Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Përdorimi i bimëve medicinale

Bimët medicinale shërojnë një sërë sëmundjesh të rëndësishme madje pa shkaktuar efekte anësore, ndaj mjekët nuk duhet të jenë skeptikë në përdorimine e tyre, shprehen drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në territorin shqiptar numërohen 80 bimë medicinale të rritura në mënyrë natyrale, por deri më tani ato grumbullohen dhe eksportohen si lëndë e parë për t’u përpunuara në fabrikat jashtë vendit.

“Orientojmë dhe rekomandojmë mjekët të mos jenë skeptikë, përkundrazi t’i njohin dhe t’i përdorin, e natyrisht t’u themi edhe farmacistëve që të bëjnë kujdesin maksimal, por të jenë jo vetëm të kontrolluara në raport me eksperiancat e tyre, por të kontrolluara edhe nga standardet e OBSH dhe e klinikave europiane. Shumë nga këto bimë, të përpunuara në mënyrë farmacitë tona si bimë mjekësore me efekte të mira në trajtimin e shumë sëmundjeve. Ka vend për të përmirësuar legjislacionin, për të vlerësuar mjekësinë tradicionale, për të vlerësuar më shumë bimët mjekësore”, thotë Pëllumb Pipero, drejtor i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ambientalistët thonë se moskultivimi dhe mënyra e mbledhjes së këtyre bimëve po çon drejt zhdukjes disa prej tyre. Alarmi vjen për çajin e malit dhe rigonin, për të cilët specialistët rekomandojnë kultivimin si formë e vetme për të mos i humbur.

“Problem është çaji i malit, që të gjithë ne e njohim, edhe kjo vjen edhe për faktin e një teknike të thjeshtë që nuk aplikohet, që është korrja në vend të shkuljes që ndodh ndonjëherë. Problematik është edhe rigoni. Rreziku i zhdukjes së shumë speciave si pasojë e vjeljes jo sipas standardeve, bëjnë që të dëmtohet ambienti dhe ekosistemi. Fakti kultivimit të tyre është pozitiv dhe e kompenson këtë rrezik”, shprehet ambientalisti, Lavdosh Ferrunaj.

Bimët medicinale njihen si shëruese të mjaft sëmundjeve. Për herë të parë është zhvilluar një konferencë me temë teknologjia farmaceutike dhe bimët medicinale, duke iu referuar studimeve për efikasitetin e barnave bimore dhe mungesën e efekteve anësore të tyre. 09/2012

 

Arta Hoxha

/komuniteti