Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ndjenja e fajit tek nënat – si të trajtohet kjo gjë?

Ndenja e fajit të nënës është një vuajtje që më së shumti qëllon moshën në mes 20 dhe 40 vjeç

Të gjithë e ndjejmë kohë pas kohe, ndjenjën e fajit në një farë mënyre. Në fakt, 94% e nënave gjithandej, ndjehen të turpëruara mbi këto qështje duke filluar që nga koha që e kalojnë me fëmijët e tyre e gjer tek lloji i pelenave që i përdorin.

Ndenja e fajit të nënës është një vuajtje që më së shumti qëllon moshën në mes 20 dhe 40 vjeç, thonë ekspertët. Por faji aktualisht mund të shërbejë si mjet ndihmës – perderisa ju nuk e zgjatni më tej. Mund të përmbajë kontrollë dhe balansë. Truku qëndron aty që ju dëshironi të kontrolloni fajin, më shumë se sa që dëshironi që ai tju kontrollojë ju.

Tju ndihmojmë që të tejkaloni këtë ndjesi, ne kemi dhënë disa nga ndjesitë më të shpeshta të nënave që servilizohen ndaj fajit dhe çfarë të bëni rreth tyre.

Të ushqyerit e foshnjes me qumësht me formulë

Ju mbushni shishen për të ushqyer foshnjen tuaj që qan, dhe vëreni vetullat e ngjizura gjithandej. Mendoni që të gjitha nënat tjera janë duke ushqyer foshnjet e tyre me gji, përveç jush.

Qetësohuni! Ju mund të ndjeheni sikur jeni nëna e vetme në univers që ushqen foshnjen me qumësht formula, por kjo qëndron larg nga e vërteta. Nga çfarëdo arsye që rrjedh kjo, qumësht gjiri të pamjaftueshëm, kthimi në punë apo ndonjë gjë tjetër, shumë nëna gjejnë vetveten duke u mbështetur në furnizimin me formulë apo zëvendësim të gjidhënjes.

Dhe ende, ne ndihemi keq: Në një anketë, 79 % e nënave që ndaluan ushqimin, thonin që ndihen me faj për këtë gjë. Pas disa javësh qarje më shumë se vet foshnja, ato kalonin në formula. Por tani ndihen të konsumuara nga faji. Kudo që shikoni, madje edhe në paketime të qumështit formula, shkruan që gjidhënja është më e mira.

Mos dhënja e gjiut nuk është se ju nuk e doni foshnjen tuaj. Foshnjat që ushqehen me formula janë gjithashtu të lulëzuara, të ushqyera dhe të rritura. Një nënë thotë: Gjëja më e mirë që mund të bësh për foshnjen tënde është të jesh nënë e lumtur dhe nëse kjo nënkupton pa gjidhënje atëherë kjo është zgjedhja më e mirë sipas jush për familjen tuaj.

Përdorimi i TV-së si kujdestarë foshnjesh

Koha për të pregatitur darkën, dhe ju e futni fëmiun në karrigen e tij dhe vendosni para TV-së. Ai është i lumtur, por ju ndjeheni me faj sepse shikoni sytë e tij që kanë shikimin diku larg.

Qetësohuni! Në 2003, AAP (Akademia Amerikane e Pediatërve) lajmëroi që fëmijët nën 2 vjeç, nuk duhet të shikojnë TV. Nuk duhet ti leni para DVD, përderisa ju bëni dush, apo të përkëdheleni dhe të shikoni programe për fëmijë.

Ky rekomandim u bë tagji urgjente për nënat me faj. “Unë fillova të lë djalin tim të shikojë Baby Einstein në moshën 1 vjeç dhe ai ende shikon DVD. Por pasi që lexova rekomandimin për të ndaluar këtë, unë jam në panikë” – pohon një nënë.

