Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kur mund të fillojë ta përdor sapunin e zakontë në foshnjën time?

Përdorimi i sapunit në foshnjen tuaj

Preparati për foshnja 'Baby Wash' është preparati me i sigurtë për ta larë foshnjën tuaj në 12 muajt e para. Prodhimet që përkujdesen për lëkurë ('Skincare Products') të formuluara për foshnja janë jo toksike dhe nuk përmbajnë ngjyra, dezodorante, apo alkohole, siç përmbajnë produktet për të rritur.

Disa përbërës të ashpër mund të jenë irritues për lëkurën e foshnjeve (duke shkaktuar puçra me ngjyrë të kuqe pas larjes), pastaj foshnjat nuk kanë nevojë për efektet e forta të shkumës të cilat i kanë sapunët për të rritur.

Sapuni i zakontë është i prodhuar që të eliminojë kundërmimin dhe yndyrat e trupit që e shkaktojnë atë dhe foshnjat s’kanë ndonjë problem me këtë gjë. Në të vërtetë nuk keni nevojë që fare të përdorni sapun apo preparat dezinfektues, përveq pastrimit të vitheve dhe palëve të lëkurës të këmbëve dhe krahëve (mbrapa, përfundi gjurit si dhe nën sqetull). (Njëherë si ti’a filloje të hajë ushqim më të fortë do të keni dhe vende tjera për të pastruar si është p.sh. goja dhe nofulla).

Deri sa foshnja juaj ti mbush 1 vjet përmbajuni produkteve të cilat janë dizajnuar për foshnje, ose përdorni sapun shumë të butë (ndonjë lloj që nuk bën shkumë të tepruar) dhe atë vetëm në pjesët e trupit që me të vërtetë kanë nevoje për këtë gjë. Poashtu mbani në mend që ta lani foshnjën tuaj vetëm 2 apo 3 herë në javë vitin e parë të saj. Larjet e shpeshta mund ta thajnë lëkurën e foshnjës tuaj, posaçërisht gjatë stinës së dimrit. Të bërit qull në vaskën plot me shkumë mund të çojë gjer të kallja e kanaleve urinore, posaçërisht tek vajzat.

Në qoft se foshnja juaj ka eczema (simptomet janë të skuqurit, qërimi i lëkurës, njollat të thara të lëkurës, posaçërisht në fytyrë dhe në vendet ku lidhen brylat dhe gjunjët) kërkoni nga mjeku që të ju përshkruaj ndonjë ilaç dhe që të ju caktoj regjimin e larjes dhe përkujdesjes ndaj lëkurës. Foshnjat me eczema mund të jenë posaçërisht të ndjeshëm ndaj losioneve dhe sapunëve për të rritur.

 

/komuniteti