Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gjakrrjedhja postmenopauzale

Gjakrrjedhja pas menopauzës nuk është normale

Nëse keni patur menopauzë komplete – keni mungesë cikli menstrual për më shumë se një vit – ju nuk duhet të keni gjakrrjedhje menstruale. Madje edhe njollat e vogla të gjakut nuk janë normale pas menopauzës. Nëse keni gjakrrjedhje postmenopauzale, kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kjo mund të jetë shkak i një sërë problemesh shëndetsore, ku disa prej tyre janë shumë serioze.

Këtu kemi një përmbledhje të shkaqeve më të zakonshme të gjakderdhjes postmenopauzale.

Shkaktarët e gjakrrjedhjes postmenopauzale

Shumë gjendje shëndetsore mund të shkaktojnë gjakrrjedhje menopauzale, duke përfshirë:

Polipet: Këto janë të rritura, zakonisht jokancerogjene, të cilat mund të zhvillohen në mitër, në qafën e mitrës, ose mbrenda kanalit të qafës së mitrës, dhe mund të shkaktojnë gjakrrjedhje.

Atrofia endometriale (të holluarit e endometriumit): Endometriumi, indi që lidh mitrën, mund të bëhet shumë i hollë pas menopauses, për shkak të zvogëlimit të nivelit të estrogjenit dhe mund të shkaktojë gjakrrjedhje të papritur.

Hiperplasia endometriale: Në këtë gjendje rreshtimi i mitrës bëhet shumë i dendur, zakonisht si rezultat i estrogjenit dhe progesteronit të shumtë dhe si rezultat mund të shkaktojë gjakrrjedhje. Disa pacientë me hiperplasia endometriale mund të kenë qeliza jonormale, gjë që shpie në kancer endometrial (kanceri i rreshtimit të mitrës).

Kanceri endometrial (kanceri i mitrës): Gjakrrjedhja pas menopauzës mund të jetë shenjë e kancerit endometrial.

Shkaktarët tjerë: Terapia hormonale, infeksioni i mitrës apo cervikut, përdorimi i medikamenteve të caktuara, dhe llojet tjera të kancerit mund të shkaktojnë gjakrrjedhje postmenopauzale.

Përcaktimi i shkakut të gjakrrjedhjes postmenopauzale

Mjeku juaj mund të përcaktojë shkakun e gjakrrjedhjes tuaj duke vlerësuar historinë tuaj mjekësore, performancën e testeve fizike dhe kryerjen e disa testeve shtesë.

Testet mund të përfshijnë:

Ultrazëri transvaginal: Gjatë këtij testi, një pajisje e veçantë e imazhit futet brenda vaginës në mënyrë që mjeku juaj mund të shikojë në organet pelvike dhe të kërkojë për anomalitë.

Biopsia endometriale: Një tub i hollë futet mbrenda mitrës dhe merret një mostër e vogël nga rreshtimi i mitrës në mënyrë që të dërgohet në laborator për analiza në kërkim të anomalive.

Histeroskopia: Gjatë këtij testi, mjeku juaj do të përdorë një instrument me një kamera të lehtë dhe të vogël për të kontrolluar brenda mitrës dhe të kërkojë për problemet.

D&C (dilatimi dhe kurimi): Ky test lejon mjekun tuaj të largojë indin nga rreshtimi i mitrës në mënyrë që të dërgohet në laborator për analiza.

Ultrazëri dhe biopsia mund të kryhen në ordinancë të mjekut; histeroskopia dhe D&C zakonisht kryhen në spital apo në qendra kirurgjike.

Si trajtohet gjakrrjedhja postmenopauzale?

Trajtimi mvaret prej shkaktarit të gjakrrjedhjes. Nëse polipët janë fajtorë , operimi është i nevojshëm për ti hequr. Atrofia endometriale mund të trajtohet vetëm me medikamente; hiperplasia endometriale mund të trajtohet me medikamente, siç është terapia me progestin, dhe/apo operimi mund të largojë zonat e trasha të endometriumit. Nëse keni hiperplasia endometriale, duhet të kontaktoni mjekun tuaj për monitorim të rregullt ditorë.

Si trajtohet kanceri endometrial?

Shumica e njerëzve me kancer endometrial, mund të trajtohen vetëm me operim. Gjatë operimit, mitra dhe cerviku do të largohen (procedura quhet histeroktomi totale). Në disa raste, hiqet vetëm një pjesë e vaginës; vezoret dhe tubat fallopian poashtu largohen së bashku me nyjet e afërta limfatike. Njerëzit me kancer endometrial të avancuar, mund të kenë nevojë ti nënshtrohen rrezatimit, terapisë hormonale, apo kemioterapisë së bashku me operim për t`u trajtuar.

Edhe pse gjakrrjedhja në dhe gjatë perimenopauzës është normale, gjakrrjedhja pas menopauzës nuk është. Çfarëdo gjakrrjedhje postmenopauzale, pavarësisht se sa është e lehtë, duhet të kontaktoni mjekun tuaj sa më parë që është e mundur. Nëse është kanceri shkaktarë i gjakrrjedhjes, sa më herët që fillon trajtimi, aq më shumë ka të ngjarë që ju do të keni një shërim të plotë.

/komuniteti