Nëse e thyeni këtë rregull, nuk jeni e vetmja. Anketa pohon që vetëm 9 % e nënave e kanë ndaluar TV-në tërësisht. Dhe 70 % mendojnë që është në rregull ti lënë foshnjet të shikojnë pak TV. 51 % të tjera i lënë foshnjet që të shikojnë TV. Por, më e turpshmja është që 32 % e nënave gënjejnë rreth asaj se sa shikojnë TV fëmijët e tyre!.

A është TV me të vërtetë aq i keq? Jo. Përdorimi i argëtimit me TV si një formë e kohës së qetë është plotësisht në rregull. Çelësi është moderimi i kohës. Nëse fëmiu juaj është nën 2 vjeç, mbani atë në minimum, deri në 15 minuta. Shikoni TV bashkë me fëmiun tuaj, dhe zgjedhni programe që janë të përshtatshme. Nëse fëmiu është më i madh shikoni në guidat programore për parashkollorët dhe fëmijët më të mëdhenj. Mandej relaksohuni dhe lejoni fajin që të fluturojë.

Të ushqyerit e fëmijëve me ushqim xhonkë

Në fund të një dite të gjatë stresuese, vozitja përmes telefonatave, por me një dorë në qese me ushqim për fëmijët tuaj, ju mendoni për nënën tuaj, e cila asnjëherë nuk e ka bërë këtë gjë.

Qetësohuni! Me siguri, atje jashtë diku, ka fëmijë të cilët nuk kanë njohuri për patatet e skuqura. Ndoshta edhe ju keni qenë një prej tyre. Nëse fëmijët tuaj mund të nuhasin pataten e skuqur me kilometra larg, të tjerat sigurojnë që nuk jeni vetëm, 76 % e prindërve thonë që mbështeten tek ushqimi i shpejtë disa herë në muaj apo më shpesh.

Ndonjëherë harrojmë që ushqimi i shpejtë – që nuk është zakonisht opcioni më i mirë për tu ushqyer – nuk është helmues. Pra sikur TV-ja, çelësi është moderimi i kohës dhe zgjedhja mençur.

Ngrënja e ushqimit të shpejtë dyherë në javë është në rregull, përderisa nuk mbështeteni në të më shpesh.

Kjo nënkupton konsumimi i hamburgerit të thjeshtë në vend të hamburgerit duble me sos dhe djathë shtesë, sanduiç pule në vend të patatinave, picë perimesh me më pak djathë në vend të fafaronëve, apo patate të skuqura apo sallatë në vend të patatinave.

Nëse familja juaj konsumon ushqim të shpejtë më shpesh sesa ushqim të pregatitur në shtëpi, atëherë bëni ca ndryshime. Ju mund të servoni ushqime të shëndetshme pa kaluar orë të tëra në kuzhinë – provoni ushqime të gatshme nga dyqanet e mëdha si pulë të pjekur, mish viçi apo sallata me gjevrekë.

Bëjuni të ditur fëmijëve tuaj që ushqimi i shpejtë është “gjë që ndodh rrallë”. Pastaj leni ndjenjën e fajit që të fluturojë.

Lënja e fëmiut me kujdestaren

Është dita e parë e kujdestarisë dhe fëmiu juaj duket në rregull – por ju jeni e shkatërruar. Lotët ju rrëshqasin faqeve, ndaloni para se të niseni për punë me një puthje të fundit dhe përderisa shkoni në punë duke shpejtuar që të ktheheni sa më shpejt në shtëpi.

Qetësohuni! Nënat që punojnë ndjehen me faj për dëshirën që kanë për të punuar. Nëse ju jeni në këtë pozicion, duhet ta dini që studimet kanë treguar disa herë që kujdestaria e mirëfilltë ndaj fëmiut mund të promovojë aftësi të njohurive, të gjuhës dhe sociale. Çlirojuni nga faji duke zgjedhur kujdestaren apo çerdhen më të mirë që mundeni për fëmiun tuaj.

Për të zbutur situatën, bëhuni familjare me kujdestaren e fëmiut tuaj, para se të ktheheni në vendin e punës.

