Nga 6 gjer në 9 vjeç

Biçikleta e përshtatshme për fëmijët e moshës 6 deri në 9 vjeç (gjatësia e këmbëve të fëmijës në brendësi është mes 50 dhe 60 cm) ka një diametër rrote 45 cm, megjithatë, biçikletat e moshës 4 deri në 6 vjet, zakonisht nuk mund të gjenden në treg.

 

Nga 7 gjer në 10 vjeç

Nëse gjatësia e këmbëve të fëmijës në brendësi është mes 55 dhe 63 cm, diametri i një rrotë duhet të jetë 50 cm.

Në çfarë duhet të jenë prindërit e vëmendshëm?

• Keni kujdes që ulësja dhe rrotët janë të përforcuara mire.

• Lyeni rregullisht zingjirin.

• Kontrolloni frenat për tu siguruar që punojnë mirë. Biçikleta për fëmijë të vegjël (nën 7 vjeç) nuk duhet të ketë frenë dore, por vetëm të këmbës.

• Kontrolloni gomat dhe pedalet

• Kontrolloni se si është i veshur fëmija juaj, nuk do të duhej të mbajë veshur rrobe të cilat kanë mëngë të gjata apo rrobe që kanë shiritë sepse mund të ngatërrohen në rrotë.

Përse është e rëndësishme helmeta?

Helmeta, si dhe mbrojtëset janë shumë të rëndësishme, sidomos tek fëmijët që po mësojnë të vozisin biçikletë, sepse mbrojnë nga lëndimet eventuale në raste të rrëzimeve.

Helmeta duhet të jetë me madhësi të përshtatshme, as e madhe, as e vogël, dhe nëse nuk jeni të sigurtë që nuk është madhësia e mirë, konsultohuni me punëtorin në dyçan. Poashtu, helmetën duhet vendosur në mënyrë të drejtë, duke mbuluar ballin, ndërsa rripi duhet të jetë i ngushtuar.

Lejoni fëmijën që të zgjedh vet mbrojtëset dhe helmetën që i pëlqen, në mënyrë që ti bartë ato me kënaqësi.