Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Belbëzimi

Hezitimi në të folur është i zakonshëm tek fëmijët. Por, kur ky vazhdon, atëherë kemi një problem të belbëzimit Disa fëmijë kanë probleme në artikulim e disa të tjerë vështirësi me shprehjen e gjuhës, me vendosjen e mendimeve në fjali ose si rezultat i fjalorëve të tyre, që janë të varfër ose duan kohë të formulojnë një fjali të plotë.

Belbëzimi në literaturën mjekësore zakonisht njihet me termin ‘balbuciues oselogoneuroze’ dhe vlerësohet si një ndër çrregullimet më të rënda të të folurit. Belbëzimi ose ndryshe marrja e gojës vihet re te fëmijët gjatë moshës 3-5 vjeç, pikërisht në periudhën kur truri i fëmijës zhvillohet shpejt dhe arrin njëkohësisht të kuptojë dhe të mendojë shpejt, por aftësia për t’i shprehur mendimet nuk është e njëjtë me atë të trurit

Një vonesë në të folur sinjalizon një problem, por një vonesë e madhe është arsye për t’u shqetësuar. Hezitimi në të folur është i zakonshëm tek fëmijët. Por, kur ky vazhdon, atëherë kemi një problem të belbëzimit. Disa fëmijë kanë probleme në artikulim e disa të tjerë vështirësi me shprehjen e gjuhës, me vendosjen e mendimeve në fjali ose si rezultat i fjalorëve të tyre, që është i varfër ose duan kohë të formulojnë një fjali të plotë. Belbëzimi në literaturën mjekësore zakonisht njihet me termin “balbuciues oselogoneuroze” dhe vlerësohet si një ndër çrregullimet më të rënda të të folurit. Belbëzimi ose ndryshe marrja e gojës vihet re te fëmijët gjatë moshës 3-5 vjeç, pikërisht në periudhën kur truri i fëmijës zhvillohet shpejt dhe arrin njëkohësisht të kuptojë dhe të mendojë shpejt, por aftësia për t’i shprehur mendimet nuk është e njëjtë me atë të trurit. Ndaj dhe fëmijët në kë! të moshë nuk arrijnë të flasin po aq shpejt sa mendojnë.

Shpejtësia e buzëve dhe e gjuhës ende nuk është aq e shpejtë, sa ajo e trurit. Gjatë bisedës, tek ta vihen re ndalesa të shpeshta, marrje të gojës, mosgjetje të fjalës së duhur dhe gjithashtu moskoordinim të frymëmarrjes. Me kalimin e kohës, te fëmija ekuilibrohet shpejtësia e zhvillimit të trurit me gjuhën dhe buzët, prandaj vihet re, se fëmijët gjatë rritjes flasin më rrjedhshëm dhe nuk kanë vështirësi në gjetjen e fjalorit të duhur. Belbëzimi merr përmasa serioze tek ata fëmijë, që nuk e përshpejtojnë aftësinë e të folurit në raport me atë të trurit deri në moshën 5 vjeç. “Paaftësia për të komunikuar, siç duket sjell dëshpërim dhe zemërim, dhe ndonjëherë edhe ndrojtje për të folur në publik”, - thotë profesor Edward Conture i Universitetit “Vanderbilt” në Nashville të Tenesisë. Nuk mund të komunikosh kur të duash apo të thuash atë që ! do, ta shprehësh gjithnjë ashtu siç dëshiron ti. Dhe gjith! kush mund ta kuptojë sesa pa shpresë të bën të ndihesh diçka e tillë.

Doktor Conture gjithashtu thotë se prindërit dhe mësuesit mund të ndihmojnë në të tilla raste duke siguruar një mjedis sa më qetësues, që i jep fëmijës kohë të mjaftueshme për t’u shprehur. Ata duhet gjithashtu të mos kritikojnë apo të zemërohen kur fëmija nuk i nxjerr dot fjalët dhe duhet të kërkojnë ndihmën e një terapisti që të punojë me fëmijën. Me këto masa ka shpresa që fëmija ta kalojë këtë problem. Një raport i kohëve të fundit tregon se fëmijët që e kanë më të vështirë të përballojnë stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndërsa shkencëtarët thonë se 50 deri në 80% e këtyre fëmijëve e kalojnë këtë fazë deri në moshën pesë vjeç.

Cilat janë disa nga shkaqet e belbëzimit?

Specialistët e kësaj fushe si mjeke, psikologë, logopedistë mendojnë se faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e belbëzimit mund të jenë të shumtë dhe të ndryshëm si: dëmtimi organik, çrregullimet psikike, vendi ku jeton individi i atakuar nga belbëzimi, klima e vendbanimit, rrethi familjar si dhe ai shoqëror, të folurit keq në familje, marrja e medikamenteve pa kontroll, tronditje shpirtërore si dhe faktori gjenetik, e cila përcillet brez pas brezi.

