Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Komplikimet e pas lindjes

Çfarë janë “Baby blues”?

Termi i ri që është në përdorim në vitet e fundit “Baby blues”, respektivisht ndjenja e frikës, trishtimit, apatisë, periudha e euforisë…të cilat përfundojnë në mënyrë paradoksale me sulmet e të qarave etj. Simptomat janë të ndryshme dhe përgjithësisht zgjasin për disa ditë pas lindjes. Kjo ndodh në më shumë se 50% të grave pas lindjes. E gjithë kjo është për shkak të ç`ekuilibrit hormonal pas lindjes. Kjo situatë është e përkohshme dhe jo e rrezikshme, por do t'ju duhet të keni kujdes, sepse vazhdimi i simptomave mund të çojë në depresion të pas lindjes.

Çfarë është depresioni postnatal?

Depresioni postnatal është thellimi i gjendjes se apatisë, gruaja nuk do të hajë, të pijë, kujdeset më pak për foshnjen,dhe ne këtë gjendje duhet të reagohet menjëherë, veçanërisht me njohjen e problemit. Shumë shpesh ju do të gjeni ndihmë në familjen tuaj, duke folur me bashkëshortin apo prindërit, edhe pse kjo gjendje kërkon këshilla nga mjeku.

Forma më e rëndë e kësaj gjendjeje është psikoza e pas lindjes, e cila, për fat të keq, mund të përfundojë me fatalitet - vetëvrasje apo vrasja e fëmijës. Për fat të mirë, situata është shumë e rrallë, ndodh në më pak se 2% e femrave pas lindjes, por sëmundja duhet të njihet dhe të kërkojë ndihmë profesionale.

Çfarë është simfizioliza?

Gjatë lindjes së fëmijës mund të vie gjer tek ndarja e nyjës simfiziolike të kockës pubike, e cila shkakton dhimbje në zonën pubike, dhimbje në shpinë, në këmbë, pamundësi për të qëndruar në këmbë apo për të ecur. Lajmërohet në rreth 1 : 2000 lindje, dhe në shumicën e rasteve përfundon mirë (qëndrimi shtrirë mban eshtrat e legenit më afër me njëri-tjetrin).

Çka është sindromi HELLP?

Sindromi HELLP (Hemolytic anemia, Elevated Liver enzymes and Low Platelet count) paraqet një komplikim shumë të rrallë, por edhe shumë serioz të shtatzënisë dhe lindjes. Mund të paraqitet në shtatzëni, më shpesh në tremujorin e tretë, dhe pas lindjes. Sindromi nënkupton hemolizën (ndarja e qelizave të kuqe të gjakut), rritjen e enzimave të mëlçisë dhe të vlerave të ulëta të trombociteve. Më shpesh lajmërohet tek gratë, të cilat kanë shtypje të lartë të gjakut në shtatzëni, respektivisht pre eklampsi dhe/apo eklampsi. Simptomat janë: ligështia, neveria dhe të vjellat, dhembje në pjesën e lartë të barkut. Shpesh lajmërohen ënjtjet, veçanërisht në fytyrë dhe gjymtyrë.

Shtatzënat me sindromin HELLP duhet të lindin foshnjën me herët, sepse ky është hapi i parë i trajtimit të këtij sindromi. Pranimi në spital, kontrollimi i presionit të gjakut, dhe mbikëqyrja intensive, me kontrollin e hemostazës janë bazë për trajtim. Megjithatë, sëmundja mund të jetë fatale për nënën dhe fëmijën.

Çfarë është infeksion puerperal (i lehonisë)?

Infeksioni puerperal (i lehonisë) është shfaqja e infeksioneve bakteriale në dhjetë ditët e para, pas lindjes, i cili manifestohet me temperaturë mbi 38 gradë Celsius, dhimbje në fund të barkut dhe ethe. Shkaku më i zakonshëm është endometriti, ose inflamacioni i mukozës së mitrës, edhe pse ky fenomen mund të shkaktojë inflamacion të plagës pas operimit cezarian ose epiziotomisë, pezmatim të traktit urinar, pezmatim të venave ose mastitë respektivisht pezmatim i gjirit.

Duhet të kontaktoni me mjekun për të vërtetuar prejardhjen e infeksionit, edhe pse shumica e këtyre gjendjeve reagojnë shumë mirë në trajtim antibiotikësh. Komplikimi më i rëndë është sepsi puerperal i cili mund të ketë pasoja fatale.

Çfarë është inversioni i mitrës?

Pas lindjes, qoftë vaginale apo operim cezarian, mund të paraqitet inversioni i uterusit, i cili nënkupton që gjatë ekpulzionit të placentës për shkak të shkëputjes së saj joadekuate nga mitra vie gjer tek për “shtrembërimi” i mitrës nga brenda jashtë, ngjashëm me ndonjë triko kur e hiqni përmes kokës.

Menjëherë jepen ilaçe kundër dhimbjeve dhe ilaçe për lirimin e mitrës, që të kthehet mitra në pozitën e saj paraprake. Pas kësaj, ndërpriten ilaçet për lirim dhe fillohet me ilaçe për tkurrjen e mitrës, e cila do ta bëjë mitrën të kontraktohet dhe të mbajë pozitën e saj.

Ndonjëherë është i nevojshëm operimi që mitra të kthehet në gjendjen e mëparshme. Duhet bërë kujdes në periudhën prej disa ditëve gjatë gjakrrjedhjes intensive apo dhimbjeve. Gratë të cilat kanë patur inversion të mitrës gjatë lindjes, kanë mundësi më të mëdha që ta kenë edhe në lindjen e ardhshme.

Çfarë është këputja e mitrës?

Këputja e mitrës paraqet qarjen e fijeve muskulore te mitrës, më së shpeshti në vendin e plagës nga operimi i mëparshëm cezarian. Mund të paraqitet edhe tek çfarëdo intervenimi i mëparshëm në mitër (heqja e miomëve – tumoret beninje të mitrës, heqja e mitrës apo gjymtimi i saj, etj). Tek këputja komplete, bëhet qarja e të gjitha shtresave të mitrës dhe vie gjer tek gjakrrjedhja masive dhe duke mbetur foshnja në barkun e nënës, me shkëputjen e placentës dhe ndërprerjen e gjakut të foshnjës, mund të shkaktohet vdekja e foshnjës.

Kjo flet qartë se sa është gjendja urgjente. Këputja jo e plotë, paraqet qarjen e vetëm një pjese të mitrës në plagë, duke ruajtur integritetin e mitrës. Fatmirësisht, kjo ndodh shumë rrallë. Besohet se rreziku i këputjes së mitrës tek femrat që lindin në mënyrë natyrore, pas operimit të mëparshëm cezarian është rreth 1%.

Mund të ketë këputje të mitrës edhe tek mitra e cila paraprakisht nuk ka patur asnjë intervenim. Ndodh shumë rrallë, statistikisht është 1 në 15.000 lindje, ndërsa faktori rrezikut janë nënat të cilat kanë patur më shumë se 4 apo 5 lindje, foshnje nga ana e jashtme, lindje të rëndë me forceps apo vakum, fatkeqësi aksidentale etj. Këputja e mitrës gjithmonë zgjidhet me anë të operimit, me përpjekje për të qepur vendin e këputur, edhe pse ndonjëherë kjo nuk është e mundur për shkak të dendësisë së gjakrrjedhjes dhe më pas bëhet histerektomia (heqja kirurgjike e mitrës).

/komuniteti