Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë duan foshnjet?

1. Fytyrën e nënës

Kur i sapolinduri juaj nuk fle, kohën e lirë zakonisht e kalon duke ju shikuar. Duke ditur që foshnjet shohin në 20 - 30 cm largësi, është largësi e duhur në mes të fytyrës tuaj dhe foshnjes kur e ushqeni. Në moshën 2 muajshe foshnja njeh imazhin tuaj dhe në paraqitjen tuaj reagon me buzëqeshje. Interesantne është që foshnja juaj në fillim njeh formën e kokës, frizurën, mjekrën tuaj e tek më vonë sytë, hundën, gojën tuaj.

Edhe nëse mendoni që i sapolinduri juaj nuk kupton asgjë, flisni me të sa më shumë me gjestikulacionin e përshtatshëm. I bëni pyetje dhe përgjegje, bëni fytyra qesharake, ngritni vetullat dhe ndiqni se si reagon foshnja juaj në këtë. Shumica në fillim vetëm do të vështrojnë e më vonë do të mundohen ti imitojnë lëvizjet.

2. Ngjyrat e forta

Prindërit shpesh për foshnjet e tyre zgjedhin ngjyra të çelta pasteli për garderobën, lodrat, mbulesat e tyre….por megjithatë, hulumtimet kanë treguar që foshnjet i duan dhe kënaqen me ngjyrat e forta, sidomos atë të kuqen, vjollcen dhe të kaltrën.

Kjo bazohet në foshnjet nga 3-4 muajshe, sepse para kësaj moshe nuk i shohin ngjyrat qartë.

3. Muzikën

Foshnjet thjeshtë i adhurojnë tingujt e ziles, telefonit apo të lodrave muzikore (sidomos ato të cilat varen në krevate). Interesante është që në fillim të vegjëlisë së tyre ata tregojnë kureshtjen për lloj të veçantë të muzikës, përderisa disa lloje taktesh mund ti pengojnë. Gjithashtu, foshnjat herët tregojnë se a ka ndjenja për ritëm, pra disa bëjnë lëvizje në ritëm muzike ndërsa disa foshnje tjera lëvizin pa kurfarë takti.

Ajo që të gjithë foshnjet e duan është që të krijojnë muzikën e tyre, qoftë ajo ndonjë ushtimë apo më vonë ndonjë instrument muzikorë.

4. Vogëlushët

Arsyeja kryesore se pse foshnjeve, iu duken interesantë vogëlushët (rreth 3 vjeç), është sepse ata gjithmonë kanë zë ushtues ku foshnjeve kjo iu pëlqen. Gjithashtu, ajo se me çfarë ata i tërheqin foshnjet janë lëvizjet dhe emocionet, por edhe ajo se ata janë të vegjël dhe shumë të ngjashëm me foshnjet.

5. Prekjet (përkëdheljen, miklimin)

Foshnjet i adhurojnë prekjet, veçanërisht masazhet dhe xiglimet, sepse në këtë mënyrë iu dhuroni vëmendjen e shtuar. Foshnjeve i pëlqen shumë masazhimi, përderisa xiglimi i argëton dhe i kënaq. Mes muajit 4 dhe 6, foshnjet reagojnë në prekje me buzëqeshje dhe të qeshura.

6. Telekomandat

Fëmijët zakonisht tregojnë interesim për telekomandat në largësi aty rreth muajit 16-të, kur të fillojë ti imitojë veprime tuaja. Argëtohet duke i shtypur butonët me forma dhe ngjyra të ndryshme dhe kur të shikojë se çfarë ndodh kur e shtyp një buton dhe çfarë ndodh kur shtyp butonin tjetër.

Përveç kësaj, vogëlushëve iu duken interesantë edhe telefonat mobilë të cilët cingërojnë, iu ndezen dritat kur shtypen, e sidomos iu duket sfidë, kur nuk iu lejohet për ti prekur.

7. Kafshët

Kafshët kanë efekt të pabesueshëm tek foshnjet. Nëse keni kafshë shtëpiake, fëmiu e ndjen që ju ATË e doni, prandaj e ndjen se është i sigurtë. Gjithashtu, shumica e prindërve kur shohin qenin apo macen në rrugë kanë dëshirë të ia tregojë fëmiut. Fëmiu e ndjen që qenia e gjallë është më interesante se sa lodra, sepse lëvizjet e tij janë të paparashikueshme, argëtuese dhe thjesht kënaqen duke i shikuar dhe lozur me ta.

8. Lojërat msheftas

Lojërat për tu fshehur janë një nga lodrat më argëtuese për foshnjet. Para muajit të 8-të, ai mendon që kur të jeni fshehur, ju keni shkuar, dhe nuk jeni më aty. Megjithatë, nga muaji 9-10-të, fëmijët e dinë që ju jeni aty, dhe presin me padurim që ju të paraqiteni apo që të ju kërkojë se ku jeni fshehur. Me kohë, foshnjet e inicojnë vet këtë lojë, duke fshehur sytë me duar apo duke u fshehur pas gjërave me qëllim për të ju befasuar.

9. Aksesorët shkëlqyes

Gjërat shkëlqyese i tërheqin vëmendjen foshnjeve, sidomos vathët e varura apo edhe varëset e qafës. Aksesorët shkëlqejnë në dritë dhe foshnja nuk mund ti ndajë sytë nga kjo, madje duke u munduar edhe ti kapë. Këto reaksione janë të mundura pas muajit të 4-të, prandaj jeni të kujdesshëm, sepse në këtë periudhë, foshnja teston gjërat duke i futur në gojë.