Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lodra për fëmijë nga 18 deri 24 muajsh

Treni lodër një ndër lodrat e preferuara për fëmijët në këtë moshë

Vogëlushja juaj po ngazëllehet gjithnjë e më shumë për pavarësinë e saj, mirëpo vazhdimisht i sheh kufizimet e saj. Ndaj, kur ajo këmbëngul që ta bëjë "Vetë!" diçka, një çast më vonë mund të kërkojë ndihmën tuaj. Në këtë mënyrë ajo mëson se mund të bëjë gjëra me duart e veta. Ajo luan me doreza, hap dhe mbyll dyer, fik dhe ndez dritat — mjafton kaq për t’i çmendur prindërit.

Lodra me pjesë që bashkohen, lodra që hapen, lodra që grumbullohen apo seleksionohen, kamionë me dyer që hapen dhe mbyllen, kuzhina lodër me dorëza dhe dyer mund të krijojnë mundësi të pafund për fëmijën që t’i zbulojë dhe t’i shtyjë kufijtë e saj nga çelësi i dritës. Në këtë moshë, fëmijët mësojnë më mirë nga loja e pastrukturuar, ndaj bëjani gati lodrat dhe ajo ia nis punës.

Komplet çaji ose shtëpi plastike

Fëmija juaj do mrekullohet kur luan sikur ha apo pi. Në përgjithësi, lodra të thjeshta, nga rraket, fshesat dhe karrocat për blerje e deri tek kuzhinat në miniaturë i japin asaj mundësinë të bëjë atë që pëlqen më shumë — të iitojë atë që sheh se bëjnë të rriturit rrotull saj dhe të organizojë botën e saj sipas qejfit.

Kuba të mëdhenj dhe të vegjël

Kur luan me kuba vogëlushi juaj ka mundësi të forcojë aftësitë e kapjes duke shtrenguar, grumbulluar dhe seleksionuar. Kuba të mëdhenj prej kartoni ndërtojnë më lehtë kala për vogëlushë dhe vende pëër t’u fshehur. Kuba të vehglë prej druri mund të seleksionohen dhe organizohen në çfarëdo modeli.

Instrumenta lodër

Fëmijët në përgjithësi e duan muzikën dhe mundësinë për të krijuar tingujt e tyre, edhe pse mund të krijojnë kakofoni. Jepini një kitare lodër apo daulle apo piano dhe ajo do t’ju kënaqë me kompozime të saj. Sigurohuni se çfarëdo instrumenti gjeni të ketë një çelës volumi që të mud ta ulni në mënyrë që ju dhe fqinjët tuaj t’i duroni ato tinguj.

Mozaikët

Mozaikët janë një mënyrë e mirë që fëmijës t’i siguroni fitore të vogla — kënaqësia e thjeshtë kur vendos bashkë diçka si duhet është një gjë e mrekullueshme. Zgjidhni mozaikë që kanë pak pjesë dhe janë bërë nga copa druri të trasha dhe që përdoren lehtë.

Libra të ilustruar dhe kaseta

Edhe pse kasetat e regjistruara nuk zëvendësonë leximin për fëmijën, shumë vogëlushë e shijojnë risinë kur dëgjojnë një zë që vjen nga një makinë dhe e kuptojnë që zëri është i ri dhe i ndryshëm. Modeli i njëjtë i nina-nanave veçanërisht e kënaq veshin e vogëlushit.

Tren lodër

Vogëlushi juaj mund të përdorë shkathësinë e tij për të lidhur makinat dhe për ta vënë në punë të gjithë trenin nëpër shtëpi. Atij do t’i pëlqejë kur ai merr kthesat si dhe dallimin kur ecën mbi qilim apo mbi dysheme.

Ngjyra që lahen dhe letra

Fëmija juaj gjithnjë e më shumë është i interesuar të lërë gjurmët e veta — mbi dysheme, mure, mobilje. Hapni vend që ai të punojë, jepini një letër të madhe (ngjiteni mbi tryezë) si dhe disa lapsa (mos i jepni shumë që ta hutoni) dhe ai e kupton idenë që arti ka vendin e vet. Vareni nëmur gjithçka bën.

/komuniteti