Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Menopauza dhe dhembja e gjoksit

Kurdo që një grua ka dhembje gjoksi, mendja e saj automatikisht shkon në dyshimin tek gjërat më të këqija. Në jetën tone të përditshme kemi mësuar që, kur jemi duke përjetuar një dhembje që nuk është e qartë atëherë diçka nuk është në rregull me atë zonë në përgjithësi.

Është pothuajse në natyrën njerëzore që të kërcejmë në konkluzione kur është fjala për dhembje. Normalisht kur një grua po përjeton një dhembje gjoksi, atëherë kjo na qon vetëm një gjë në mendje, e cila quhet menopauzë.

Kur iu është shfaqur menopauza dhe dhembja e gjoksit?

Menopauza dhe dhembja e gjoksit kanë të ngjarë që të ndodhin njëkohësisht. Pranoni këtë gjë rreth dhembjes së gjoksit sepse kjo gjë fillon mu para se të fillojë aktualisht menopauza, sepse nuk do ta kuptoni faktin se jeni duke përjetuar dhembjen e gjoksit sepse ju aktualisht do kaloni në menopauzë në të ardhmen e afërt.

Shumë gra të cilat po kalojnë gjatë menopauzës do jenë në gjendje të ju tregojnë që ato po përjetojnë menopauzën dhe dhembjen e gjoksit njëkohësisht. Faktikisht kur përfshihet menopauza ju mund të prisni pak dhembje edhe në gjinjtë tuaj.

Si e ndjeni dhembjen e gjoksit gjatë menopauzës?

Kur është fjala për dhembjen e gjoksit gjatë menopauzës, do vëreni se gratë kanë mendime të ndryshme në lidhje me të. Do dëgjoni disa të thonë që dhembja është vërtetë shumë e keqe përderisa të tjerat do thonë që nuk është edhe aq keq. A është kjo sepse nuk kanë shumë dhembje gjoksi gjatë menopauzës apo aktualisht kanë tolerancë më të lartë ndaj dhembjes?

Kur është fjala për menopauzë dhe dhembje gjoksi mund të ketë disa shkallë të ënjtjes dhe ju do të kuptoni se gjinjtë tuaj janë shumë të ndjeshëm dhe të dhembshëm. Kjo për shkak se trupi po kalon nëpër ndryshime të mëdha hormonale, prandaj trupi ka reaksione, madje edhe gjinjtë tuaj.

Si mund të më afektojë dhembja e gjoksit?

Nëse jeni një grua e cila do kalojë në menopauzë së shpejti atëherë duhet të llogarisni edhe në dhembjen e gjoksit. Kur të keni dhembje gjoksi ju duhet të vizitoheni tek mjeku, ti shpjegoni mirë simptomet të cilat i keni, mundësitë janë shumë të mira që çdo gjë të shkojë në rregull, dhe mjeku do ju tregojë se dhembja e gjoksit që po e kaloni ndodh për shkak se ju gjendjeni në fazën e perimenopauzës (menopauzës së parakohshme). Duke shpresuar që ju jeni duke kaluar nëpërmes fazës së menopauzës e cila nuk do të ketë shumë efekt mbi ju, në fakt, menopauza është një lajm më i mirë se sa të dëgjoni që diçka nuk është në rregull, siç mund të jetë kanceri i gjirit.

Gjatë kësaj vizite, mjeku juaj do të ju përshkruajë një lloj trajtimi për ju. Nëse po, atëherë ndiqni udhëzimet e mjekut me kujdes, në mënyrë që të mos përfundoni më keq se sa me dhembje gjoksi. Kur është fjala për menopauzë dhe dhembje gjiri do të të dëshironi që të bleni diç për gjumin e natës sepse kjo dhembje di të ju lejë zgjuar gjatë natës. Meshkujt e shikojnë këtë dhembje si një hiç, por kjo me të vërtetë dhemb.

Cilat janë mënyrat për ta zbutur dhembjen e gjoksit?

Nuk egziston ndonjë dietë ushqimore e cila do ju shëronte apo zvogëlonte dhembjen e gjoksit. E vërteta është që secili organizëm ndryshon. Megjithatë, kur është fjala për kafeinë, ajo është e njohur për dëmin që bën tek gratë duke përkeqsuar dhembjen e gjoksit, sepse dilaton enët dhe zgjeron nervat. Shumë gra aktualisht gjejnë ngushëllim kur është fjala për dhembje gjiri, duke shmangur konsumimin e kafeinës.

Nëse filloni të konsumoni më shumë fibra dhe perime me gjethe jeshile, kjo mund të ju ndihmojë të largoni estrogjenin e tepërt të cilin e përmban trupi.

A do të më largohet ndonjëherë dhembja e gjoksit?

Gjatë menopauzës dhe dhembjes së gjoksit do jeni më të lumtura të dëgjoni këtë se sa dhembja e gjoksit gjatë shtatzënisë, e cila aktualisht kalon me ndalimin e menopauzës. Por, mbani në mend që egzistojnë gra të cilat edhe në të 70tat e tyre po përjetojnë ende dhembjet në gjoksin e tyre. Por meqë jemi këtu mund të themi që asnjëri nuk është i njejtë dhe çdo njeri ka organizëm të ndryshëm./bebaime.com/