Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë kur nuk keni kohë për seks?

Kushtoni partnerit secilin moment të lirë

Shfrytëzoni secilin moment të lirë që të jeni të afërt me njëri-tjetrin!

Çiftet shumë shpesh ankohen për jetën e tyre seksuale pas lindjes, ndërsa si problem kryesore zakonisht është puna, kujdesi për fëmijët, stresi ditor, lodhja, nervoza…Madje edhe kur egziston dëshira, ndonjëherë thjeshtë, nuk keni kohë apo fuqi, sepse pas një dite të lodhshme, mezi prisni të shtriheni në krevat.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme ti kushtoni partnerit secilin moment të lirë, që ta shfrytëzoni për momente romantike…Është e vështirë që krahas shumë obligimeve, të keni jetë seksuale ashtu çfare e dëshironi, por merrni situatën në duart tuaja, dhe mundohuni që të organizoheni mirë.

Më e rëndësishme është që të jeni pozitivë. Mos mendoni se sa jeni të lodhura, pa gjumë, të acaruara, por mendoni që krahas aktiviteteve të shumta ditore, të fusni edhe një, i cili do të ju dhurojë shumë vullnet për punët tjera…

Mos e prisni mbrëmjen për seks

Për çiftet të cilët janë prindër, vështirësi shtesë paraqet edhe ajo që, në shumicën e rasteve nuk kanë mundësi që të jenë spontanë. Mos e prisni mbrëmjen që të bëni dashuri. Shfrytëzoni secilin moment që të jeni të afërt me njëri-tjetrin dhe mos refuzoni ndihmën e ndonjë mikeje, kur ju ofron mundësinë për t`u kujdesur për fëmijët tuaj.

Që ta ruani epshin dhe pasionin, mundohuni që minimum njëherë në javë të fusni ndonjë risi, që të zgjoni epshet dhe të zgjoni ndjenjën e aventurës tek të dy partnerët. Në vend që të qëndroni para TV-së pas drekës, ktheni pasionin në jetën tuaj të dashurisë, le të themi një përkëdhelje apasioni, le të bëhet uverturë për mbrëmje…

A duhet gjithmonë të jetë gjithçka spontane?

Spontaniteti është shumë i rëndësishëm kur është fjala për seks dhe romantikë, por fatkeqsisht ndonjëherë thjeshtë nuk keni mundësi që ti përcjellni ndjenjat tuaja dhe disponimin momental, që të prisni momentin e përkryer.

Edhe nëse ju tingëllon palidhje që të bëni marrëveshje me partnerin, rreth ndarjes së kohës për seks, nuk do të thotë që është gjë e keqe. Në këto raste, mundohuni që të “nxehni” disponimin gjatë gjithë ditës, duke i dhuruar partnerin ndonjë shikim domethënës kohë pas kohe, duke i mbyllur njërin sy, duke e puthur me afsh, e përse jo…ti dërgoni ndonjë sms apo email gjate kohës që është në pune me mesazhin…se mezi e prisni mbrëmjen për të qenë së bashku…

Mos harroni, se sa është e rëndësishme në martesë afërsia, romantika, dashuria dhe seksi, për këtë bëni çfarëdo që të keni mundësi të shkëmbeni dashurinë.