Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Aknet e Foshnjës

Foshnja ime ka puçra në fytyrë. A mund të jenë akne?

Paraqitja e akneve tek foshnjet

Po mund të jenë. Aknet tek foshnjat janë tejet të zakonta. Mund të jenë prezente që në lindje, por zakonisht shfaqen pas disa javësh nga lindja, dhe zakonisht shfaqen në faqe, dhe ndonjëherë në ballë, mjekër dhe ndonjëherë dhe në shpinë.

Këto pika të vogla, të bardha mund të jenë të rrethuara me lëkurë të skuqur. Ato mund të jenë më shumë të theksuara kur foshnja juaj është tejet ngrohtë, ose e shqetësuar, apo në rast se lëkura e tij është e irrituar nga jargët që dalin nga goja, qumështi i dalur jashtë nga goja, ose nga tekstilet që janë pak të ashpra apo janë larë në detergjent të fortë.

Të ju tregojmë kalimthi se në rast se foshnja juaj ka pasur të dala të vogla në fytyrë që nga lindja, të cilat më vonë u zhdukën mbrenda disa javëve, këto të dala quhen milia, dhe nuk kanë lidhje me aknet. Në rast se irritimi merr hov dhe lëkura nis të qërohet, dhe në rast se paraqitet dhe në pjesë të tjera të trupit, foshnja juaj mund të ketë çregullim tjetër të quajtur cradle cap apo eczema.

Cili është shkaktari i akneve tek foshnja ime?

Mu sikur te aknet e adoleshencës, ashtu dhe tek aknet e foshnjave, nuk dihet shkaktari. Për një kohë shkencëtarët kanë mendur se shkaktar janë hormonët të cilat foshnjat i marrin nga nëna në fund të shtatëzanisë. Por shkencëtarët kanë vazhduar të studijojnë dhe faktorë të tjerë dhe ende nuk janë pajtuar në ketë çështje. Nëqoftçse merrni medikamente të caktuara, apo në rast se foshnja juaj merr medikamente të caktuara gjatë shërimit, ato mund të shkaktojnë akne.

Sa kohë do të zgjasin?

Aknet e foshnjave zakonisht zhduken mbrenda disa javëve, por mund të zgjasin dhe disa muaj. Në rast se nuk zhduken mbrenda 3 muajve, dhe në rast se jeni të brengosur, atëherë duhet të këshilloheni me mjekun.

Çfarë mund të bëjë me çregullimin e foshnjës ndërkohë?

Pikësëpari, ka ca gjëra që nuk duhet bërë. Mos hidhni pomada dhe vajra në lëkurën e foshnjës suaj, sepse mund ti përkeqsojnë aknet. Mos përdorni ilaçe popullore. Dhe mos i fërkoni aknet. Aknet e foshnjave nuk janë shkaktuar nga pluhuri dhe papastërtia.

Në të vërtetë, larja e tepruar mund ta irritojë lëkurën e foshnjës suaj, prandaj mos e teproni me pastrim. Thjesht lani fytyrën e foshnjës suaj një herë në ditë me ujë dhe sapun të butë. Fshijeni në mënyrë të lehtë.

Durimi është mënyra më e mirë për ta zgjidhur situatën. Aknet nuk e shqetësojne shumë foshnjën tuaj prandaj mos lejoni që të ju shqetësojnë shumë dhe juve. Do të shërohen me kalimin e kohes.