Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook


Problemet në çift nuk zgjidhen me dhunë


Në jetën martesore mund të shfaqen sjellje apo huqe të vështira dhe të padurueshme të cilat nuk mund të zgjidhen lehtë. Përpjekjet e burrit apo gruas për të zgjidhur këtë problem ndonjëherë mund të lindin mendime dhe sjellje të gabuara.

Me kalimin e kohës krijohet mendimi se “bashkëshorti/a im/e është një person i vështirë” dhe bashkëshortët sillen sikur nuk ka asnjë problem. Por problemet nuk fshihen asnjëherë dhe pas shumë viteve mund të dalin duke thënë “ne jemi këtu”.

Gjatë jetës martesore çiftet përballen me shumë probleme të vështira dhe të padurueshme të palës përballë. Ndërkohë që femrat nuk mund të durojnë faktin se burrat nuk i dëgjojnë me vëmendje, burrat nuk mund të durojnë përballë këmbënguljes së femrave në realizimin e një dëshirë apo kërkesë. Nëse këto anë negative nuk zgjidhen në kohën e duhur atëherë shfaqen probleme mes çiftit. Nëse burri pasqyron anë të papëlqyera nga gruaja ai humbet respektin në syrin e saj. Femrat të cilat e pranojnë martesën si “një institucion të detyrueshëm që duhet pranuar” flasin më pak ose më shumë, i përkushtohen punëve të shtëpisë dhe fëmijëve. Ndërsa burrat mund të ndjejnë pak mall për ditët e beqarisë, për mungesën e përgjegjësisë, përkujdesjet e nënës, dhembshurinë e saj.

Ndërkohë që bashkëshortët përpiqen të zgjidhin problemet e palës përballë, ato mund të bëjnë disa gabime. Gabimi më i madh i femrave është besimi në pazgjidhshmërinë e problemeve që kanë një zgjidhje dhe përpjekja për ta zgjidhur çështjen me qëllim të mirë por duke luftuar. Femrat zakonisht i shmangen burimit të problemit dhe diskutojnë duke kritikuar. P.sh ndërkohë që gruaja dëshiron t’i transmetojë burrit kërkesat e saj në lidhje me moszhvillimin e bisedave që e nënvlerësojnë atë në shoqëri shohim se biseda ka kaluar në një anë krejt tjetër, tek “nëna jote” apo “babai im”. Dhe pas një periudhe ndarjeje mes çiftit, jeta vazhdon përsëri si më parë. Problemet vetëm mbulohen dhe mblidhen. Dhe ç’është më rëndësishmja bashkëshortët e përshkruajnë bashkëshortin si “burri im është shumë i vështirë, nuk ka si ai” duke e bërë atë të jashtëzakonshëm. Nuk duhet harruar se vështirësia li! dhet me pikëpamjen ose këndvështrimin tonë. Ky koncept e bën gruan të gabojë në rrugën e kërkimit të zgjidhjes.

Ndërsa burrat përpiqen t’i zgjidhin problemet duke bërtitur, kufizuar, dënuar apo mbyllur gojën e palës përballë. Ata mendojnë se në këtë mënyrë problemi është zgjidhur por gabohen sepse kur të plaken gruaja do t’i përgjigjet burrit në këtë mënyrë, madje disa herë më fort. Pasi fëmijët martohen, e ata bëhen gjyshër, burri trajtohet si një “i pavlerë, barrë”. Nuk mund të durohet as qëndrimi i tij në shtëpi.

Në fillim familja ime

Bashkëshortët mund t’i zgjidhin anët e vështira me disa metoda. Në fillim duhet nuk duhet krijuar ndjenja se bashkëshorti duhet ta plotësojë medoemos dëshirën tënde. Dëshirat duhen transmetuar me anë të konceptit “në fillim familja ime”, larg ndjenjës “unë”, të shoqëruara me respekt. Krahas kësaj ashtu siç janë krijuar mundësitë para martesës për të folur e dëgjuar njëri-tjetrin, edhe pas martesës duhet të dëgjohet. Femrat të përpiqen t’i bëjnë kritikat me gjuhën “unë” dhe jo “ti”. P.sh nëse burri vjen vonë në shtëpi të përdoren fjalët “nuk më pëlqen të pres” dhe jo “gjithnjë vjen vonë”.

Fol pak, mos e merr shpesh në telefon

Gabimi i përgjithshëm i femrave është se nuk flasin pak e qartë por përpiqen ta marrin bashkëshortin shpesh për ta pyetur “ku je”, “çfarë po bën”, “me kë je”, të drejtojnë vazhdimisht pyetje si “a më do”, “sa më do”, të informojnë pjesëtarët e tjerë të familjes rreth problemeve, të ankohen duke qarë, të shohin dhomën e gjumit si një mjet dënimi, të ndërhyjnë duke vendosur kufij “fol me këtë”, “mos fol me këtë”, të kërkojnë interesimin me fëmijët sapo hyjnë në shtëpi duke u ankuar “merri këta fëmijë se më lodhën”, të kritikojnë familjen e burrit gjatë diskutimeve dhe të rikujtojnë vazhdimisht të kaluarën.

Mos thuaj “tashmë jemi të martuar , ç’na duhet”

Ndërsa gabime e burrave janë të kthejnë kokën në anë tjetër ndërkohë që gruaja flet, të formojë fjalë urdhërore si “ma bëj një kafe”, “pushoje këtë fëmijë”, të mos bisedojë, të mos thurë fjali motivuese dhe për këtë të servirë arsye si “ç’duhet, tani jemi martuar”, të flasë në shoqëri rreth gruas me fjali nënvlerësuese si “ajo nuk e di”, “ajo nuk kupton”, “ajo nuk mundet”, të kontrollojë rrogën e gruas, t’i japë asaj një kuotë javore për të harxhuar dhe të quajë shpenzim të tepërt shpenzimet në lidhje me shtëpinë, të mos e ndihmojë në punët e shtëpisë. 05/2012


e-mail print

Shto Koment

kthehu
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.