Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pastrimi i duarve

Kur duhet mësuar fëmiun ti pastrojë duart?

Pastrimi i duarve është kusht i rëndësishëm për një jetë të shëndetshme

Është shumë e rëndësishme që sa më herët të mësoni fëmiun tuaj që ti pastrojë duart rregullisht sepse ky është një kusht i rëndësishëm për një jetë të shëndetshme. Në periudhën kur ju ia pastroni, shpjegojini se përse e bëni këtë dhe se sa e rëndësishme është kjo për jetë të shëndetshme. Kur fillon të ecë dhe të qëndrojë stabil, atëherë ka ardhur koha që të mësojë ti pastrojë duart vetë.

Kur duhet ti pastrojë fëmiu duart?

Pranë rubinetës vendosni një karrige ndihmëse në të cilën fëmiu mund të qëndrojë ashtu që me duar ta arrijë rubinetën. Përdorni sapun të lëngët në shishe, ndoshta ndonjë me ngjyrë dhe aromë të mirë (apo me karaktere të filmave vizatimor).

Sigurohuni që gjërat e ndryshme sanitare për pastrim të jenë larg kontaktit nga fëmiu, të mbyllura.

Krijoni ndonjë lojë me pastrim të duarve, të cilën mund ta ndani në disa pjesë, duke bërë që fëmiut ti bëhet rutinë pastrimi i duarve.

Shpjegojini se si duhet pastruar duart

Shpjegojini fëmiut tuaj në cilat situata është e domosdoshme larja e duarve.

• Para dhe pas ushqimit

• Pas përfundimit të kopshtit/shkollës

• Pas përdorimit të toaletit

• Pas lojës me kafshë

• Pas kollitjes apo teshtitjes

5 hapa gjer te duart e pastra

Ja disa propozime si të bëni lojë me pastrim të duarve në mënyrë që të mësoni fëmiun tuaj të pastrojë duart në mënyrë të drejtë!

1. Mendoni për ndonjë këngë argëtuese të cilën do ta këndoni së bashku përderisa i pastroni duart. (si psh. pa shikoni duart tona, sa të vogla, sa të njoma!...)

2. Fëmijët shpesh imitojnë prindërit se çfarë bëjnë, prandaj pastroni duart së bashku. Në këtë mënyrë do ti tregoni fëmiut mënyrën e drejtë për të pastruar duart.

3. Lagni duart dhe fërkojini mirë me sapun. Keni kujdes në pjesën e mbrendshme dhe të jashtme të pëllëmbëve, nyjeve dhe hapsirën në mes të gishtave.

4. Pastroni duart me kujdes me ujë të ngrohtë.

5. Mos harroni ta komplimentoni fëmiun se si i ka pastruar duart.

/komuniteti