Qëndroni larg nga ‘lufta e nënave’ online ndërmjet nënave që punojnë dhe nënave amvise. Në vend të kësaj, mund të lexoni forumet që përkrahin nënat që punojnë.

Dhe, përfundimisht, mbani në mend që puna juaj shërben për një qëllim krucial. Ju e dini që po bëni më të mirën për familjen tuaj, qoftë për arsye financiare apo sepse kjo ju bën të lumtur.

Bërtitja ndaj fëmijëve tuaj

Vogëlushi juaj fillon britmat në momentin pasi që foshnja juaj më në fund do të flejë. Ju mund ti thoni me një zë pak më të lartë: Mos e zgjo beben! Dhe vogëlushi juaj ju shikon në sy, i frikësuar.

Qetësohuni! Asnjeri nuk ndihet mirë duke iu bërtitur fëmijëve të tij. Në fakt, disa anketa, rezultojnë që bërtitja është një nga fajet e numërta të ndjenjës së fajit tek nënat. Kur kjo ndodh, shikoni me kujdes sjelljet e juaja. Mos ishte bërtitja jashtë asaj të zakonshmes? A jeni zakonisht e qetë me fëmiun tuaj? Nëse po, atëherë shikoni këtë si një mundësi për të dy, për të mësuar.

Tek libri The No-Cry Discipline Solution, autorja Elizabeth Pantley, thotë "Edhe prindi më i qetë mund të humbasë durimin dhe të bërtasë kohë pas kohe.”

Bindni fëmiun tuaj që çdo gjë është në rregull, dhe sqaroni çfarë ka ndodhur: “ Ndonjëherë njerëzit bërtasin sepse janë të zemëruar. Por kjo mund të lëndojë ndjenjat e njerëzve. Më fal. Do të ishte më mirë, po të kisha thënë: Të lutem, rri i qetë. Bebi po fle.”

Por nëse bërtitja bëhet shprehi, ju duhet të ndërmerni masa për të marrë akcion për të menagjuar zemërimin tuaj dhe për të reduktuar nivelin e stresit tuaj. Mund të lexoni për këtë libra apo artikuj, të konsultoheni me ndonjë këshillëdhënës apo kërkoni ndihmën e nënave tek bebaime.com.

Të mos qenit në gjendje për të përballuar të gjitha shpenzimet

Shoqet tuaja të cilat janë nëna, të gjitha i kanë regjistruar fëmijët e tyre në kurset e vallëzimit të fëmijëve në ato më të shtrenjtat dhe ndër më të famshmet. Ju do të keni dëshirë ti bashkoheni, por nuk ua mban xhepi.

Qetësohuni! Është e lehtë të ndihesh keq kur nuk mund të jeni në gjendje për ti ofruar këtë aktivitet fëmiut tuaj. Por shumë nga këto gjëra nuk janë të domosdoshme. Ajo çfarë kanë nevojë fëmijët është dashuria – jo aktiviteti i shtrejtë apo lodrat. Në fakt, shumë gjëra mund të jenë problem. “Nëse çdoherë ia plotësoni dëshirat fëmiut, ai kurrë nuk do të mësojë vlerën e parasë”, spjegon një psikoterapiste. “Ju do të duhet ti mësoni ata, si të kënaqen në jetë dhe si të zgjedhin problemet, në mënyrë që, nuk do të ketë të bëjë kjo, me blerjen e gjërave apo shfrytëzimit të parasë.”

Në vend të fokusimit të asaj se çfarë do të mund ti jepni fëmiut tuaj, fokusohuni në atë se çfarë mund të ketë ai. Psh. në vend të kursit të shtrenjtë të vallëzimit mund ta dërgoni në kurse falas apo në librari për të lexuar. Nëse ai ka dëshirë për të zier, ju mund ti ofroni lodër kuzhine, apo ti ndihmoni për të punuar maketën e kuzhinës nga letra. Ju mund të ndjeni fajin duke u larguar, ndërkohë që shikoni fëmiun tuaj të lumtur duke u argëtuar me këto gjëra.