Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Keni fëmijë hiperaktivë?

Fëmijët ose të rinjtë që shfaqin mungesë përqendrimi dhe çrregullime hiperaktiviteti, kur rriten rrezikohen të kalojnë aksidente automobilistikë, në shtëpi apo në punë, 8 ose 12 herë më shumë se fëmijët e tjerë.

Specialistët pohojnë se mungesa e përqendrimit dhe hiperaktivitetit mund të kthehet në një problem serioz si në jetën shkollore ashtu dhe në atë familjare të fëmijës.

Ky problem mund të zgjidhet me ndihmën e ilaçeve dhe kurave psikosociale. Fëmijët e kuruar pasqyrojnë zhvillime pozitive në krahasim me ato që nuk kurohen. Tek fëmijët të cilët nuk kurohen, shfaqen probleme të ndryshme si dëshira për të lënë shkollën, mospërfundimi i saj, humbja e besimit në vetvete.

Cdo fëmijë i lëvizshëm nuk është hiperaktiv

?do fëmijë mund të jetë i lëvizshëm apo i padurueshëm por nuk është hiperaktiv. Nëse problemet vazhdojnë edhe pas marrjes së masave dhe mbështetjes së nevojshme të shkollës atëherë është një gjendje që duhet kuruar. Ne e dimë që 9 nga 10 fëmijë ndalojnë kur u thuhet “mos lëviz”.

Krahas kësaj duhen analizuar rastet e problemeve të lindura nga mosplotësimi i përgjegjësive apo detyrave përkatëse. P.sh përfundimi i pjatës përpara nuk është një detyrë apo përgjegjësi. Por nëse fëmija refuzon të shkojë në shkollë dhe në vitet në vazhdim përjeton probleme me punën, të cilat pengojnë frekuentimin e rregullt të saj, atëherë mund të shihet si një problem serioz.

Fëmijëve nuk u duhet gjë televizori

Specialistët mendojnë se koha e kaluar para televizorit është në proporcion të drejtë me mundësinë e shfaqjes së hiperaktivitetit në vitet në vazhdim. Sa më e madhe të jetë koha e kaluar para televizorit aq më shumtë do të jenë dhe problemet e përjetuara nga fëmijët në fushën e kontrollimit të sjelljes, zhvillimin e gjuhës dhe mungesës së përqendrimit. Fëmijët nën moshën tre vjeç nuk kanë nevojë për programe edukative. Fëmijët kanë nevojë thjesht të qëndrojnë me prindërit, të luajnë, të flasin. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti