Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Zhvillimi i fëmijës

Shumica e bebeve para se të mbushin tre muaj qajnë shumë

Zhvillimi i fëmijës, prej të porsalindur deri tre muaj. Zhvillimi social dhe emocional. Nga vetë lindja, të porsalindurit fillojnë të komunikojnë dhe t'ju dërgojnë sinjale pas të cilave duhet të kuptoni se ata janë të lodhur ose të uritur apo përkundrazi, janë të disponuar për lojë.

Ata vazhdimisht mësojnë dhe zhvillohen, ndërsa prindërit e kanë për detyrë të ndihmojnë që këto procese të zhvillohen pa pengesa. Duke u kujdesur për beben tuaj ju do të mësoni t'i identifikoni shenjat e saj (“gjuhën e bebeve”). Nëse nuk i njihni dhe nuk u përgjigjeni këtyre sinjaleve, fëmija reagon me të qarrë.

Të porsalindurit nuk e kuptojnë që janë persona të veçantë. Nuk dinë se kush i ushqen dhe kush u ndihmon kur qajnë. Qeshin që nga java 5-7 ndërsa qeshin në zë rreth muajit të tretë. Shumica e bebeve para se të mbushin tre muaj qajnë shumë, sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Mos e shkundni për ta qetësuar pasi që mund ta lëndoni.

Të dëgjuarit dhe të parit

Të porsalindurit kanë dëgjim të zhvilluar, ata dëgjojnë tinguj edhe para se të lindin. E kthejnë kokën nga ana prej nga vjen zëri. Muskujt e syve te ata, nuk janë të zhvilluar mjaftueshëm edhe pse ata shohin (sidomos me sy gjysmë të mbyllura), kështu që nuk mund t'i organizojnë fotografitë vizuele në forma me kuptim. I tërheq drita e fortë, ngjyrat e forta . Diku nga java e gjashtë sytë lëvizin së bashku. Objekti i parë që e njeh është fytyra e nënës.

Gjatë tre muajve të parë, ata fillojnë të njohin disa fytyra të veçanta dhe sende (p.sh. lodrën e tyre). Zhvillimi fizik Tetë javët e para foshnjat nuk kanë kontroll në lëvizjet dhe aktiviteti i tyre fizik është refleksiv–i pavullnetshëm: ata e lëvizin trupin kur zgjohen; por ata ende nuk dijnë si të veprojnë që me qëllim ta lëvizin ndonjë pjesë të trupit.

Prezent janë reflekset primitive – refleksi i të thithurit, i lakmisë, i të kapurit. Rreth javës së tetë mësojnë ta lëvizin kokën derisa janë të shtrirë në bark. Në muajin e tretë i zbulojnë duart dhe shputat e veta dhe i vështrojnë ato se si lëvizin në ajër, fillojnë t'i lëvizin grushtat drejt fytyrës suaj ose drejt ndonjë objekt të cilin duan ta prekin.

Të folurit dhe gjuha

Për të porsalindurin mënyra e vetme për të komunikuar është të qarit. E rëndësishme është që t\'i përgjigjeni sa më herët, që ta kuptojë se ju jeni aty për të. Diku rreth 7-8 javësh fillojnë ta zbulojnë zërin e tyre dhe fillojnë të gugasin dhe të prodhojnë tinguj me zanore. Rreth javës së tetë dëgjojnë derisa u flisni, pastaj u përgjigjen me tinguj të caktuar sikur flisni.

Si ta nxisni zhvillimin e fëmijës?

Përkrahni zhvillimin e bebes tuaj me aktivitetet që vijojnë: Bëni një lodër mobile dhe e lidhni mbi krevatin që ta shohë. Ledhatojeni beben, i flitni ndjeshëm dhe shfrytëzojeni emrin e saj, i këndoni, mbajeni më shumë në dorë, le t'ju shohë në fytyrë derisa i flisni, e luhatni. Shenja që sugjerojnë pengesë në zhvillimin e fëmijës Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm dhe zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk i bën gjërat e lartëpërmendura, nuk do të thotë se është i sëmurë.

Megjithatë nëse fëmija juaj dallohet shumë nga fëmijët tjerë, ose jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose u duket se ngec kërkoni ndihmë nga profesionisti (pediatër).

Shenjat që sugjerojnë që ndoshta vërtetë bëhet fjalë për pengësë në zhvillim janë: Trupin e ka jozakonshëm të plogësht apo të shtangur. Dora apo këmba e njërës anë dallon në krahasim me anën tjetër në tonusin muskular. Gishtat e dorës gjithmonë janë të mbledhura në grusht. Deri në muajin e dytë – tretë nuk i sheh personat rreth vehtes. Nuk bën gu-gu. Thithja e gjirit është e kompromituar. Periudha të gjata të të qarit dhe vështirësi të mëdha që të qetësohet. Fëmija është jozakonshëm i urtë dhe i qetë.

Ku të drejtoheni për ndihmë - Pediatri juaj. Infermierja e patronazhit. Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Neonatologjisë. 11/2011

Dita Rrustemi

/komuniteti