Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mënyra të thjeshta për t’a zbukuruar ditën e fëmijës

5 aktivitete të lira dhe të gëzueshme

Aktivitetet e lira dhe të gëzueshme për fëmijët tuaj

Hipni në traget. Vogëlushët e kanë shumë qejf transportin, sidomos nëse nuk kanë nevojë të përdorin karrigen e makinës. Kontrolloni linjat e aeroportit lokal apo spitalit– shumë prej tyre kanë transport falas ose tram që mund ta përdorni sa herë të dojë vogëlushi.

Nëse nuk udhëtoni me autobus shpesh, kontrolloni sistemin lokal të autobusëve dhe bëni një xhiro nëpër qytet duke iu gëzuar gjërave të reja nga një këndvështrim i ri.

Luani me brumë. Mësoni pak nga restorantet ku lejohen fëmijët dhe lejojeni vogëlushen tuaj të luajë me një top brumi. Brumi nuk duhet të jetë shumë i ngjitshëm ose shumë i hollë, mirëpo të ketë ngurtësinë e duhur për gishta të vegjël. Gjeni pak brumë tek shitorja apo furra e bukës ose bëni vetë brumë.

Tëholluesi është çasti më i bukur i këtij aktiviteti (kremi mbi ëmbëlsirë). Nëse ndjeheni e motivuar, me pjesën tjetër të brumit mund të bëni një picë ndërsa fëmija luan me copën e vet. Përndryshe, pjesën e brumit e ngrini dhe e ruani për lojëra të tjera.

Mbështjellëse të bukura. Nëse keni parë ndonjëherë një vogëlush të hapë një dhuratë, e dini që ka të ngjarë që ajo të shpërfillë atë që ka brenda dhe ta drejtorë gjithë vëmendjen tek kutia, letra mbështjellëse dhe fjongoja. Nëse nuk i ndryshini dot, atëherë bashkohuni me ta!

Mbështillni diçka të vogël, për shemull një kartolinë të bukur ose lodër që e keni, sigurohuni që të përdorni shumë letër dhe fjongo (edhe vizatimes e gazetës së të dielës bëjnë punë). Jepjani me poza.

Është aeroplani!. Kontrolloni aeroportin lokal për të parë nëse ka ndonjë kullë vëzhgimi – ose ndonjë sallë me dritare të mëdha nga ku fëmija mund të shohë aeroplanët tek ulen dhe ngrihen. Merrni dhe drekën me vete dhe kënaquni me shfaqjen.

Tek bukëpjekësi. Edhe pse vogëlushi juaj ende nuk është aq i madh sa të dijë të përdorë mikserin elektrik apo sitën e miellit, ai mund të jetë gati të drejtojë një operacion të spërkatjes së biskotave. E pra, piqni biskota (mund të bleni dhe brumë të gatshëm) dhe lejojeni të kënaqet me sheqerin pluhur.

Me siguri që do keni disa biskota pa gjë dhe disa të mbuluara me sheqer, mos harroni të bëni foto!