Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Menopauza është fillimi i diçkaje të re

Të gjithë kemi mikesha, të njohura, të afërme, të cilat i ndeshim çdo ditë dhe shpesh edhe mund të na ndodhë që të ndajmë me to shumë përjetime apo ndjesi që lidhen me menopauzën. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, pasi i ndihmon gratë e kësaj moshe të krijojnë një perceptim më të shëndetshëm rreth kësaj faze.

Gjithsesi gratë kanë filluar të kuptojnë tashmë se menopauza është më shumë se një ndryshim fizik. Kjo periudhë është një rit që ka një domethënie të thellë.

Disa psikologë e konsiderojnë atë si një thirrje për të bërë një zgjedhje në jetë: Një mesogrua tashmë ka një mundësi për të jetuar të ardhmen e mbushur me dashuri, kënaqësi, qetësi e paqe, duke shijuar kështu një sfidë të re krijuese.

Menopauza mund të zgjojë kurajën dhe dëshirën për të jetuar…dhe për të shijuar çdo ditë që vjen. Teksa gruaja lëviz përmes ndryshimeve komplekse dhe sistematike fizike të menopauzës ajo hyn në një fazë të re të jetës së saj.

Menopauza nuk është thjesht një ndryshim i shpërndarjeve të hormoneve, apo thjesht diçka kalimtare dhe periudhë emocionale disekulibruese. Menopauza është fillimi i diçkaje të re. Të gjithë e dimë se mendja dhe trupi kanë një lidhje esenciale dhe gjithnjë e më shumë ne e vlerësojmë aspektin shpirtëror si një pjesë tonën të rëndësishme.

Aspektet emocionale dhe shpirtërore tonat kanë një ndikim të madh në mirëqenien tonë fizike, pasi është trupi ynë ai i mban emocionet. Kur trupi ynë ndryshon, emocionet e fshehta dhe të ngurta lëvizin ose ndjejnë nevojë për të shpërthyer…ne jemi duke e vendosur veten në një formë të re dhe unike, të cilën nuk mund ta parashikojmë.

Pra, duke lëvizur përgjatë këtij procesi me kujdes dhe respekt gratë mund të sjellin tek vetja një fazë të re ku jetojnë të rigjeneruara dhe arrijnë ta shohim botën me një sy tjetër, me një këndvështrim të ri. Menopauza është një kohë që kërkon për ta lënë gjakun zgjuar, si për të treguar se jeta e bukur është duke ardhur.

Shumë gra janë të frikësuara nga shqetësimet fizike dhe emocionale, nga ndjesia e të qenit e përjashtuar prej kontributit që mund të japin në punë apo shoqëri, si dhe nga rreziku që ndjejnë për shëndetin e tyre gjatë periudhës së menopauzës.

Për shkak se brezat e kohëve të shkuara e kanë përjetuar gjithnjë në heshtje këtë fazë, shumë prej grave edhe sot ndjehen të pazonja nga shëndeti, që i bën të pavendosura për një zgjedhje në jetë. Frika mund t’i bëjë ato të pandërgjegjësuara rreth mundësive dhe shanseve të reja.

Ndërkohë që angazhimet aktuale ekonomike dhe sociale të rinisë së sotme sa vijnë e shtohen, shumë gra që përjetojnë periudhën e menopauzës mund të ndjehen pa vullnet dhe naive teksa priren të ndryshojnë.

Në vend që të mësojnë për të krijuar alternativa zgjedhjeje duke u bërë të përgjegjshme rreth këtyre ndryshimeve dhe forcës që ata kanë në vete, ato shpesh i “dorëzohen” moshës.

Por në shumë vende të botës gratë kanë gjithashtu mundësi të kërkojnë një terapi për trajtimin hormonal i cili mund të jetë i nevojshëm dhe shumë i ndihmues gjatë menopauzës (këtu është fjala për diçka më shumë sesa për të vendosur nëse duhet menduar rreth terapisë për zëvendësimin e hormoneve).

Ky trajtim ka dhënë rezultate pozitive tek shumë gra, të cilat vijnë së bashku për të nxjerrë zërin e botës së tyre të brendshme dhe të inkurajojnë njëra-tjetrën. Kështu zbulojnë se përjetimet e jetës, duke përfshirë dhimbjet private dhe eksperiencat e brendshme, kanë nevojë të ndahen tashmë.

Edhe sot si në kohërat e vjetra gratë përdorin barëra aromatike, dieta dhe ushtrime për të shtrirë qarkullimin e gjakut të menopauzës, shenjat e papritura të kuqe dhe të ngrohta, ndryshimet në lëkurë dhe intensitetet emocionale. Kështu është një mënyrë e mirë për të ndarë shqetësimet private dhe për të kuptuar çfarë po ndodh me to duke dëgjuar zërin e të tjerave.

