Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Zhvillimi psiqik tek fëmijët

Shpejtësia e të folurit tek fëmijët është individuale.

I posalinduri i shëndetshëm në ditët e para të jetës, pothuajse fle pandërprerë. Zgjohet vetëm kur të jetë i uritur apo i etur. Të gjitha aktivitetet jetësore bazohen në këto funksione të cilat janë të nevojshme për egzistencë: thith, merr frymë, fle. Këto funksione zhvillohen në mënyrë refleksive.

Gjatë muajit të dytë, foshnja fillon të shfaq ndryshime të disponimit. Shikimet e bebëzave të syrit bëhen më të kordinuara. Mban shikimin më gjatë – fikson objektet e afërta. Aftësia e kujdesit paraqet një shkallë të rëndësishme në zhvillimin psiqik.

Kur foshnja ndjek me shikim një objekt shkëlqyes, kjo është e kushtëzuar me një sërë procesesh psiqike. Atë objekt duhet ta shohë, ti interesojë dhe të shfaqë dëshirën për ta shikuar më gjatë.

Pas shikimit të objektit, mund të shtrihet dora me dëshirën për ta kapur.

Në muajin e katërt, foshnja njeh objektet dhe fytyrat, të cilat i sheh më shpesh, fytyrën e nënës, shishen e qumështit, dhe shpreh gëzim kur i sheh.

Ky është fillimi i kujtesës rreth muajit të gjashtë, kur në mënyrë aktive kap objektet të cilat i ofrojmë. Luan me lodra, njeh fytyrat e anetarëve të shtëpisë. Fytyrat e ngrysura e frikësojnë dhe e vëren kur dikush do ta ngrit nga pozita e shtrirë dhe pregatitet duke bërë lëvizje.

Në gjysmën e dytë të vitit të parë të jetës bëhen më të dukura shprehjet e tij. Shprehja e fytyrës ndërron sipas disponimit. Kujtesa përmirësohet. Mund ti ndëgjojmë rrokjet ma-ma, ba-ba. Përsërit fjalët të cilat i ndëgjon edhe pse ende nuk i kupton.

Në tremujorin e fundit të vitit të parë të jetës, fëmiu fillon të kuptojë disa fjalë apo shprehje.

Një ndihmesë e madhe në zhvillimin psiqik ofron ecja. Kur të fillojë fëmiu të ecë, ai do ta njeh ambientin më shumë dhe do ta pasurojë përvojën e tij.

Zhvillimi i të folurit paraqitet zakonisht në vitin e dytë të jetës. Shpejtësia e të folurit është individuale dhe e ndryshme. Fëmiu i zhvilluar normalisht duhet të flasë, gjer në fund të vitit të dytë të jetës.

Ngecja e gjatë e të folurit e vonshëm mund të shkaktohet nga disa arsye: mosndëgjimi, ngecja shpirtërore, ndikimi i keq i rrethit. Rrethi mund të ndikojë në mënyrë të gabuar tek fëmiu, ose është i lënë pas dore ose i lastuar jashtë mase. Kuptohet që lënja pas dore e fëmiut mund të lë gjurmë në zhvillimin psiqik tek fëmiu.

Në fillim të vitit të dytë të jetës, fjalori i fëmiut përmban rreth 5-7 fjalë. Më pas pasurohet më shumë. Në fund të vitit të dytë, fëmiu do të fillojë të formulojë fjali.

Në fund të vitit të tretë, fëmiu do flasë me fjalorin e rrethit ku ai jeton. Zhvillimi psiqik, zhvillohet shumë shpejt. Fillon kureshtja me një sërë pyetjesh: çfarë është kjo? kush është ky?.

Fëmiu do ti dijë të gjitha emërtimet e gjërave, emrat e njerëzve, dhe kur kjo zhvillohet më tej, do fillojnë pyetjet në mënyra të tjera: ku, kur, pse, nga?. Është e qartë se dëshiron të dijë se çfarë po ndodh përreth tij.

Në vitin e tretë zhvillohet vetëdija për vetveten, e kupton shprehjen “Unë” dhe më nuk flet për vetveten në veten e tretë.

Kujtesa (memorja) në muajin e tretë fëmiu mban në mend vetëm disa minuta. Në fund të vitit të parë, mban në mend rreth dy javë. Në fund të vitit të dytë, disa muaj ndërsa në fund të vitit të katërt mban në mend për rreth një vit. Fëmiu i moshës 5-6 vjeç mban në mend pak a shumë më gjatë.

Orientimi në kohë, mbrëmë, sot, nesër, fillon në vitin e katërt të jetës së fëmiut. Orientimi për ditët e javës fillon në moshën 6-7 vjeçare ndërsa për vitet fillon aty nga mosha 9-10 vjeçare.

/komuniteti