Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dilemat psikologjike

Frikësohem se mos nuk do ta dua foshnjen time sepse tani nuk ndjej asgjë për të

Mos u shqetësoni, së shpejti do të ju "zgjohet" instinkti nënës. Herën e parë që do të shihni foshnjen tuaj, pas lindjes, ju do të bieni në dashuri me të. Dashuria për fëmijën nuk është e njëjtë me atë të, të mashkullit - ajo së pari është instikt ose ndonjë llojë shqise e cila më pas kalon në emocion që rritet gjithnjë e më shumë.

Këtë shqisë magjike, kete instikt te nënës, e kanë gratë dhe femrat e shume llojeve të kafshëve. Instinkt i nënës, kjo "shqise e gjashtë shkaktohet me rritjen e sekretimit të hormoneve gjatë shtatzënisë, lindjes dhe gjidhënjes. Duke iu falenderuar instinktit të zgjuar dhe të trashëguar, eshte i garantuar kujdesi për fëmijën. Pra, prisni edhe pak, dashuria e fëmijës do të shfaqet dhe ju do të jetë mjaft e një nënë e mirë.

Kur do të më krijohet instikti nënës, a egziston ai në të vërtetë?

Ndonjëherë nënat, madje edhe ato optimistet, dyshojnë nëse ai ekziston. Dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk ndodh automatikisht, dhe nuk është karakteristikë fiziologjike e tillë si sy blu dhe flokë të zeza. Instinkti i nënës dhe aftësia për të përmbushur nevojat e fëmijës janë rrënjosur në emocione, në kujtimet më intime të përqafimit të nënës së saj. Edhe personi që ka dashur gjithmonë fëmijë dhe është kujdesur për ta, nuk di asgjë për instiktin e nënës, deri sa të bëhet vet nënë.

Në momentin e takimit me fëmijën e tyre, zbulojnë pjesët më të fshehta të përvojës se jetuar si vajzë, dhe unifikojnë me rrethanat aktuale praktike dhe realiste. Midis nënës dhe fëmijës mund të vijë dashuria në shikim të parë, por jo domosdoshmërisht. Bëhuni të durueshme dhe ndërtoni marrëdhëniet tuaja me fëmijën tuaj, gjersa ndodhet në stomak.

Nëse lindja ime do të jetë një përvojë e hidhur, a ka mundësi që të mos e dua foshnjen time?

Vështirë. Si të shëroheni do të kërkoni të përkedhelurin tuaj që të afroheni. Natyrisht, egzistojnë raste të depresionit (baby blues) por ajo është vetëm një krizë e pas lindjes dhe atë në raste të lindjes së vështirë, kur ëmbëlsia e amësisë ende nuk arrin të koret, përmes traumës së dhembshme.

Tek disa gra – nëse nuk kanë planifikuar operim cezarian, por në momentin e fundit u është dashur – atëherë lajmërohet një ndjenjë inferioriteti dhe zhgënjimi. Por në shumicën e rasteve, kur nëna shërohet dhe kthehet me foshnjen në shtëpi, dashuria dhe nevoja për ta ushqyer dhe kujdesur për të, i ndërron ndjenjat e mëparshme.

A do të jem nënë e mirë?

Tek nënat shpesh është e pranishme ndjenja që nuk janë mjaft të mira. E shpeshtë është edhe frika nga mundësitë e keqija të sugjestioneve dhe gabimeve. Disa gra tregojnë haptas dhe theksojnë dashurinë e fëmijëve të tyre, ndërsa të tjerat me xhelozi i ruajnë emocionet e tyre, ndjenjen në lidhje me fëmijën në mënyrë të veçantë që ai duhet të jetë i mbrojtur nga sytë e të tjerëve".

Ka gra që posedojnë refleksin e mbrojtjes së fëmijës - janë xheloze dhe nuk e donë që fëmijën e tyre ta përqafojnë të afërmit dhe miqtë. E vërteta është se çdo përvojë nënat e perjetojnë në mënyrën e vet dhe kjo është plotësisht normale. Nënë e cila është tepër e dashur nuk do të thotë se ajo është më profesionale se ajo e rezervuara. Nëna e përkryer, pra, nuk ekziston.

A egziston instikti i babait?

Edhe Çarlls Darvin është pyetur nëse tek meshkujt egziston instikti i fshehur i kujdesit dhe brengës për trashëgimtarin e tij. Ekspertvt theksojnë se nuk ka të bëjë me instiktin atëror, por për besnikërinë dhe angazhimin i cili zhvillohet gjatë kontaktit me fëmijën. Ndjenja e babait, për dallim nga instikti i nënës, është refleksive dhe e vetëdijshme. Nga momentet e kaluara së bashku, dhe jo nga instikti, lind dashuria e babait. Baballarët duken instiktiv, por jo për tu kujdesur për fëmijët, por marrin përgjegjësinë për tu kujdesur në mënyrë sociale dhe për të mbrojtur familjen e tyre.

Frikësohem shumë, se mos e lëndojë padashje foshnjen time?

Ajo ndjenjë është shumë normale. Diçka aq e vogla, e varur dhe e pambrojtur, tani është plotësisht në duart tuaja dhe kjo është një përgjegjësi që ju, fshehurazi i frikoheni pak. Vetëm ndiqni udhëzimet e siguruara nga mamia në spital ose nga shkolla për gratë shtatzëna se si të mbajnë një të porsalindur, si duhet ndërruar, si duhet larë, dhe çdo gjë do të jetë mirë. Foshnjat përparojnë shumë shpejt dhe kaliten, ndërsa ju do të mësoheni me situatën e re.

A do ta dua foshnjen time të dytë sikurse të parën?

Në shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës së dytë, femrat e kanë mesatarisht, më të lehtë. Shumica e tyre janë më të qeta dhe më të sigurta në vetvete, përpiqen për tu përshtatur, sidomos nëse herën e parë nuk janë ndjerë së jetuari në atë situatë. Problemet me dhënien e gjirit janë më të vogla, kanë më pak frikë dhe ankth, por edhe këshillat mjekësore – të personelit spitalor tani janë më të shpejta dhe me lehtë të aplikueshme.

Megjithatë, ju nuk do të kenë kohë të merreni shume me fëmijën e dytë sepse tani ju keni një përgjegjësi ndaj fëmijëve më të vjetër. Definitivisht do të jeni më të relaksuara dhe më të shpejta por do ta doni sikurse dhe fëmijën e parë. Pyesni këdo prind se cilin fëmijë e do më shumë, dhe përgjegjja do të jetë, që një ndarje e tillë, është e pamundur.