Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pagjumësia dhe problemet me gjumin gjatë menopauzës

Një gruaje para menopauzës, vezoret i ndalojnë prodhimin e hormoneve estrogjen dhe progesterone. Rënia e këtyre hormoneve mund të lajmërojë simptome të reja, duke përfshirë këtu nxehtësinë trupore dhe djersitjen gjatë natës. Kur temperatura juaj e trupit fillon të ngritet gjatë gjumit të natës, ju do të zgjoheni. Në momentin kur nxehtësia trupore largohet ju do ndjeheni për ca minuta të djersitura dhe jokomforte. Shumë gra pas këtij momenti e gjejnë rikthimin në gjumë shumë vështirë.

Më shumë se gjysma e grave në menopauzë kanë probleme me gjumin si rezultat i nxehtësisë trupore dhe djersitjes. Mungesa e gjumit të natës, potencialisht mund të shpie në probleme të tjera, duke përfshirë luhatjen e disponimit, lodhjen dhe pagjumësinë.

Shkaktarët e problemeve të gjumit

Si shtesë krahas djersitjes dhe nxehtësisë trupore, gratë në menopauzë dhe perimenopauzë mund të përjetojnë probleme me gjumin si pasojë e depresionit, ankthit dhe çrregullimeve të disponimit. Nëse jeni duke u përballur me stres shtesë emocional, tingulli mental mund t`ju pengojë fjetjen. Poashtu gjendjet fizike siç është apnea, pagjumësia, sindromi i këmbëve të papushueshme, mund të kontribojnë në problemet e gjumit gjatë menopauzës.

Mënyrat e trajtimit

Mjeku juaj do t`ju rekomandojë mënyra të reja jetese, për të reduktuar nxehtësinë frekuente trupore apo për ta bërë të mundshme fjetjen gjatë këtyre periudhave.

Ushqehuni mirë dhe ushtroni rregullisht

Është e rëndësishme të ushqeheni rregullisht, të konsumoni ushqime të balansuara dhe ushtrime të rregullta ditore në mënyrë që të ndihmoni në parandalimin e nxehtësisë trupore. Ushqyerja apo ushtrimet shumë afër kohës së gjumit mund të disbalansojnë orën tuaj natyrore të trupit dhe pengojnë fjetjen.

Vishni veshje të lirshme

Fjetja në veshje të përpunuara nga fibra natyral, siç është pambuku, i lejon trupit të merr frymë më lehtësisht.

Përdorni çarçafë pambuku

Pambuku qëndron më i freskët ndaj lëkurës tuaj dhe mban larg të nxehtit I cili mund te shkaktoje djersitje tek ju.

Mbajeni të freskët dhomën tuaj të gjumit

Dhoma e freskët ndihmon një gjumë të mirë, më shumë se sa një dhomë e ngrohtë. Mbani një rregullator ajri të freskët.

Shmangni ushqimet pikante

Çfarëdo ushqimi, pikant apo jo, i cili shkakton djersitje mund të shkaktojë shqetësime nëse e hani para kohës së gjumit.

Shmangni nikotinën, kafeinën dhe alkoholin

Nëse konsumoni pije me gaz apo pini duhan shumë afër kohës së gjumit, ju nuk do të mund të flini për shkak të energjisë të cilën e jep kafeina dhe nikotina. Një gotë vere para kohës së gjumit mund t`ju ndihmojë të flini por ajo interferon me ciklin natyral të gjumit. Edhe nëse shkoni të flini më herët pas pirjes së verës, ju do zgjoheni më heret se normalisht dhe do ndjeheni më pak të pushueshme.

Pushoni kurdo që mundeni

Stresi emocional mund të rris sensitivitetin ndaj ndryshimeve të temperaturës, e cila shkakton djersitjen dhe temperaturën trupore. Provoni teknika relaksimi siç është joga, ushtrimet dhe masazhimi, të cilat e ndihmojnë trupin tuaj të ballafaqohet në mënyrë natyrale me stresin apo ankthin.

Nëse këto trajtime të mënyrës së jetesës nuk ju sjellin qetësi, mjeku juaj mund të ju sugjerojë terapi zëvendësuese hormonale (HRT). Zëvendësimi i estrogjenit zakonisht është i administruar përmes pilulave, kremërave vaginale apo fashave. Në disa raste, estrogjeni kombinohet me progesteronin, por studimet kanë theksuar që njerëzit që konsumojnë estrogjenin dhe progesteronin të kombinuar për një periudhë të gjatë kohore janë më të rrezikuar nga kanceri i gjirit, sëmundjet e zemrës, tromboza dhe ataku.(Estrogjeni i vetëm nuk ka shfaqur këtë rrezik nga kancerit të gjirit apo sëmundjeve të zemrës, por ka shfaqur rrezik ndaj atakut dhe trombozës)./bebaime.com/