Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çrregullimet që i sjell menopauza

Në fillim të menopauzës, gratë kanë probleme të mëdha me gjumin dhe pagjumësinë, të cilat janë të lidhura me mungesën e estrogjenit endogjen.

Insomnia është problem i shpeshtë tek gratë në perimenopauzë dhe postmenopauzë. Estrogjenet endogjene luajnë rol të madh në gjendjen emotive, sepse ndikojnë në aktivitetin e neurotransmiterëve qendror, sidomos serotoninës.

Alfa-receptorët për estrogjene (ER) mbizotërojnë në hipotalamusin ventramedial, ndërsa Beta-receptorët (ER) janë më të dendur në pjesën paraventrikulare dhe supraoptike, hipokampus. Me kalimin e moshës, në menopauzë vjen te rënia e vlerës së neurotransmiterit dhe neuromodulatorit (neurosteroidet, prostaglandinet dhe katehoestrogjenet). Njëkohësisht kemi rritje të vlerës së norepinefrinës dhe somatostatinës.

Çrregullimet më të shpeshta psikike janë: depresioni, ankthi, humbja e koncentrimit, nervoza dhe humbja e dëshirës seksuale. Kjo u vu re se, gratë që ishin më gjatë nën terapinë supstitucionale, më rrallë vuajnë nga sëmundja Alzheimer, e cila është shkaku më i shpeshtë i demencionit. Humbja graduale e kujtesës është manifestimi i parë klinik.

/komuniteti