Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushtrimet e paslindjes: A është trupi juaj i gatshëm?

Sa kohë pas lindjes mund të filloj me ushtrime?

Fillimi i një diete shumë shpejtë pas lindjes, mund të afektojë furnizimin me qumësht gjiri

Është plotësisht në rregull që ti filloni ushtrimet gradualisht në kohën që mendoni që jeni e gatshme. Por duhet të prisni gjashtë javë pas kontrollës së parë pas lindjes, për të marrë mendimin e mjekut që ju jeni plotësisht në rregull.

Në përgjithësi, nëse ju keni ushtruar gjatë shtatzënisë tuaj dhe keni patur një lindje normale vaginale, ju mund ti vazhdoni me siguri stërvitjet tuaja të shtatzënisë apo së paku ushtrime të lehta, siç mund të jetë ecja, shtrirje të muskujve apo modifikim shtytjeje mbrenda ditëve të lindjes. Pas javës tuaj të parë pas lindjes, preferohet ecja e moderuar 30 minutëshe, tre herë në javë. Kur të ju rikthehet forca, mund të rrisni kohëzgjatjen apo numrin e shëtitjeve/ecjes.

Nëse keni patur lindje me prerje cezariane, prisni rreth 6-8 javë për të filluar ushtrimet. Megjithatë, ecja me një ritëm të lehtë inkurajohet sepse promovon shërimin dhe ndihmon në parandalimin e komplikimeve siç është mpiksja e gjakut.

Nëse nuk keni qenë aktive gjatë shtatzënisë apo jashtë rutinës tuaj të fitnesit, filloni ngadalë por gjithsesi në konsultim paraprak me mjekun tuaj.

Në çfarëdo rasti, mbani në mend që ligamentet dhe nyjet tuaja ende do të jenë të lira 3-5 muaj pas lindjes, prandaj keni kujdes. Nëse dëshironi të filloni kurset për ushtrime, gjeni një specialist për ushtrime të pas lindjes, për t`u fokusuar më shumë në zgjatje dhe tonifikim. Egzistojnë edhe disa qendra rekreacioni dhe të jogs, të cilat mbajnë kurse për nënat e reja.

Ushtrimet janë të mira për ju, por në muajt e parë pas lindjes, mos e teproni me ato. Trupit tuaj i nevojitet kohë për t`u shëruar, dhe ju do të keni nevojë për kohë për t`u adoptuar me rolin tuaj të ri dhe për t`u kujdesuar për foshnjen tuaj.

A duhet të kem kujdes me muskujt e mi të barkut?

Shumica e grave zhvillojnë një zbrazëtirë në muskujt e tyre të barkut kur barku i tyre zgjerohet gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Për t`u mbyllur kjo zbrazëtirë duhen mesatarisht 4-8 javë.

Nëse filloni me ushtrime të barkut para mbylljes së kësaj zbrazëtire, ju rrezikoni ti lëndoni këta muskuj – prandaj sigurohuni së pari që barku i juaj është i gatshëm për të filluar.

A do të ndikojnë ushtrimet në aftësinë e gjidhënjes?

Jo nuk ndikojnë. Madje edhe ushtrimet rigoroze nuk ndikojnë dukshëm në sasinë apo kompozimin e qumështit tuaj të gjirit. Por, ju do të duhej ti shmangni ushtrimet të cilat i lëndojnë apo i bëjnë gjinjtë tuaj më të ndjeshëm. Vishni sytjenë suportivë, të posaçëm per ushtrime dhe mundohuni që para se të filloni ushtrimet të ushqeni foshnjen tuaj me gji, në mënyrë që të mos ndiheni e mbushur dhe jokomforte.

A ekzistojnë shenja fizike që shfaqen nëse unë po mundohem shumë, për një kohë të shkurtë

Aktiviteti i tepërt fizik gjatë javëve të para pas lindjes mund të shkaktojë që rrjedhja juaj vaginale, e quajtur lohje, të jetë më në roze apo të kuqe dhe të jetë më sasiore. Kjo shenjë tregon që ju duhet të ngadalësoni. Njoftoni mjekun tuaj nëse gjakderdhja vaginale apo lohjet rifillojnë pasi që ju keni ndaluar apo nëse ndjeni dhembje gjatë ushtrimeve.

Cila është mënyra më e mirë për të humbur peshë pas lindjes?

Mënyra më e mirë për të filluar me heqjen e kilogramëve pas lindjes është që të bëni ushtrime aerobie, për të marrë rrahjet e larta të zemrës, siç janë ecja, noti, vrapimi apo çiklizmi.

Por prisni së paku gjashtë javë – dhe mundësisht disa muaj – para se të merreni aktivisht me humbjen e peshës. Dhe mos synoni të humbni një kile në javë, veçanërisht nëse jeni nënë gjidhënëse.

Fillimi i një diete shumë shpejtë pas lindjes, mund të afektojë disponimin dhe nivelin e energjisë tuaj, si dhe furnizimin me qumësht gjiri. Nëse jeni të durueshme dhe i leni trupit tuaj të kryej punën e vet, ju do të habiteni se sa peshë do të humbisni në mënyrë natyrale./bebaime.com/