Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë duhet të dijë mashkulli para ardhjes së foshnjes

Foshnja po arrin. Nëse dëshironi të përgatiteni sa më mirë, ndëgjoni këshillat e prindërve me përvojë ...

Pa marrë parasysh se sa herë keni lexuar libra apo artikuj që gruaja juaj u fut ndër hundë, në fakt askush nuk mund të thotë se si ndihen burrat pasi që vjen fëmija- përveç baballarëve të cilët i kanë kaluar tërë këto. Ja se çfarë thonë ata...

Sa më shumë seks para se të ndodh moratoriumi

Gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, kur gruas tuaj po i rritet barku, juve mund të ju ulet epshi. Por mbani në mend se seksi është i ndaluar rreptësisht nga mjekët, të paktën gjashtë javë pas lindjes. Dorën në zemër, edhe e dashura juaj nuk do të jetë e gatshme menjëherë. Prandaj, muajt e fundit të shtatzënisë shfrytëzojini për lojëra, sepse shpejt do të fillojë një periudhë e re e abstenimit.

Shikoni "aty poshtë" në maternitet

Le të jemi të sinqertë - ardhja e një jete të re në botë, është e pabesueshme, por një pjesë e madhe e kësaj ngjarjeje të pabesueshme është e përgjakshme dhe kaotike. Mamitë në maternitet, mund të ju ftojnë që të shikoni atje poshtë, por nëqoftëse ju mendoni se nuk mundeni, jeni të lirë për të thënë jo.

Blejini dhuratë

Burrat janë mbështetje e madhe për gratë pas lindjes, por më shumë ose më pak për të qëndruar aty dhe për tu bërë “tifoz”. Në mënyrë që të mos ndjeheni si një “surfer” në valët e njerëzve të tjerë, shpërbleni të dashurën për përpjekjen e shquar. Blejini ndonjë gjë që e ka dëshiruar gjithmonë.

Bëhuni mjeshtër i pelenave

Pa marrë parasysh se sa jeni të mirë në punët e shtëpisë, në ndërrimin e foshnjes, prapëseprapë e keni të vështirë ta zgjidhni Rubikonin në pesë poteza. Por mundohuni të bëheni mjeshtër sa më parë. Do të habiteni kur të shihni se sa shpejt dhe sa efikas jeni në këtë punë. Prandaj investoni në këtë. Mbani në mend: me prova deri te përsosmëria.

Keni kujdes në depresionin postnatal

Sikurse shumica e grave, edhe e dashura juaj do të kalojë përmes rrënieve emocionale, të papritura dhe të paspjegueshme të paslindjes. Në disa raste ato janë kalimtare dhe pa rëndësi. Por në raste serioze, mund të zgjasin me javë të tëra apo të shpiejnë edhe në fatalitet. Sido që të jetë, depresioni postnatal është një gjë serioze dhe nëse e konsideroni që është e nevojshme, vizitoni mjekun sa më pare së bashku me gruan tuaj.

Mësohuni me jashtëqitjet dhe temave rreth saj

Pa marrë parasysh se sa tolerantë jeni për të gjitha llojet e gjërave të neveritshme, asgjë nuk mund të ju përgatisë për sasinë e tregimebve për jashtëqitjen, kur njeriu juaj i vogël vjen në jetën tuaj. Jo vetëm që do ta pastroni atë (nga tepihët, rrobet, qarqafët, apo kolltuqet) por do të ju duhet të vlerësoni ngjyrën, aromën, fortësinë apo teksturën e saj. Bëhuni mashkull i vërtetë dhe fortësoni vetveten.

Pregatituni për sasitë e mëdha të prodhimeve të fëmijëve

Mirësevini në periudhën më të bujshme të jetës suaj. Ulëse makinash, krevatë të vegjël, rrobe me tonelata, vende të posaçme për ushqim, janë vetëm disa nga prodhimet… Bleni në kohë, një dollap të veçantë për sasitë e pabesueshme të rrobeve të foshnjes.

Atësia = Seksi

Gratë e lira dhe ndonjëherë edhe ato të zëna, i adhurojnë meshkujt të cilët i pranojnë përgjegjësitë. Në fakt, shumë pak femra mund ti rezistojnë mashkullit i cili shtyen një karrocë. Në qoftë se edhe nuk shkëmbejnë ndonjë fjalë me ju, do të ju hedhin një buzëqeshje juve dhe foshnjes. Në çdo rast, babai i ri është një tërheqje e vërtetë për gratë, dhe vëmendja që ai do të merr, është një ilaç i vërtetë për mungesën e gjumit dhe lodhjes.

/komuniteti