Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Si të përgatisim ushqime të shëndetshme për fëmijët

Përgatitja e një sanduiçi apo diçkaje të shpejtë për fëmijët tuaj nuk do t’ju marrë shumë kohë. A dëshironi të përgatisni ushqime të shpejta dhe të shëndetshme për to?

Shumica e fëmijëve pëlqejnë të hanë diçka në mes vakteve. Ushqimet e shëndetshme krahas marrjes së energjisë dhe elementëve ushqyes ndihmojnë të shtypin urine gjatë ditës. Si mund të përgatisni ushqime të shëndetshme për fëmijët tuaj?

1. Largojini gjërat e thata nga shtëpia: nëse ju nuk do t’i blini çokollata, patatina, biskota e të tjera të ngjashme, edhe fëmija nuk do të bërtasë apo hungërojë për t’ia blerë. Ju mund të përgatisni një meny të lezetshme duke përgatitur vetë gatime të shëndetshme.

2. Preferoni ushqimet me drithëra: krakerët me drithëra dhe gjevrekët me shumë fibra e drithëra do t’i japin shumë energji fëmijës.

3. Përziejini dhe përshtatini: karotat e vogla apo zarzavatet e tjera të freskëta mund t’i përzieni bashkë dhe t’i hidhni sos sallate. Ndërsa frutat e freskëta mund t’i përzieni me një kos pa yndyrë.

4. Zgjeroni menynë: ju mund të pasuroni ushqimet apo sanduiçët tuaj me produkte të rralla si ananas, speca të kuq apo të verdhë, mango etj.

5. Provoni mëngjesin: ju mund t’i shërbeni fëmijës suaj një vezë të skuqur me tost me drithëra.

6. Shtoni shijen e ushqimeve: ushqimet që përgatisni për fëmijët nuk duhet të jenë pa shije. Për të shtuar shijen e fëmijës mund t’i përgatisni pudding, kos të ngrirë apo fruta. Mund të përgatisni lëngje të shëndetshme me qumësht, kos dhe fruta të freskëta.

7. Zbavituni: djathin apo fetat e bukës mund t’i ndani me format e përdora për gurabija. Ndajini frutat dhe shërbejini me shkopinj të vegjël, më pas tregojini fëmijës mënyrën sesi përdoren, krahas kësaj mund të përgatisni fytyra të qeshura dhe komike me fruta të ndryshme.

8. Lërini të lire: vendosni mbi tavolinë një tas me fruta të freskëta. Vendosni gjevrekë me drithëra dhe fruta të ndryshme në një vend të arritshëm nga fëmijët.

9. Lexojeni me kujdes etiketën e ushqimeve që blini: produktet me pak ose shumë yndyrë mund të përmbajnë shumë kalori dhe sodium. Krahas kësaj në produktet pa kolesterol mund të gjendet shumë yndyrë dhe sheqer. Prandaj lexojeni mirë përmbajtjen e ushqimeve.

10. Krijoni një vend të caktuar për ushqimet e shpejta: lejojeni fëmijën të hajë në kuzhinë. Një fëmijë i cili ha para televizorit nuk mund ta kuptojë sa ha dhe merr shumë kalori. Nëse fëmija dëshiron të hajë diçka jashtë jepini kos, gofret me drithëra, banane apo ndonjë frut tjetër. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti