Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Infeksionet e paslindjes

Infeksioni i paslindjes zakonisht fillon me një dhimbje në pjesën e uterusit

Duhet dyshuar për infeksion të paslindjes, kur temperatura e trupit të nënës rritet mbi 38°C në 2 ditët e para të paslindjes dhe nuk vihen re shkaqe të tjera të dukshme për këtë temperaturë. Edhe kur temperatura rritet gjatë 12 orëve të para, atëherë pacientja duhet vlerësuar me ekzaminim të pulmoneve, të uterusit, dhe me ekzaminime me kulturë urinare. Shkaku më i përgjithshëm i temperaturës subfeberile, rritja e papritur e shifrave të temperaturës tregon praninë e një infeksioni.

Infeksionet që lidhen direkt me lindjen, zakonisht e kanë origjinën tek aparati gjenital, duke bërë të interesohen uterusi dhe parametrat. Edhe infeksionet renale dhe vezikale mundet që të bëhen shkak të dyja së bashku, për infeksione menjëherë paslindjes. Shkaqe të tjera të temperaturës si tromboflebiti dhe infeksionet mamare, zakonisht e japin rritjen e temperaturës 3 ditë pas lindjes.

Korioamnioni febril, shfaqet gjatë aktivitetit të lindjes dhe mund të pasohet nga një endometrit, një miometrit ose një parametrit sekondar ose një hiperpireksi (temperaturë e lartë) e paslindjes. Të tjera kushte, predispozojnë bakteriet që gjenden normalisht në vaginë si streptokokët, stafilokokët dhe anaerobët, të migrojnë në kavitetin uterin dhe të shkaktojnë një infeksion në periudhën e paslindjes. Në këto shkaqe përmenden anemia, plasja e membranave e patrajtuar, lindja e zgjatur, lindja traumatike ose kirurgjikale, vizitat e përsëritura, mbetja në uterus e pjesëve të placentës dhe hemorragjia e paslindjes. Të njejtët faktorë, favorizojnë shumimin në uterus dhe vaginë të shtameve bakteriale që hyjnë nga jashtë. Organizmat më të shpeshta që takohen janë esheria koli, stafilokokët koagulant negativë, eneterokokët, koket anaerobe dhe disa lloje të bakteroideve.

Shenjat dhe simptomat

Infeksioni i paslindjes zakonisht fillon me një dhimbje në pjesën e uterusit, që është shenjë që tregon për infeksionin uterin. Të tjera shenja janë të dridhurat, dhimbja e kokës, gjendja e përgjithshme jo e mirë dhe anoreksia. Zakonisht janë të pranishëm zbehtësia, takikardia, leukocitoza, një uterus i butë i rritur në volum dhe i dhimbshëm. Lohjet mund të jenë të pakta ose të shtuara me erë të keqe. Kur janë të interesuar parametrat, dhimbjet dhe temperatura janë më të forta, uterusi është më i madh dhe i dhimbshëm i fiksuar në një zonë në bazën e ligamentit të gjërë që trashë muret pelvike.

Rrallë peritonitis ose tromboflebiti pelvik me rrezik për emboli pulmonare, mund ta komplikojë këtë sëmundje. Endotoksemia, shoku endotoksik, duke patur shkak streptokokët aerobë dhe të tjerë anaerobë dhe të gjitha esheria koli, që mund të jenë fatale. E para gjë që duhet bërë është të parandalohen dhe të reduktohen, faktorët favorizues të kësaj gjendje. Edhe pse nuk mund të ndodhë lindje vaginale e gjitha në kushte sterile, sot infeksionet e paslindjes janë gjithmonë dhe më të rralla për arsye të teknikave shumë të mira të asepsisë.

Antibiotikët me spektër të gjërë, psh. ampicilina/sulbaktam 1.5-3 g në ditë, çdo 6të orë të tërë ose ticarcilina/clavulanati i kaliumit 3.1 g në ditë, çdo 6të orë, duhen administruar endovene deri në 48të orë pas rënies së temperaturës. Nuk është e domosdoshme të vazhdohet me antibiotikë oral.

Pielonfriti

Pas lindjes mund të shfaqet pielonefriti, që ka shkak ngjitjen e bakterieve nga vezika. Infeksioni mund të fillojë si bakteriuri asimptomatike gjatë shtatzënisë dhe ndonjëherë lidhjet me kateterizimet e vezikës urinare të parealizuara për të eliminuar ensionimin vezikal gjatë dhe pas lindjes. Shtami përgjegjës zakonisht është esheria koli.

Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje mesi, gjendje e përgjithshme jo e mirë, konstipacion dhe strangiuri. Trajtimi bëhet nëpërmjet administrimit të cefazolinës 1 g në ditë, çdo 8të orë, endovene deri 48të orë pas rënies së temperaturës. Duhet të bëhen provat e sensibilitetit (antibiograma) dhe trajtim i zgjatur, mbajtës që duhet të vazhdojë për 2 javë pas largimit të shenjave. Këshillohet përdorimi i sasive të bollshme likidesh, për të ruajtur funksionin renal të mirë. Në distancë prej 6-8të javë paslindjes, duhet të përsëritet urokultura për të verifikuar shërimin.

Urografia duhet marrë në konsideratë tek çdo paciente me pielonefrit gjatë dhe pas shtatzënisë, për të kërkuar gurë renal ose anomali kongenitale.

Të tjera infeksione të paslindjes

Temperatura që vihet re midis ditës së 4 dhe 10të të paslindjes dhe nuk i përgjigjet terapisë me antibiotikë, mund të jetë tregues për zhvillimin e tromboflebitëve pelvike, që duhen trajtuar me metoda standarde, që përdoren për trombozat venoze.

Reaksionet febrile gjatë periudhës së vonshme të paslindjes, i detyrohen shpesh mastitit apo cistitit që mund të jetë i shpeshtë në këto raste. Abseset mamare, janë pak a shumë të rralla dhe trajtohen me incizione, drenazhim dhe administrim të antibiotikëve specifikë për stafilokokus aureus. Nuk duhet ndërprerë ushqyerja me gji, kur infeksioni mamar fillon të përmirësohet.

Fillohet trajtimi me regjim me spektër të gjërë intravenoz

Kur shenjat zhduken pas 48-72 orëve:

- Nuk vazhdohen antibiotikët intravenoz pasi pacientja është bërë afebrile dhe është çliruar nga shenjat e infeksionit për 24-48 orë.

- Nuk nevojiten antibiotikë oral përveç rrethanave speciale, si prania e bakteriemisë.

Kur shenjat e infeksionit vazhdojnë:

- Shihet lidhja me anamnezën dhe ekzaminimin fizik për të nxjerrë në pah burime të tjera të infeksionit.

- Kërkohen rezultatet e kulturës për të parë rezistencën e organizmave.

- Kërkohen ndjekje imazherike për të identifikuar masën pelvike.

- Merren në konsideratë niveli i antibiotikëve dhe të gentamicinëve.

Konsiderohet:

- Ndryshimi i dozës së antibiotikëve.

- Ndryshime në regjimin e antibiotikëve, e bazuar mbi konfirmimin e organizmave të dyshuar.

- Drenohen abseset ose hematomat.

- Kur rezulton tromboflebit septik, vazhdohen antibiotikë duke u kombinuar me antikoagulantë, ose bëhet ekscision i vazës së trombozuar në rrethana speciale./bebaime.com/

 

Mimoza Keta MD

Arjan Alikaj D.Sh.M.