Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtimi në peshë gjatë perimenopauzës dhe menopauzës – shkaqet dhe zgjidhjet

Pesha e shtuar rreth abdomenit është një nga ankesat më të shpeshta të grave në perimenopauzë

Si shumë gra që hyjnë në perimenopauzë apo i qasen menopauzës, e gjejnë veten duke përjetuar një shtim të pashpjegueshëm në peshë – sidomos rreth belit dhe ijeve - pavarësisht nga përpjekjet e tyre më të mira për dietën. Shpesh metodat e tyre për të menaxhuar dietën, të cilat kanë patur sukses, tani papritur janë joefektive. Në fakt, pesha e shtuar rreth abdomenit është një nga ankesat më të shpeshta të grave në perimenopauzë.

Nuk keni ndonjë arsye përse ju duhet të vendosni për ndonjë gjë në këtë fazë të jetës tuaj, lëreni vetëm shtimin në peshë. Sigurisht që gjërat do të komplikohen paksa gjatë perimenopauzës. Luhatjet hormonale, vite të tëra të ekspozuara ndaj toksinave, tendenca natyrale e trupit tuaj për mbajtjen e estrogjenit – prodhimi i qelizave yndyrore në këtë kohë mund të rezultojë me ca peshë shtesë. Por kjo nuk nënkupton që do mbeteni ashtu.

Shtimi në peshë gjatë menopauzës

E njëjta pikë metabolike vlen edhe për trupin tuaj post-menopauzal ashtu siç e ka bërë më parë "ndryshimin". Shtimi në peshë në menopauzë është vetëm edhe një simptomë tjetër i rezultuar nga sistemi juaj jashtë kontrollit. Për të rivendosur baraspeshën, ju keni nevojë për të kuptuar se çfarë po ndodh me thelbin e fiziologjisë tuaj dhe emocionet. Për një diskutim më të thellë për ta bërë këtë, referohuni artikullit rreth humbjes natyrale në peshë.

Një nga shumë kënaqësi të menopauzës është largimi i efekteve të maskimit të estrogjenit. Përderisa ky proces mund të shkaktojë disa simptome, është më e lehtë për ju të kuptoni se çfarë është duke funksionuar mirë për ju. Shumë gra kanë gjendje të tillë si rezistimi ndaj insulinës apo lodhja e veshkave, e cila është zhvilluar gjatë një kohe të gjatë, por kjo ndodh vetëm pasi niveli i estrogjenit bie atëherë ato janë në gjendje të vërejnë simptomet - dhe të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të rregulluar ato.

Pse shtimi në peshë gjatë menopauzës ndodhë në mënyrë universale për gratë? Kjo mvaret nga individi, por janë disa shkaqe që janë shumë të zakonshme. Qelizat tuaja yndyrore dhe hormonet tuaja janë pjesë e një rrjeti të gjerë të sistemit reagues bio i cili orkestron oreksin tuaj, metabolizmin, rregullimin e ngrohjes, tretjes, dhe detoksifikimin. Çfarëdo shqetësimi kronik gjatë sistemit ka potencial të shkaktojë shtim në peshë (dhe simptome tjera të menopauzës, siç janë nxehtësia dhe dëshira për të ngrënë).

Shkaktarët e pashpjegueshëm të shtimit në peshë

Çdo ditë ne zbulojmë më shumë rreth natyrës së ndërlikuar të hormoneve dhe peshës, por ekziston një lidhje jetike në mes të metabolizmit, insulinës dhe yndyrës së trupit. Me vite, shumë gra kanë ndjekur dietën me yndyrëra të ulëta dhe karbohidrate të larta, me shumë ushqim të procesuar (pasta, bukë, krekerë, birrë dhe verë, etj). Gjatë kohës kjo dietë mund të shkaktojë një gjendje të njohur si rezistimi ndaj insulinës. Kur ju jeni rezistent ndaj insulinës, trupi juaj konverton çdo kalori në yndyrë - madje edhe nëse ju jeni në dietë. Rezultatet janë këto, përderisa ju jeni duke shtuar peshë, qelizat tuaja janë duke vdekur urie!

Lidhja e dytë themelore është në mes të stresit dhe yndyrës së trupit. Hormonet e stresit, siç është kortizoli, e bllokojnë humbjen në peshë. Kjo ndonjëherë quhet “Efekti i zi”: përkundër ushqimit të mjaftueshëm, trupi e interpreton stresin e zgjatur si uri, dhe përsëri shkon në gjendjen rrethore - gjë që e bën shumë efektive.

Stresi mund të jetë i lidhur me emocionet, fizikun apo madje edhe dietën. Dietat e ndryshme, ndjeshmëria nga ushqimi i paadresuar apo restriksionet e ndryshme kalorike, të gjitha këto janë një formë e stresit. Shumica prej nesh jemi nën sasi të madhe stresi - shpesh më të madhe se sa që e mendojmë - dhe sa më shumë që zgjat, ajo shpie në inflamacion kronik dhe çrregullim metabolik të quajtur disbalansim adrenal.

Këto mekanizma punojnë së bashku – dhe shumë nga ne kombinojmë jetën me shumë stres me dietën me pak yndyrë dhe shumë karbohidrate. Kjo krijon një disbalans të madh hormonal dhe pastaj shtimi në peshë është i paevitueshëm. Për më shumë, kjo dietë shkakton disbalansim neurotransmetues, i cili shpie në dëshirën për të ngrënë. Për arsye se trupi juaj nuk mund ti lexojë nivelet e sheqerit optimal të gjakut apo të seratoninës, ju atëherë keni nevojë të konsumoni gricka dhe kafe, në mënyrë që të ndiheni më mirë. Por ato vetëm egzagjërojnë rezistencën ndaj insulinës dhe lodhjen e veshkave, duke shtuar masë trupore. Ky është një rreth vicioz.

Për gratë në perimenopauzë, një çështje tjetër e shtimit në peshë është niveli gjërësisht i luhatshëm i estrogjenit dhe për gratë në menopauzë, nivelet e reduktuara të estrogjenit. Me rënien e prodhimit të estrogjenit nga vezoret tuaja, trupi juaj kthehet në prodhimin sekondar, duke përfshirë yndyrën e trupit, lëkurës dhe organeve tjera. Nëse trupi juaj është duke u ballafaquar me baraspeshën hormonale, yndyra e trupit bëhet më e vlefshme. Shpeshherë trupi juaj balanson humbjen e estrogjenit me masën kockore, për të cilat ka nevojë për qelizat shtesë yndyrore. Natyrisht, nëse jeni të stresuara dhe në dietë të lehtë yndyrore, trupi juaj do të luftojë ti mbajë të gjitha këto në ajër – dhe do të refuzojë të largojë yndyrën shtesë të trupit./bebaime.com/

Zeka (2 vite më parë)
A ka barna per qetesim te menopauses,nese din dikush te me tregoj.Ju faleminderit.

/komuniteti