Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Ushqimi për fëmijët e moshës 0-3 vjeç

Te foshnjat, hapat e parë të ushqimit janë me qumështin e nënës. Qumështi i nënës është opsioni më i mirë i ushqimit, veçanërisht kur nëna ushqehet në mënyrë të shëndoshë.

Produktet e balancuara ushqimore brenda qumështit të nënës janë ushqim ideal për çdo bebe. Një nga faktorët kryesorë është niveli i lartë i acideve të yndyrshme esenciale që është i domosdoshëm për zhvillimin intelektual. Qumështi i nënës është përzierja ideale e proteinave, karbohidrateve, mineraleve dhe vitaminave. Me anë të qumështit të nënës përmirësohet sistemi imunologjik.

Të gjitha foshnjat që ushqehen me qumësht të lopës para se të mbushin 6 muaj mund të kenë probleme me sistemin digjestiv dhe atë imunologjik për shkak të proteinave komplekse që përmban qumështi i lopës. Shpeshherë rezultati është alergjia. Zbulimet e fundit tregojnë se diabeti tek fëmijët paraqitet për arsye se sistemi imunologjik i fëmijëve bëhet alergjik në proteinat që përmban qumështi i lopës. Për këtë arsye si pediatret ashtu edhe nutricionistët u rekomandojnë dhe i këshillojnë prindërit që të mos u jepet foshnjave qumësht lope para muajit të gjashtë.

Nuk ka ushqim më të mirë se qumështi i nënës. Që foshnja të mësohet me shije të ndryshme është e domosdoshme që pasi të mbush pesë muaj në ushqimin e saj të shtohet një deri në dy lugë lëng të shtrydhur të mollës e më pas lëng të shtrydhur të karotës, por nuk duhet të jepen të dyja së bashku në fillim.

Kur foshnja nuk mund të flejë në mënyrë të qetë pasi që ushqimi i gjirit nuk është mjaftueshëm, kjo është shenjë e parë se në ushqimin e saj duhet të shtohet ushqimi i fortë. Procesi i përtypjes është një proces shumë i rëndësishëm. Me paraqitjen e dhëmbëve të parë, mësojeni fëmijën tuaj të hajë edhe ushqim tjetër, e sipas mundësisë të jetë i freskët. Për fillim mund të jetë karota dhe trangulli.

Fëmijëve të shëndoshë si edhe të rriturve të shëndoshë u nevojitet ushqim i freskët, ushqim i papërpunuar i cili nuk përmban aditivë, sheqer (pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për sakarozë, glukozë, dekstrozë, maltozë ose fruktozë), kripë dhe ushqim që është i varfër me yndyra. Me fjala të tjera bebja duhet të ushqehet me nutritive (ushqim) të cilët jenë më të përafërt me gjendjen e tyre natyrore. Pas muajit të gjashtë foshnja do të fillojë ta hajë të njëjtën ushqim si ju. Vetëm në situata incidente do t\"ju rekomandoja të përdorni qullin si ushqim dhe nëse shfrytëzoni ushqimet e prodhuara për bebe, do të jetë më mirë nëse lexoni përmbajtjen e tyre në ambalazh. Pasi do të filloni të ushqeni foshnjën me ushqim të fortë, kujdesuni që ai të përbëhet nga nutritivë që zihen lehtë dhe që kanë mundësi të vogla për ndonjë reaksion alergjik.

Nëse pemët dhe perimet mund t\'i hajë të freskëta, atëherë ia jepni. Si për shembull: banane, mollë, dardhë, karotë, trangull. Çdo produkt të ri ia jepni në sasi të vogël dhe të dozuar. Në këtë mënyrë do t\'i shmangeni ndonjë reaksioni alergjik mundësisë potenciale të paraqitjes së ndonjë alergjie nga ndonjë nutritivi më vonë. Në listën e mëposhtme janë paraqitur nutritivët dhe atë në bazë të probabilitetit të paraqitjes së reaksionit alergjik prej mundësisë më të ulët deri tek mundësia më e madhe.

Pra, bebes suaj si parë filloni t\'ia jepni ushqim sipas radhës duke lëvizur nga fillimi i deri në fund:

* Perime

* Pemë (me përjashtim të portokallit)

* Fruta thelbore dhe fara të freskëta

* Mashurka dhe groshë

* Oriz

* Mish

* Elb, tërshërë, thekër

* Portokall

* Grurë

* Prodhimet e qumështit

* Vezë

Çdo ditë shtoni në ushqimin nga një apo dy produkte të reja dhe shënojini ndryshimet eventuale, siç mund të jenë përgjumësia e tepërt ose rrjedhja e hundës, ngërçe, etja e tepërt, deri tek shqetësimi i zmadhuar apo frymëmarrja astmatike.

Nëse vëreni reaksion prej ndonjë ushqim të caktuar, ndërpriteni përdorimin e këtij ushqimi derisa nuk kalon ky reaksioni dhe në të njëjtën kohë mos provoni ndonjë ushqim të ri për një kohë. Pas muajit te nëntë dhe dhjetë në ushqimin e foshnjës mund të filloni të përdorni portokall, grurë, prodhime të qumështit dhe vezë.

Në rast se njëri prej prindërve është alergjik në ndonjë ushqim të caktuar, i njëjti ushqim nuk duhet të i jepet deri sa fëmija të mbush një vit. Edhe pse keni filluar të ushqeni fëmijën me ushqim të fortë rekomandohet që të vazhdoni edhe më tutje t\'i jepet gji.

Me supozimin se bebja juaj shumica e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve i merr nëpërmjet qumështit tuaj rekomandohet që ushqimi i fortë të jepet në formë të pemëve dhe perimeve të cilat janë shumë të pasura me vitamina. Në mënyrë të thjeshtë kombinojini perimet dhe pemët duke bërë një lloj qulli, megjithatë mos shtoni sheqer dhe në fund shtypeni me lugë.

Ja disa kombinime të mira:

* Vetëm karotë

* Lulelakër dhe trupka e bardhë

* Karotë, spinaq dhe lulelakër

* Lulelakër, karotë dhe pak selino

* Patate, karotë dhe spinaq

Por, mos u kufizoni vetëm në këto kombinime - eksperimentoni. Mos u zhgënjeni nëse fëmija juaj refuzon disa prej shijeve. Vazhdoni me insistim. Pas zierjes shtoni në qull pak vaj të parafinuar të lulediellit apo ullirit të kulluar në mënyrë të ftohtë dhe shumë pak kripë. Gradualisht në qull shtoni edhe produkte të tjera. Provoni me thjerrëz të kuq, fasule të re të zier, oriz integral të zier mirë, pak qumësht, jogurt ose qumësht soje.

Pasi do ta mësoni beben tuaj që të hajë ushqim të llojllojshëm, bëni përpjekje që vaktet t\'i marrë rregullisht dhe të njëjtat të jenë të ndryshme. Pas mbushjes së vitit të parë të jetës së saj mund ta mësoni ta hajë ushqimin e përditshëm të kuzhinës suaj, vetëm duhet të ndahet në 5 vakte: 3 themelore dhe 2 mes shujta (zamra). Kini kënaqësi gjatë rritjes së fëmijës suaj me ushqim të drejt dhe të shëndosh. Fëmijët janë pasuria më e madhe e jetës. 05/2012

/komuniteti