Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Këshilla për siguri ndaj lodrave

Bëni zgjedhjen e lodrave për fëmijët tuaj në mënyrë të sigurtë

Lodrat janë thesari i fëmijërisë, nëse kujdeseni për to siç duhet. Por a janë lodrat realisht të dëmshme?

Marrë parasysh në vitin 2004: Në atë vit, Komisioni për Siguri të Produkteve të Konsumatorit (SPSC) ka bërë të ditur 210.300 lëndime nga lodrat të cilat janë trajtuar në dhomat emergjente të spitaleve në SHBA. Nga ai numër, 35 përqind (72,800) të përfshirë janë fëmijët nën 5 vjec.

Ju do të duhej të vëzhgoni këto udhëzime kur të bëni zgjedhjen e lodrave dhe ndani këto me këdo që blen dhurata për fëmijët tuaj.

A është i përshtatshëm për nivelin e zhvillimit të fëmiut tuaj?

Shumica e lodrave arushë kanë stikerë për rekomandim të moshës. Bëhuni realistë rreth aftësive të fëmiut tuaj dhe nivelin e maturisë së tij kur zgjedhni lodrën e moshës së rekomanduar. Lodrat që kanë raketa për shembull nuk janë të përshtatshme për fëmijet nën 4 vjeç – dhe madje disa nga 6 vjeçarët nuk janë të pjekur mjaft sa për ti përballur ato. Poashtu, nëse fëmiu juaj 3 vjeçar ende vë gjithçka në gojën e tij, vazhdoni të hiqni gjërat e vogla nga lodrat.

Mendo gjëra të mëdha

Deri sa fëmiu juaj ti mbush 3 vjeç, pjesët e lodrave duhet të jenë më të mëdha se sa goja e tij për tu shmangur mundësisë për tu ngulfatur. Për të kuptuar nëse lodra paraqet rrezik për ngulfatje, provoni nëse kalon përmes cilindrit të letrës së toaletit. Nëse lodra apo ndonjë pjesë e saj mund të kalojë nga cilindri atëherë lodra nuk është e sigurtë.

A është lodra shumë e rëndë?

A mund të lëndohet fëmiu nëse lodra bie mbi të? Nëse jo, kalojeni.

Shikoni lodrat të cilat janë të rregulluara mirë së bashku

Sigurohuni që bishti i ndonjë lodre është i prerë, qepjet e materialit të kafshëve janë të forta dhe të sigurta, dhe gëzofi nga ngjyra nuk i hiqet . Kafshët nga materiali duhet të jenë pa pulla, pa fije, pa rripa dhe çfarëdo gjëje tjetër që fëmiu juaj mund të vendosë në gojë.

A është fëmiu juaj fizikisht i gatshëm për këtë lodër?

Për shembull, prindërit e fëmijëve më të mëdhenj mund të blejnë biçikletën më të madhe për të mos blerë tjetrën vitin tjetër. Kjo taktikë mund të shpie tek lëndimet serioze nëse fëmiu nuk ka aftësi fizike për të kontrolluar biçikletën më të madhe.

A është kjo lodër në gjendje të mirë?

Lodrat e përdorura nga fëmijët tani më të mëdhenj të të afërmve tuaj ndonjëherë mund të paraqesin rrezik. Ekzaminoni të gjitha lodrat e reja apo të përdorura nga pullat, bateritë, rripat, sytë, rruzat dhe shtesat tjera nga plastika që mund të gëlltiten lehtësisht.

Mos ka gjë lodra ndonjë litar të gjatë?

Litari mund të lidhet shumë lehtë rreth qafës së fëmiut tuaj, duke shkaktuar në këtë mënyrë shtrëngim. Momentin që fëmiu juaj mund të ngritet në duart dhe këmbët e tij, largoni gjërat e lëvizshme që varen. Bëhuni vigjilent të veçantë rreth lodrave të vjetëra. Për shembull, modeli i vjetër i lodrave të kuzhinës kanë të varur telefonë të vjetër me litar të cilët janë rrezikshëm, përderisa modelet e reja kanë telefonë më të sigurtë pa litarë.

Mos ka gjë lodra magnetë të vegjël?

Në 2007, CPSC-ja emëroi magnetët rrezikun e fshehur numër një të shtëpisë. Magnetët e vegjël janë shpesh të përdorur në lodra. Ata mund të hiqen dhe bien dhe të gëlltiten nga fëmijët. Dy apo më shumë magnetë të gëlltitura (apo objekte metali) mund të tërhiqen mes vete nga muret e zorrëve, duke shkaktuar gërshetim dhe lidhje të zorrëve, bllokim, infeksion dhe për më keq nëse nuk zbulohen dhe nuk trajtohen me kohë.

Në gusht 2007, një vdekje dhe 86 lëndime nga magnetet janë raportuar në CPSC, dhe 8 milionë lodra magnetike janë tërhequr nga tregu. Agjensioni rekomandon që lodrat nga magneti ti mbani larg fëmijëve nën 6 vjeç.