Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Higjiena tek djemtë e vegjël

Nënat e djemve të vegjël duhen pasur kujdes ne higjienën e tyre në një mënyrë pak më ndryshe. Ndërrimi i pelenës pas çdo shujte, madje edhe më shpesh, është ritual ditor për secilin të posalindur.

Pastroni foshnjen me kujdes

Gjatë secilit ndërrim të pelenës, është e rëndësishme ti pastroni bythën mirë (ujë me sapun apo peceta të lagura) dhe ti largoni edhe gjurmën më të vogël të papastërtisë, njejtë veproni edhe me testiset dhe penisin.

E rëndësishme! Lafsha e penisit (lëkura në maje të penisit) pastrohet me një gazë sterile të lagur me ujë, dhe jo me ndonjë vatë sepse mund të ngjitet dhe mund të shkaktojë pezmatim. Në rastet e pezmatimit, lafsha është e fryrë dhe e skuqur. Shkaktarët e pezmatimit janë të shumtë: copat e ngjitura të vatës, mbetjet e papastërtive, infeksionet urinare…

Ky problem është relativisht i shpeshtë dhe jo i rrezikshëm. Shërohet lokalisht disa ditë, me anë të një prodhimi antiseptik.

Pastrojini bythët mirë

Bytha e foshnjes pastrohet me peshqir duke thithur ujin gjersa të mos mbetet asnjë gjurmë. Kjo është e rëndësishme sepse në këtë mënyrë shmanget pezmatimi i lëkurës në testise.

Mos e teproni me kremëra

Nëse kujdeseni për higjienën në mënyrë të rreptë, përdorimi i kremërave pas secilit ndërrim nuk është i nevojshëm. Në anën tjetër, në raste të irritimit, me kremë lyeni vetëm bythën dhe pjesën nën penis, por jo edhe nën testise sepse pikërisht kjo mund të shkaktojë irritim.

E rëndësishme! Kur hiqni pelenën dhe pastroni bythën e foshnjes me ujë, kontakti me ajrin e freskët shpesh bën që të urinojë foshnja. Për këtë mbani në dorë ndonjë pecetë, sepse djemtë e vegjël dijnë të spërkasin gjithandej!

Mbroni kërthizën

Kur urinojnë djemtë, këtë zakonisht e bëjnë “lartë”. Keni kujdes kur i vendosni pelenën mos e mbuloni me të edhe kërthizën. Në këtë mënyrë, kërthiza do të jetë e mbrojtur nga lagështia dhe nga rreziku i infeksioneve që shkaktohen nga lagështia e mbrendësisë së pelenave.

Këto masa mbrojtëse specifike të higjienës duhen praktikuar gjatë kohës kur djali vogël mban pelena, dhe kjo me gjasë zgjat gjer në moshën dy vjeçare.

/komuniteti