Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

E qeshura e parë

Një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij muaji është e qeshura e parë dhe gugatja. Kjo fillon gjatë gjumit për arsye që nuk janë të njohura. Ky mund të jetë një sinjal që fëmija ndihet i përgjumur ose po i përgjigjet një impulsi të brendshëm.

Është shumë bukur të shohësh të porsalindurin të buzëqeshë në gjumë, por kënaqësia më e madhe vjen nga fundi i muajit, kur ai fillon të përgjigjet me buzëqeshje në momentet që është aktiv.

Këto buzëqeshje të para dashurie do t’ju lidhin akoma më tepër me njëri-tjetrin dhe ju shpejt do të zbuloni se vetëm duke e parë, e dini tashmë se kur do të qeshë, të lëshojë zëra, t’ju shohë.

Gradualisht ju do të njihni zakonet e njëri-tjetrit, kështu loja juaj do të kthehet në një vallëzim në të cilin ju këmbeni rolet e drejtimit. Duke i njohur dhe duke iu përgjigjur sinjaleve të fëmijës tuaj edhe në këtë moshë, ju i thoni atij se mendimet dhe ndjenjat e tij janë të rëndësishme dhe ai mund të ndikojë në botën që e rrethon.

Këto mesazhe janë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe vetëvlerësimin e tij.

/komuniteti