Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gjatësia e fëmijës

Matjes së gjatësisë së fëmijës shpesh i jepet rëndësi e pakët. Kjo nuk është e drejtë, megjithëse njohja e gjatësisë së fëmijës ka rëndësi më të kufizuar se njohja e peshës. Gjatësia ndryshon më me vonesë se pesha kur fëmija nuk shkon mirë, por edhe ajo ndryshon kur shkaqe të ndryshme e dëmtojnë fëmijën. Veçanërisht kur fëmijët nuk ushqehen në mënyrë të rregullt, për një kohë të gjatë, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje e çrregullime të zgjatura, mbesin prapa jo vetëm në peshë por edhe në gjatësi. Dihet gjithashtu se ka disa gjendje të tjera të veçanta, në të cilat gjatësia mbetet prapa që në fillim të jetës së fëmijës së vogël. Këto gjendje zbulohen nga mjeku.

Gjatësia në lindje

Gjatësia e foshnjes në lindje është mesatarisht rreth 50 cm. Meshkujt në lindje janë pak më të gjatë se femrat. Pavarësisht nga kjo janë normale edhe ata fëmijë që lindin mbi 47 cm. Nën këtë limit kemi të bëjmë me fëmijë të parakohshëm në lindje.

Rritjet në gjatësi gjatë vitit të parë

Sa më i vogël është fëmija, aq më e shpejtë është rritja e tij në gjatësi. Mjafton të themi se gjatë gjithë vitit të parë foshnja ka një rritje në gjatësi prej 20-25 cm. Në fund të vitit të parë fëmija arrin 70 - 75 cm.

Shtesat mujore gjatë vitit të parë

Në lindje 50 cm

1 muajsh 52 cm

2 muajsh 54 cm

3 muajsh 57.5 cm

4 muajsh 61 cm

5 muajsh 63 cm

6 muajsh 65 cm

7 muajsh 66 cm

8 muajsh 67.5 cm

9 muajsh 69 cm

10 muajsh 70 cm

11 muajsh 71 cm

12 muajsh 72 cm

Kjo tabelë i referohet fëmijës që ka lindur me gjatësi 50 cm.

Rritjet në gjatësi pas vitit të parë

Pas vitit të parë rritja e fëmijës në gjatësi vazhdon të jetë mjaft e ndjeshme, megjithëse ajo bëhet më e ngadalshme. Në fund të vitit të dytë fëmija ka një gjatësi që shkon nga 81 deri në 84 cm. Në fund të vitit të tretë gjatësia e fëmijës shkon nga 90 deri në 92 cm. Pas vitit të tretë fëmija zgjatet mesatarisht 5-6 cm në vit. Vetëm gjatë periudhës së zhvillimit gjinor i riu zgjatet mesatarisht 7-8 cm në vit. Në shumicën e të rinjve rritja në gjatësi përfundon nga 17-18 vjetët, pak më shpejt ose pak më vonë. Matja e gjatësisë së fëmijës bëhet menjëherë pas lindjes dhe më pas është mjaftueshëm një herë në muaj.

Nita ^ ^ (8 vite më parë)
Info e mire kjo
Mami Alda (8 vite më parë)
Vajza ime ka lindur 4.350 gr dhe 55 cm e gjate. Ka mbushur 10muaj dhe ka 2- fishuar peshen dhe eshte 71 cm e gjate... Eshte normale? Faleminderit
Silasu <3 (11 vite më parë)
te nderuara nena ketu nuk ju kthen pergjigjje pediatri ..! duhet qe ti beni pyetjet tek pyet pediatrin.respekt :)
Xhevrije (11 vite më parë)
Learti ka lind 3.750 tash i ka 7 muaj peshon 10 kg
Hasan (12 vite më parë)
Djali eshte 5 vjeqar sipas juve normal sa duhet te kete peshe dhe gjatesi?
Besa (12 vite më parë)
Vajza ime edhe 1 jave i mbush 4 vjet. Eshte e gjate 1 meter e 6 cm ndersa ka peshen 21 kg. Ju lutem me tregoni a eshte ne rregull?
Dita (13 vite më parë)
Femija im i ka 3 muaj, i ka 7 kg e 400 gr, e i gjate 70 cm, cka mendoni a eshte mire?

/komuniteti