Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushtroni joga me bebin tuaj

Mundohuni që të ushtroni joga së bashku me bebin tuaj – në këtë mënyrë njëkohësisht do të mund të kujdeseni për bebin dhe do të bëni diç të mirë për trupin tuaj.

Nëse para ca muajve jeni bërë me bebe dhe keni vendosur të humbni peshën e fituar gjatë shtatzënisë, por për shkak të kujdesit për anëtarin e ri të familjes, nuk po mund të gjeni kohë të lirë për ushtrime atëherë mundohuni që të ushtroni joga së bashku me bebin tuaj – në këtë mënyrë njëkohësisht do të mund të kujdeseni për bebin dhe do të bëni diç të mirë për trupin tuaj.

Para fillimit të ushtrimeve, këshillohuni me mjekun tuaj, i cili do të ju tregojë nëse jeni të gatshme për lodhje fizike, respektivisht nëse trupi juaj është shëruar mjaftueshëm pas lindjes.

U preferojmë tre ushtrime joga, të cilat mund ti praktikoni në dhomën tuaj.

Ushtrimi i parë

Qëndroni shtrirë në dysheme me gjunjë të përkulur, ndërsa bebin vendoseni të kthyer nga ju, në mënyrë që të mbaje ijet tuaja. Njëkohësisht kur të drejtoheni dhe ngritni shputat nga dyshemeja, mbani bebin tuaj tërë kohën. Përsëriteni ushtrimin 8 – 10 herë dhe merrni frymë thellë.

Ushtrimi i dytë

Vendoseni bebin ulur para jush, dhe më pastaj pozicionohuni e mbështetur në gjunjë, duke e mbajtur në shputa. Së pari shtrihuni dhe drejtoni duart, duke mbështetur të pasmet tuaja në dysheme, dhe pastaj prap mbështuni në gjunjë dhe afroni fytyrën tuaj bebit. U garantojmë që ky ushtrim do të jetë shumë argëtues për ju dhe njëkohësisht do të ju forcojë kurrizin dhe do të ju lirojë nga dhembjet e shpinës.

Ushtrimi i tretë

Vendoseni bebin para jush dhe qëndroni e shtrirë në bark, ndërsa krahët mbajini në mënyrë që duart tuaja të prekin shpatullat. Kapeni bebin në shputa dhe lehtësisht ngritni kokën dhe gjoksin nga dyshemeja dhe merrni frymë thellë, pastaj përsëri lirohuni dhe lironi frymën. Përqëndrohuni në frymëmarrjen e drejtë dhe përsëriteni këtë disa herë.