Është konstatuar dhe vërtetuar eksperimentalisht, se tek fëmijët të cilët lindin të “mëngjër” (janë ata fëmijë, të cilët shkruajnë me dorën e majtë), nëse iu imponohet nga ana e prindërve dhe nga ana e mësuesve që duhet të përdorin dorën e djathtë dhe jo të majtën tek fëmijët është vënë re se ata janë bërë nervozë, kanë shfaqur ankth, nuk kanë dashur të shkojnë në shkollë, si dhe shumica prej tyre kanë urinuar në shtrat. Prandaj është e nevojshme që ! prindërit duhet të jenë të mirëkuptueshëm ndaj tyre nëse fëmija shkruan me dorën e majtë apo kryen punë të ndryshme me të, si p.sh në lojë në ngrënie etj.

Personi, i cili belbëzon është plotësisht i vetëdijshëm për problemin që mbart, prandaj shpesh nuk shoqërohet me persona të tjerë me motivacionin që të mos kuptohet nga to. Po kështu vepron dhe në familje duke u izoluar dhe nuk kontakton me prindërit, vëllezërit dhe motrat. Një sjellje e tillë bën dhe familja, duke e izoluar dhe duke mos e integruar në shoqërinë e tyre. Ky izolim i pavetëdijshëm nga belbëzuesi dhe të afërmit e tij, mund të paraqesë një rrezik shumë të madh. Fëmija rrezikon në këtë rast, që nga çrregullimi që mbart të kalojë në një çrregullim edhe më të rëndë siç është autizmi.

Veçoritë e belbëzimit

Përsëritja e rrokjes, e fjalës ose mosgërmëzimi i shkronjave janë veçoritë kryesore të belbëzimit. Mosshqiptimi i saktë i rrokjeve ose fjalëve shoqërohet me lëvizje motorike, si: lëvizje e shpejtë e qepallave të syve dhe deri në mbajtjen mbyllur të tyre derisa personi të mbarojë atë që ka për të thënë. Vihet re se në fillim të rrokjes ose të fjalës, instinktivisht, mundohen të fitojnë kohë dhe e fillojnë me një pauzë: “ëëëë…” Kjo ndodh, se e kanë më të thjeshtë t’i shqiptojnë zanoret nga bashkëtingëlloret, gjithashtu e kanë më të thjeshtë t’i shqiptojnë fjalët e shkurtra nga ato më të gjatat. Vihet re se këta fëmijë belbëzojnë më shumë në fjalën e parë të fjalisë. Kalimin e shkronjave nga bashkëtingëllore në zanore e kanë të vështirë, ndaj edhe belbëzojnë.

Fëmijët belbëzojnë më shumë në këto situata:

- gjatë një bisede në telefon

- kur thonë një emër

- kur thonë diçka të rëndësishme

- kur nuk kanë kohë të mjaftueshme për të thënë diçka

- kur mendojnë, se po belbëzojnë dhe nuk kuptohen nga të tjerët

- kur flasin me dikë të rëndësishëm për ta

- kur flasin në publik

Nëse fëmija ka gjasa të belbëzojë…

Për ta minimalizuar belbëzimin te fëmijët duhet patjetër konsultimi i rregullt dhe periodik mes treshes: terapist - prind – mësues:

1. Ndihmojini fëmijët të largojnë ankthin kur flasin.

2. Mundohuni ta inkurajoni të flasë më shumë se të gjithë pjesëtarët e tjerë në familje.

A. Kur ai flet dëgjojeni me kujdes dhe jepini rëndësi asaj ç’ka ai thotë, gjatë bashkëbisedimit shikojeni në sy dhe vëzhgojini me kujdes gjestet e tij.

B. Megjithëse nga gjestet mund ta kuptoni se çfarë do të thotë, hiquni sikur nuk e keni kuptuar, derisa fëmija të shprehë mendimin e tij. Mungesa e besimit në vetvete e detyron që mesazhin ta përcjellë nëpërmjet gjesteve dhe të largohet nga fjalët.

C. Gjatë kohës që fëmija flet, dëgjojeni me kujdes dhe mos ia prisni fjalën. Përshtatjuni edhe ju shpejtësisë së të folurit të tij kur flisni dhe formoni një atmosferë të rehatshme e të këndshme gjatë dialogut.

D. Hiqni dorë nga pyetjet e shpeshta drejtuar fëmijës. Përgjigjet e pyetjeve tuaja le të jenë: “PO” ose “JO”.

Fëmija duhet të dëgjohet me kujdes pikërisht atëherë kur flet me dëshirën e tij dhe lejojeni të flasë sa të dëshirojë.

