Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Në Kroaci është bërë një testim i madh i pelenave dhe është zbuluar se cilat absorbojnë më së miri

Portali kroat24 sata.hr ka publikuar lajmin për testimin e pelenave që shiten në tregun e tyre, ua prezantojmë rezultatet nga hulumtimi.

Në tregun kroat shiten dhjetëra lloje të pelenave për përdorim të njëfishtë me çmim prej 30 deri 100 kuna për paketim (prej 4 deri në 13.5 Eur), në varësi prej numrit të pelenave në paketim, ndërsa shtëpia botuese kroate „24 sata“ realizoi një test interesant të dorës së parë për të përcaktuar se cilat prej pelenave janë më të sigurta.

Me testimin u përfshinë 10 marka tregtare të pelenave, prej të cilave numri më i madh prodhohen në Bashkimin Evropian.

Në konkurrencë të adutëve të prodhuesve dhe distributorëve botërorë, siç janë Pampersi, Interspari, Muller, dm, Kaufland, Lidl, Baby Love dhe të tjera, rezultatet më të mira gjatë testimit i kanë treguar pelenat e prodhuara në Hercegovinë!

Respektivisht, pelenat Violeta kanë treguar aftësi më të madhe për absorbimin e lëngjeve prej të gjitha pelenave të nënshtruara në testim dhe të vetmet që edhe pas shtatë decilitrave të lëngut të absorbuar, kanë qenë të thata në prekje, ndërsa lëngu nuk ka rrjedhë nga brendia, bile edhe pas shtypjes.

Rezultatet e këtij testi jozyrtar edhe njëherë konfirmojnë se kompania, me seli në Grude, ka cilësinë e duhur për fitimin e tregjeve evropiane dhe botërore.

Të rikujtojmë, sipas raportit të Euromonitor, vitin e kaluar Violeta e kaloi liderin e atëhershëm në tregun e pelenave në BeH, gjigantin botëror Procter & Gamble, duke fituar 49 përqind të tregut në raport me 38 përqind që i ka mbajtur konkurrenti kryesor.

Në prill, me marrëveshjen me Spar-in, hyri në tregun austriak dhe kështu u bë brendi i parë nga këto territore në kategorinë joushqimore në tregun austriak.