Cilat janë simptomat e menopauzës, sa zgjasin dhe a mund të parandalohen?

Simptomat e menopauzës shkaktohen nga ndryshimet e nivelit të estrogjenit dhe progesteronit. Ndërkohë që vezorja sa vjen e bëhet më pak funksionale ajo prodhon më pak estrogjen dhe progesteron, ndaj si rrjedhim trupi menjëherë reagon.

Disa gra përjetojnë shumë pak, nganjëherë aspak, por disa të tjera përjetojnë simptoma të ndryshme që varirojnë nga ato të lehtat deri tek të rëndat. Ky variacion është normal, pasi një zbritje graduale e estrogjenit e lejon trupin që ngadalë të përshtatet me ndryshimet e hormoneve. Por tek disa gra ndodh zbritja e menjëhershme estrogjenit, duke shkaktuar kështu simptoma të rënda.

Menopauza është një pjesë natyrale e zhvillimit të gruas që nuk vjen papritur dhe nuk mund të pretendohet për ta parandaluar. Megjithatë janë disa mënyra (mjekësore dhe jomjekësore) që ndihmojnë për reduktimin, por edhe eliminimin e disa simptomave që shoqërojnë menopauzën.

Simptomat

1. Lëkurë e nxehtë, ndezëse

2. Ndryshime në gjendjen shpirtërore

3. Rënie e libidosë (dëshirave seksuale)

4. Çrregullim i ciklit menstrual

5. Tharje vagjinale

Tek shumica e grave simptomat e menopauzës zgjasin relativisht për një kohë të shkurtër. Megjithatë niveli i estrogjenit tek gruaja zakonisht mbetet i ulët pas menopauzës. Kjo mund të ndikojë në shumë pjesë të trupit, duke përfshirë organet urinare dhe seksuale, zemrën dhe kockat.

Kështu në një farë mënyre ndryshimet e menopauzës mund të zgjatin gjatë gjithë jetës. Por duke ngrënë në mënyrë të rregullt, duke u marrë me aktivitet fizik dhe duke ndërmarrë ndryshime pozitive në jetë mund të ndikojë që gruaja të ndjehet mirë dhe të ketë një jetë të shëndetshme edhe pas menopauzës.

Gjatë menopauzës bie dëshira për seksin

Disa gra thonë që gjatë periudhës së menopauzës dëshira e tyre seksuale bien. Në shumë raste shkaqet janë fizike. P.sh. niveli i ulët i estrogjenit nganjëherë sjell ndryshime fizike në organet seksuale të grave, duke e bërë marrëdhënien seksuale jo të rehatshme dhe me dhimbje.

Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet nëse mungesa e dëshirës seksuale lidhet me këtë arsye ose jo. Disa gra tregojnë se dëshira e tyre seksuale ndryshon për shkak të mënyrës se si ato ndjehen gjatë menopauzës.

Në këtë kontekst këshillimi dhe mbështetja e tyre mund të ndihmojë shumë që gratë të mësojnë strategji për t’u përshtatur me ndryshimet fizike dhe emocionale që ndodhin gjatë periudhës së menopauzës.

Këshilla për të hyrë lehtë në menopauzë

1. Merruni rregullisht me aktivitet fizik: E mban metabolizmin në formë dhe shpesh ndihmon për depresionin, ankthin, stresin dhe humbjen e peshës.

2. Ushqehuni me dieta të shëndetshme dhe të pasura me zarzavate, fruta dhe esenca te acideve vajore. Peshku i ujërave të ftohta përmban sasi të mjaftueshme të acideve vajore. Kjo ndihmon për të mbështetur sistemin nervor, i cili është i rëndësishëm për kujtesën dhe funksionimin e trurit.

3. Arrat dhe farat mund të shtohen në burimin e dietës, pasi përmbajnë proteina dhe acide vajore.

4. Shmangni sheqernat e panevojshme, alkoolin dhe kafen. Shmangni duhanin, pasi mund të ndikojë në ankthet e natës.

5. Kujtoni se ky balancim në trupin tuaj është gjithëçfarë ndikon në shëndetin tuaj. Jini të sigurt për të ushqyer mendjen, trupin dhe të mbeteni fizikisht të shëndetshëm, kështu shpirti dhe jeta juaj emocionale do ju sjellin ndjenja pozitive dhe lumturi./telegrafi/

/komuniteti