E. Kini gjithashtu kujdes intonacionin e zërit që përdorni kur flisni me fëmijën. Mos të jetë as shumë i lartë e as i ulët, pasi edhe mund të mos t’ju kuptojë.

3. Pakësoni stresin te fëmija

A. Megjithëse mund të kaloni një ditë të ngarkuar me punë dhe nuk keni durim të flisni me fëmijën dhe ta dëgjoni atë, duhet të duroni, të bisedoni me të dhe ta dëgjoni. Fëmija nuk duhet të qëndrojë vetëm në dhomën e tij, përkundrazi, lejojeni t’ju shpjegojë ndodhitë e asaj dite dhe të dëgjojë diskutime të ndryshme të pjesëtarëve të familjes.

B. Mundohuni të mos ia bëni të pranishëm fëmijës ndjenjën e frikës, të turpit dhe të neglizhencës. Përkundrazi, krijojini atij një mjedis qetësues dhe inkurajues në familje në mënyrë që t’i japë atij mundësinë për t’u shprehur.

4. Kaloni kohë me fëmijën

a. Mundohuni të kaloni kohë të konsiderueshme me fëmijën tuaj gjatë ditës. Bëjeni fëmijën të flasë dhe ta ndiejë që nuk është e rëndësishme mënyra se si flet, por ato çfarë ai thotë. Lexojini përralla, anekdota ose histori të ndryshme me zë të plotë, të rrjedhshëm dhe me intonacionin përkatës për çdo fjali, qofshin ato dëftore, pyetëse apo habitore.

Kini kujdes në zgjedhjen e tekstit që do t’i lexoni fëmijës. Sigurohuni që të jetë i kuptueshëm për fëmijën, të jetë në nivelin e inteligjencës së tij dhe të mos ketë gabime gramatikore.

b. Pasi të keni mbaruar leximin, lejojeni fëmijën ta tregojë me fjalët e veta dhe asnjëherë mos i bëni pyetje specifike në lidhje me tekstin.

c. Mundohuni të dialogoni me fëmijën rreth temave që atij i duken interesante dhe kurrë mos e kritikoni kur ai flet. Nëse ka ndonjë situatë që duhet t’i tregoni gabimin që ka bërë, kritikojeni me shumë kujdes, por mos u nxehni dhe mos e ngrini asnjëherë zërin.

d. Lejojini fëmijës të justifikohet për gabimin e bërë dhe mos ia prisni fjalën gjatë justifikimit, edhe nëse ai nuk ka të drejtë. Nëse ka vështirësi gjatë shpjegimit, mos u nervozoni, por ndihmojeni që të shprehet. Pikërisht këto janë situatat në të cilat ju mund ta ndihmoni më shumë.

Kini kujdes! Asnjëherë mos ia merrni fjalën nga goja, priteni deri sa ta thotë vetë atë çfarë ka për të thënë.

5. Jini model në të folur për fëmijën tuaj

a. Flisni ngadalë qetë dhe rrjedhshëm, jo vetëm gjatë të folurit në bisedat familjare, por edhe kur jeni duke i lexuar përralla fëmijës. Mundohuni t’i ndani fjalët nga njëra-tjetra dhe të flisni me ngadalë, por asnjëherë të mos flisni ose të lexoni me rrokje. Gjithmonë shqiptojeni fjalinë të plotë, por me ngadalë.

b. Flisni lirshëm, pa u bërë i bezdisshëm dhe me zë të butë. Kjo është edhe mënyra e të folurit që duhet të mësojë fëmija.

6. Normalizoni situatën kur fëmija belbëzon

a. Është më mirë të mos reagoni kur fëmija belbëzon, dëgjojeni me durim dhe bëni sikur nuk e dëgjuat belbëzimin e tij.

Mund të ndërhyni ndonjëherë, por me shumë kujdes, me qëllim që të mos ta ndrydhni në shqiptimin e disa fjalëve të vështira, fjalë që mbase nuk i përkasin fjalorit të përditshëm të fëmijës. Kini kujdes në të tilla raste me intonacionin e zërit, me buzëqeshjen tuaj, si edhe në fjalitë që përdorni.

Për shembull: mos përdorni shprehje të tilla si: “E di që është e vështirë për ty”, “Të mundoi shumë shqiptimi i kësaj fjale”, “Fol më ngadalë, që të mos belbëzosh!” “Mos i mbyll sytë kur flet!”. Flisni me fëmijën në lidhje me tema të ndryshme, por asnjëherë mos hapni si temë diskutimi “belbëzimin”. Nëse fëmija dëshiron ta ndajë me ju, mundohuni t’i shpjegoni se nuk është shumë e rëndësishme. Të gjithë njerëzit kanë probleme të ndryshme që i eliminojnë me kohën… 03/2012

Liza Z

/komuniteti